Policia e Fierit referon disa raste në Prokurori

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. Y., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 48 vjeç;
-A. Z., 63 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 43 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të mëtejshëm, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, dyshohet se si pasojë e infarktit, ka humbur jetën, në automjetin e tij, shtetasi B. D., 59 vjeç, banues në Lushnjë.

Mbrëmjen e djeshme, te rrethrrotullimi i Levanit, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti që drejtonte shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Fier. Si pasojë, është dëmtuar 21-vjeçari, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Çelja e 4 grupkapitujve të tjerë, Marta Kos: Ne mbështesim vizionin e kryeministrit Rama, keni përkrahjen tonë për mbylljen e negociatave brenda 2027

Shqipëria hap sot 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, të cilët u shtohen 24 kapitujve që janë hapur në 11 muaj.Në një deklaratë për mediat në Bruksel, komisionerja e BE për zgjerim Marta Kos u shpreh se Shqipëria ka bërë një punë mjaft të mirë dhe ka ecur me hapa mbresëlënëse në çeljen e kapitujve, duke e inkurajuar që të vijojë me këtë ritëm.

Ajo tha se BE mbështet vizionin e Edi Ramës që Shqipëria të mbylle procesin e negociatave brenda vitit 2027.Sfidat më të mëdha janë që nuk është e lehtë të çelesh kapituj. Jemi të sigurt që jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të japë rezultate në reforma që të jetë në gjendje të mbyllë kapitujt, dhe këtë po e bëjmë ne ekip.

Vizoni i kryeministrit tuaj dhe grupit këtu është të mbyllen negociata në 2027 dhe ka mbështetjen tonë për këtë”, u shpreh Kos.

Rama me Marta Kos-in në Bruksel: Ritëm rekord i negociatave me BE-në

Shqipëria hap sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Me ftesë të Presidencës daneze të BE-së, në Bruksel mbahet sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm foto me Komisioneren për Zgjerimin e BE, Marta Kos në Bruksel, teksa shpreh padurimin për për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord.

Shqipëria hedh kështu një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE, pasi këta 4 kapituj u shtohen 24 kapitujve të negociatave për anëtarësim, që janë hapur në vetëm 11 muaj.

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE i kushtohet grupkapitullit IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, i cili përmban fusha me rëndësi të posaçme për ekonominë dhe biznesin.

Kapitujt përfshijnë: politikat e transportit (Kapitulli 14), energjia (Kapitulli 15), rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), mjedisi dhe klima (Kapitulli 27)”, të cilat prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 pasuar nga mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së në orën 10:00.

Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama.

Shqipëria ka çelur deri më tani 4 nga 6 grupkapituj, të ashtuquajturin “Themeloret”, “Marrëdhëniet me Jashtë”, “Tregun e Brendshëm” si dhe “Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse”.

Sot në Kuvend pr/ligjin për gjininë. Nuk ka ndarje të prerë, burrë dhe grua

Projektligji i ri për ‘Barazinë Gjinore’, i dorëzuar këto ditë në parlament, ka ndryshuar ndjeshëm nga drafti fillestar, duke zëvendësuar konceptin tradicional të burrit dhe gruas me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë. Kjo është tentativa e dytë e kryeministrit Ramës për të futur këtë ligj në Kuvenmd.

Herën e parë, projektligji u rrëzua nga Gjykata Administrative, duke hedhur poshtë vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kundër Pastorit Akil Pano.

Vendimi lidhet me iniciativën e komunitetit LGBTQ që kërkonte zëvendësimin e prindërve me termin ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’. Sipas tekstit të ri të depozituar fshehurazi në Kuvend, ‘gjini’ përfshin identitete të tjera përtej binaritetit burrë-grua, duke u lidhur me barazinë dhe mosdiskriminimin për identitetin dhe shprehjen gjinore. Drafti fillestar, Neni 4, i publikuar për konsultim në mars, e kishte qartë: Gra dhe burra, në kuptim të këtij ligji, nënkupton edhe vajza dhe djem.

‘Gra dhe burra’, duke përfshirë vajzat dhe djemtë. Por gjatë konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi zgjerimin e përkufizimit për të përfshirë identitete të tjera gjinore, kërkesë që u pranua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ky ndryshim nuk është thjesht një çështje gjuhësore: futja e termave ‘gjithëpërfshirëse’ dhe ‘shprehje gjinore’ i jep status juridik identiteteve të reja, pa dhënë një listë të qartë të tyre. Në debatet ndërkombëtare, studiues flasin për më shumë se 70 identitete të mundshme, duke vështirësuar zbatimin praktik të ligjit.

Projektligji parashikon gjithashtu kuota të detyrueshme për përfaqësimin gjinor në pozitat drejtuese, nga 30% deri në 50%, jo vetëm në sektorin publik por edhe në privat. Objekti i zbatimit përfshin të gjitha institucionet vendimmarrëse dhe administratën publike.

Kritikët konservatorë ngrejnë shqetësimin më të madh: si do të zbatohet kuota kur numri i gjinive nuk është më vetëm dy? Me dy gjini, gjithçka është e qartë: 30% gra dhe pjesa tjetër burra, ose 50% me 50%. Por nëse njihen katër identitete, secila me 30% kuotë, totali arrin 120%, një gjë e pamundur për t’u zbatuar në praktikë.

Merr flak “Benzi” në Levan/ shpëton shoferi

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Levan. Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi, sapo ka vënë re zjarrin, ka ndaluar dhe ka dalë menjëherë. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Përplasen 2 makina ne Fier-Patos,një prej tyre përfundon në kanalin anësor

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”. Dy automjete, një Renault dhe një Volkswagen, u përplasën me njëra-tjetrën, duke bërë që Renault-i të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanalin anësor.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit që doli nga rruga ka shpëtuar pa lëndime serioze. Përveç dëmeve të mëdha materiale, nuk raportohet për viktima apo plagosje të rënda.

Në vendngjarje ndërhyri edhe një mjet zjarrfikës për nxjerrjen e automjetit dhe për të siguruar zonën për qarkullimin e automjeteve të tjera.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Njoftimi:

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,
Presidenti Begaj dekretoi:
1. Emërimin e Këshillit të Ministrave;
2. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
3. Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
4. Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
5. Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
6. Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
7. Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
8. Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
9. Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
10. Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
11. Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
12. Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
13. Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
14. Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
15. Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
16. Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
17. Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

I dënuari me burgim të përjetshëm, Aldo Bare, kërkon ulje dënimi në Gjykatën e Lartë

Aldo Bare, ish-kreu i bandës së Lushnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe krime të tjera të rënda, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit me 45 ditë. Kërkesa bazohet në dispozitat ligjore që parashikojnë reduktim të dënimit për të burgosurit që kanë përmbushur detyrime të veçanta ose kanë pasur sjellje të mirë gjatë vuajtjes së tij.

Gjykata pritet të shqyrtojë nëse kërkesa do të pranohet apo do të rrëzohet.