17-vjeçari shqiptar pl*gosi mësuesen në Gjermani

Plagosja rëndë me thikë e mësues nga nxënësi 17-vjeçar kosovar në Essen ka motive fetare. Autori i dyshuar i krimit kishte qenë dhe më parë nën mbikëqyrjen e policisë.

Ministri i Brendshëm i landit NRW, Herbert Reul, bëri publike disa të dhëna të reja në lidhje me sulmin me thikë të 17-vjeçarit kosovar ndaj një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen.

Sipas tij analiza fillestare e videove të gjetura në pajisjet e sekuestruara të të pandehurit ka ngjallur dyshime se kemi të bëjmë me një krim për motive fetare.

Ministri Reul shtoi më vonë se provat për motivim islamist po shtohen. Sipas burimeve nga organet e rendit 17-vjeçari e ka komentuar krimin e tij në një video. Në atë video ai deklaron se arsyeja për krimin është, se mësuesja kishte fyer Profetin. Po ashtu ai ka thirrur disa herë edhe “Allahu Akbar”.

Sipas informacioneve të mëtejshme të mbledhura nga hetuesit, kosovari 17-vjeçar kishte rënë në sy edhe më parë tek organet e policisë për kërcënime, shkelje të ligjit për armët, dëmtime të rrezikshme trupore dhe posedim të pornografisë me fëmijë.

Për shkak të “anomalive në sjellje” në shkollë organet e rendit kishin përgatitur për të në pranverën e vitit 2023 edhe një raport vëzhgimi dhe vlerësimi. Në këtë raport Policia e Essenit e kishte klasifikuar atë si “individ me potencial rreziku”. Por për shkak se për disa kohë 17-vjeçari nuk kishte rënë më në sy, policia e Essenit e kishte anuluar këtë klasifikim.

Sipas Zyrës së Policisë së Landit, e cila po të rishqyrton vendimet e policisë së Essenit, kosovari 17-vjeçar ka qenë i përfshirë edhe dy incidente të tjera: një kërcënim në vitin 2024 dhe një “dëmtim të ndërsjellë të rrezikshëm trupor” në prill 2025.

Sipas ministrit të Brendshëm të landit NRW pas tentativës për vrasjen e mësueses, në qendër të qytetit të Essenit kishte pasur po atë ditë një tentativë tjetër për vrasje ndaj një burri të pastrehë dhe policia po heton nëse kosovari 17-vjeçar është përgjegjës edhe për këtë krim./DW

Autobusi me targa greke përplas motomjetin, ndërron jetë shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat.Aksidenti ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit kur një autobus me targa greke, i linjës Tiranë-Athinë, përplasi një motomjet.

Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motomjetit, 72-vjeçari Qemal Krasniqi.

Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale foto-albumin e kabinetit të ri qeveritar.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e qeverisë së re për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/share/p/1HxhioyeGE/?mibextid=wwXIfr

Tentoi vr*sjen një shtetasi , Prokuroria Fier dërgon për gjykim dy autoret

Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim procedimin penal për vrasjen e mbetur në tentaivë ndaj shtetasit O.B

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit E.N. dhe K.K., për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ mbetur në tentativë ndaj shtetasit O.B., ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municiionit’ dhe ‘Moskallëzimi i krimit’ parashikuar nga nenet 76-22, 278/1 dhe 300 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr. 904, viti 2023, lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 30.07.2023 në vendin e quajtur Kompleksi “Albes”, i cili ndodhet në lagjen “Sheq i Madh, Fier, ku si pasojë e goditjes me armë zjarri ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi O.B. 

Pas kryerjes së veprime hetimore të plota u provua se, më datë 30.07.2023, rreth orës 04.00, viktima O.B ka qenë ulur në lokalin e kompleksit “Albes” në shoqërinë e personave të tjerë dhe aty janë afruar me automjetin Audi A8 me ngjyrë të zezë edhe të pandehurit E.N dhe K.K, ku ndërmjet tyre ka pasur një debat banal dhe më pas të pandehurit E.N dhe K.K janë larguar me automjetin e tyre. 

Më pas, rreth orës 05.30, rezulton se të pandehurit janë kthyer sërish në lokalin e kompleksit “Albes” dhe janë konfliktuar me fjalë me viktimën, dhe pasi i pandehuri E.N është futur në automjetin e tij, nga brenda automjetit të tij ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit O.B, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Në automjetin e shtetasit E.N ka qenë si pasagjer shtetasi K.K. Pas ndodhjes së ngjarjes të dy personat janë larguar.

Në kuadër të procedimit penal është njoftuar akuza dhe është marrë si i pandehur shtetasi E.N për veprën penale të parashikuar nga neni 76-22 dhe 278/1 dhe shtetasi K.K për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i K.Penal. 

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Berisha reagon pas prezantimit të qeverisë: “Rama promovon teorinë e pushtetit të vazhdueshëm”

Pak pas prezantimit të kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me një reagim të fortë publik. Ai e akuzoi Ramën se po përpiqet të mbështesë një “teori të pushtetit permanent”, duke përdorur opozitën si një element dekorativ për të legjitimuar qëndrimin e tij në pushtet deri në vitin 2050.

“Edi Rama nxori sot teorinë e pushtetit të vazhdueshëm, të pushtetit permanent, praninë tonë e shfrytëzon si stoli,” u shpreh Berisha, duke iu drejtuar deputetëve dhe demokratëve.

Lideri i opozitës e cilësoi hyrjen e PD-së në parlament si një vendim “jo të lavdishëm”, duke theksuar se shumë anëtarë dhe mbështetës të partisë kanë shfaqur pakënaqësi për këtë hap. Ai kërkoi hapje më të gjerë ndaj demokratëve dhe anëtarësisë së partisë.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha sulmoi ashpër përbërjen e Kuvendit, të cilin e quajti “narko-parlament”, duke akuzuar se aty janë përfaqësuar grupe kriminale dhe individë të lidhur me korrupsionin dhe skandalet kriminale

Rama prezanton qeverinë e re (Lista me emrat)

Kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit të ri qeveritar, nga punimet e Asamblesë Kombëtare.

LISTA: 

NIKO PELESHI, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
KLODIANA SPAHIU, Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë
TAULANT BALLA, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS
BELINDA BALLUKU, Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
ALBANA KOÇIU, Ministër i Punëve të Brendshme
ELISA SPIROPALI, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
PETRIT MALAJ, Ministër i Financave
BLENDI GONXHJA, Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit
SOFIAN JAUPAJ, Ministër i Mjedisit
MIRELA KUMBARO, Ministër i Arsimit
EVIS SALA, Ministër i Shëndetësisë
DELINA IBRAHIMAJ, Ministër i Ekonomise dhe Inovacionin
BESFORT LAMALLARI, Ministër i Drejtësisë
PIRRO VENGU, Ministër i Mbrojtjes
ANDIS SALLA, Ministër i Bujqësisë
MAJLINDA DHUKA, Ministër i Shtetit dhe Kryenegociatore me BE
ERVIN DEMO, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
TONI GOGU, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Rama zgjedh Albana Koçiun si ministre të Punëve të Brendshme

Gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e qeverisë së re për mandatin e katërt në krye të vendit.

Rama u shpreh se detyrën e ministres së brendshme do ta kryejë një grua për herë të parë në historinë e Shqipërisë.

Ai konfirmoi emrin e Albana Koçiut.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rizgjedhjen e Belinda Ballukut si zv/ kryeministre dhe në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rizgjedhjen e Belinda Ballukut si zv/ kryeministre dhe në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, duke e vlerësuar eksperiencën dhe angazhimin e saj në projekte strategjike për vendin.

Rizgjedhja u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ku Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Balluku, që ka drejtuar ministrinë edhe në legjislaturën e kaluar, do të vazhdojë të mbikëqyrë projektet infrastrukturore dhe energjitike, duke përfshirë rrugët kombëtare, investimet në energji dhe zhvillimet e qëndrueshme për vendin.

Me këtë rizgjedhje, Rama synon të ruajë stabilitetin dhe përvojën e ekipit qeverisës në sektorët kyç të zhvillimit, në kuadër të programit qeverisës “Shqipëria 2030 në BE”.