Fier/ Arrestohen dy drejtues pas aksidentit me një viktimë në Vajkan

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja M. K., 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. E., 20 vjeç dhe M. Dh., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 38 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 29 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 35 vjeç, dhe i ka dëmtuar derën e banesës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

KLP u le afat 2 javë kandidatëve te SPAK të paraqesin platformat e drejtimit

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në lidhje me garën për kreun e ri të SPAK. 

Kreut aktual të Prokurorisë së Përgjithshme, Altin Dumani i mbaron afati më 18 dhjetor, ndërkohë gazetarja Klodiana Lala raporton se KLP ka lënë një afat 2 javor për kandidatët që të paraqesin interesin e tyre. 

Mësohet se kandidatët do të duhet të paraqesin platformat e tyre në lidhje me mënyrën se si do ta drejtojnë SPAK-un.

Rama në takim me Rutte: Do ndërtojmë portin e ri ushtarak në Porto Romano.

Kryeministri Edi Rama është takuar me shefin e NATO-s, Mark Rutte, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Rama njoftoi ndërtimin e një porti të ri ushtarak në Porto Romano, në kuadër të ‘rilindjes së industrisë shqiptare’.

Ai theksoi gatishmërinë për të bërë gjithmonë më të mirën në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Edi Rama: Është afërmendsh që është kënaqësi, që ka gjithmonë për të mësuar prej jush. Duam të bëjmë më shumë. Po rinisim rilindjen e industrisë sonë, jemi të prirur të diskutojmë me ju portin e ri ushtarak në Shqipëri, në Porto Romano.Unë besoj se ju jeni njësh, keni energji në mëngjes dhe jeni këtu. Shpresojmë që të bëjmë gjithmonë më të mirën.

Hapet sot gara për kreun e ri të SPAK

Ditën e sotme hapet gara për kreun e ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit përfundon.

Mësohet se mbledhja do të mbahet sot në orën 10:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;

2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;

3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;

4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;

5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.

Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Kështu, kandidatë potencialë për këtë post janë prokurorët Adnan Xholi, Vladimir Mara, Arben Kraja, si dhe prokurorja Anita Jella.

Arrestohet Shef i Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjes 

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka organizuar dhe realizuar operacionin që çoi në lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

“Çmendet” polici në Berat, nxjerr a*mën e shërbimit dhe k*rcënon kolegun e tij 

Një ngjarje jo etike dhe aspak profesionale, që ul imazhin e Policisë së Shtetit, ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Beratit, ku si pasojë e një debate të fortë mes dy agjentëve të Operacionales, njëri prej tyre mësohet të ketë nxjerë armën dhe ka kanosur kolegun.

“…Të mbush barkun me plumba…” – Këto kanë qenë fjalët që Muhamet Lana ju drejtua kolegut të tij polic, Partizan Lumi, i cili më parë ka shërbyer si agjent operacional pranë Drejtorisë së Qarkut Berat, por së fundi është transferuar polic Rendi në Komisariatin e Poliçanit.Mësohet se shkak i konfliktit është bërë transferimi i agjentit Partizan Lumi nga Operacionalja e Drejtorisë së Beratit drejt komisariatit të Policisë Poliçan.

Ky largim i Lumit, ka afruar Muhamet Lanën në operacionalen e Beratit, i cili mësohet të jetë mik i ngushtë i zv/drejtorit të hetimit të krimeve në Drejtorinë e Beratit, Shkëlqim Xhezairaj.

Konflikti mes dy policëve të mësipërm, ka ndodhur përballë Drejtorisë së Policisë Berat, duke bërë që situata konfliktuale të përfundojë në dyert e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi Partizan Lumi, ka paraqitur një kallëzim penal dhe rasti tashmë është në verifikim e sipër.Për këtë situatë të ndodhur ditën e djeshme është njoftuar dhe prokurori i gatshëm i Beratit, i cili pritet që në ditët në vijim të njihet me materialin referues që do përcjellin oficerët e AMP-së në prokurori.

Ish-kryebashkiaku pritet të rikthehet në qeli, ja sa ditë burg i mbeten për të shlyer

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot, më 16 shtator 2025, vendimin përfundimtar për ankimin e të pandehurve Vangjush Dako dhe Adrian Bulku, duke lënë në fuqi dënimet e dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Në rastin e Vangjush Dakos, ai ka ende një pjesë të dënimit për të shlyer, e cila është në proces llogaritjeje për t’u ekzekutuar, duke e rikthyer atë në burg. Dako ka shërbyer tashmë 6 muaj në paraburgim dhe 13 muaj arrest shtëpie.

Avokati i Dakos është shprehur se dënimi i klientit të tij mbaron në 27 shtator.

Duke marrë në konsideratë këtë përllogaritje, ish-kryebashkiakut të Durrësit, i mebten edhe 11 ditë për të vuajtur në qeli.

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosi të mos pranonte ankimin e të pandehurve dhe të konfirmonte dënimet e mëparshme.

Perplasen 2 makina ne Fier, humb jeten nje pasagjere 60 vjecare

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.