Përplasen 2 makina ne FIER-CAKRAN, 3 të plagosur transportohen në spitalin e Fierit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Cakran”.

Dy automjete tip “ Ford” dhe “ Volkswagen” , janë përplasur me njëri- tjetrin dhe si pasoje e goditjes së fortë tre pasagjerẽ kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier , ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti .

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Fox news: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen për marrëveshjen e armëpushimit Iran-Izrael

Një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, pasi ai ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit.

Lajmi është publikuar nga vetë presidenti i SHBA, Donald Trump në Truth Social.

Trumpi

Përfaqësuesi Buddy Carter, republikan nga Xha., i shkroi Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, duke deklaruar se Trump kishte një “rol të jashtëzakonshëm dhe historik” në përfundimin e “konfliktit të armatosur midis Izraelit dhe Iranit dhe në parandalimin e sponsorizimit më të madh shtetëror të terrorizmit në botë nga sigurimi i armës më vdekjeprurëse në planet”.

Trump deklaroi se “Lufta 12-ditore” po mbaronte vonë të hënën pasdite me një armëpushim që duhej të hynte në fuqi gjatë natës së martë.

Ai përfundon pak më shumë se një javë pasi Izraeli nisi për herë të parë një sulm parandalues ​​kundër Iranit, duke argumentuar se Teherani ishte rrezikshëm afër pajisjes me një armë bërthamore.

Të dy vendet më pas shkëmbyen zjarr me raketa gjatë ditëve në vijim, dhe gjatë fundjavës, SHBA-të nisën sulmet e tyre ajrore në tre nga objektet kryesore bërthamore të Iranit.

Irani u përgjigj duke qëlluar me raketa një bazë ajrore amerikane në Katar të hënën, por jo pa njoftuar paraprakisht zyrtarët amerikanë dhe katarë. Nuk u raportuan të lënduar në atë sulm.Ndikimi i Presidentit Trump ishte thelbësor në arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë që shumë e konsideronin të pamundur. Presidenti Trump ndërmori gjithashtu veprime të guximshme dhe vendimtare për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të siguruar që shteti më i madh sponsor i terrorizmit në botë të mbetet i paaftë për të siguruar një armë bërthamore”, shkroi Carter në letrën e tij.

Ai tha se lidershipi i Trump gjatë krizës “shëmbullon pikërisht idealet që Çmimi Nobel për Paqen kërkon të njohë: ndjekjen e paqes, parandalimin e luftës dhe avancimin e harmonisë ndërkombëtare. Në një rajon të pllakosur nga armiqësia historike dhe paqëndrueshmëria politike, një përparim i tillë kërkon si guxim ashtu edhe qartësi”.

Trump telefonon Netanyahun: Izraeli s’do të s*lmojë Iranin!

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se të gjithë aeroplanët izraelitë që shkojnë në Iran “do të kthehen në shtëpi” dhe se armëpushimi “është në fuqi”.

Kjo vjen ndërsa presidenti u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ishte “shumë i pakënaqur” si me Izraelin ashtu edhe me Iranin pas pretendimeve të shumta për shkelje të armëpushimit këtë mëngjes.

Mediat izraelite raportuan më pas se Trump po fliste me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Trump: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se të dyja palët si Izraeli ashtu edhe Irani, kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme.

Duke folur për gazetarët para nisjes për në samitin e NATO-s në Hagë, Trump u shpreh se nuk është i kënaqur me asnjërën palë, por theksoi: “Jam veçanërisht i pakënaqur me Izraelin.”

Ai shtoi gjithashtu se kapacitetet bërthamore të Iranit “janë eliminuar plotësisht” dhe u shpreh i bindur se Teherani nuk do të mund ta rindërtojë më programin e tij bërthamor

Makina perplaset me motorin , humb jeten 15 vjecari

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar,  ka marr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.

Myzyri do të paraqet në SPAK të hënën më 30 qershor bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur. Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim.

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Në kuadër të hetimit, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.
Njëherazi SPAK po heton edhe zyrtarë të Komisionit të Prokurorimit Publik lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Superjahti i miliarderit të njohur ankorohet në portin shqiptar

Në kalaten nr. 5 të portit të Durrësit, mëngjesin e kësaj të marte është ankoruar jahti gjigand “Andromeda”, në pronësi të miliarderit ruso-izraelit Yuri Borisovich (Bentsionovich) Milner.

Jahti do të furnizohet me 250 000 litra karburant, i cili është pothuajse falas falë politikave të Ramës, dhe me pas do të nisë lundrimin drejt destinacionit të radhës portit të Dubrovnikut, Kroaci.Siç dihet, jahtet e tilla ndalojnë në Shqipëri pasi furnizohen me naftë 50 lekë litri, pa akcizë, ndërkohë që shqiptarët me rroga minimale e paguajnë me 180 lekë litrin.Vlera e jahtit Andromeda arrin në 250 milionë dollarë, ku vetëm kostoja vjetore e mirëmbajtjes është rreth 25 milionë dollarë.

Miliarderi Juri Borisovich, pronar i këtij superjahti është i njohur si bashkëthemelues në disa kompani globale interneti, ndërsa aktualisht është investitor në sipërmarrjet gjigande si Facebook, Twitter, Alibaba, Spotify etj.

Blegtoria ne renie, në 10 vite tkurret me 37%, qarqet me rënien më të madhe

Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgimisë rurale dhe të kulinarisë tradicionale për shkak të rënies së shpejtë të numrit të lopëve të qumështit.Të dhënat zyrtare të INSTAT për numrin e lopëve të qumështit në Shqipëri gjatë viteve 2014–2024 tregojnë një rënie dramatike në të gjitha qarqet e vendit me mbi 35%.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria po përjeton një nga nivelet më të larta të emigrimit në Europë, veçanërisht në zonat rurale dhe malore. Këto dy fenomene nuk janë të shkëputura përkundrazi, ato janë drejtpërdrejt të ndërlidhura.

Fieri është dhe mbetet qarku me numrin më të madh të lopëve të qumështit, megjithëse rënia është e konsiderueshme, nga mbi 50 mijë krerë në 2014 në rreth 34,800 në 2024. Në krahasim me 2023 numri i lopëve në këtë qark u rrit me 0.5% për shkak të investimeve më të mëdha në ferma.

Në Elbasan, rënia është dramatike, më shumë se 59% në një dekadë. Dikur ndër qarqet me aktivitet të lartë blegtoral, tani ka humbur thuajse dy të tretat e tufës së lopëve të qumështit. Në 2024 numri i lopëve të qumështit ra me mbi 6,5 % në krahasim me 2023. Kjo lidhet drejtpërdrejt me largimin masiv të banorëve nga zonat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Belshit drejt emigracionit ose qendrave urbane.

Edhe Berati ka përjetuar një rënie të ndjeshme, me përgjysmim të numrit të lopëve. Humbja e popullsisë në fshatrat e Skraparit, Poliçanit dhe Kuçovës ka çuar në tkurrjen e bujqësisë familjare. Vetëm me 2024 rënia e vjetore e lopëve të qumështit ishte 18 për qind më e larta në shkallë vendi. Blegtoria në këtë qark është kthyer në një aktivitet simbolik, pa potencial zhvillimi. Nga 2024-2024 rënie ishte 40%, teksa ndryshimi vjetor me 2024 ishte 7.4%

Një tjetër qark me rënie të theksuar është Gjirokastra. Shumë fshatra në Dropull, Libohovë janë boshatisur. Rënia e numrit të lopëve është indikator i drejtpërdrejtë i shpopullimit: nuk ka më njerëz që të kujdesen për blegtorinë. Megjithatë, disa iniciativa agro-turizmi kanë ruajtur gjurmë të aktivitetit në zonat përreth Tepelenës. Në 2024 lopët e qumështit shënuan rënie vjetore 6%, ndërsa për një dekadë 37%.

Edhe pse me potencial të madh blegtoral, Korça ka humbur më shumë se 11 mijë krerë lopë në një dekadë. Emigrimi i zonave malore si Kolonja dhe Maliqi, por edhe ikja e të rinjve drejt emigracionit, kanë prekur sektorin. Numri i krerëve ra me 15.7 % vetëm me 2024, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%

Në Dibër dhe Kukës, qarqe malore përjetojnë tkurrje të vazhdueshme. Në Dibër, ku bujqësia dhe blegtoria ishin jetike, numri i lopëve ka rënë me rreth një të tretën. Në Kukës, ndikimi është i ngjashëm.

Shkodra ka pasur gjithashtu një rënie të fortë të numrit të lopëve të qumështit. Fshatra si Puka, Fushë-Arrëzi dhe Malësia e Madhe kanë humbur popullsinë aktive që mund të mbante gjallë blegtorinë. Megjithatë, pranë zonave fushore të nën -Shkodrës, ende mbijetojnë disa ferma të mëdha. Numri i krerëve vetëm në 2024 u reduktua me 13 për qind , ndërsa gjatë dekadës me 37%

Lezha është ndër qarqet që kanë ruajtur njëfarë qëndrueshmërie relative në krahasim me të tjerat. Kjo lidhet me zhvillimin e bujqësisë intensive në zonat e ultësirës, por edhe me afërsinë me tregjet e mëdha të Tiranës. Gjithsesi, edhe këtu ka rënie dhe vështirësi për fermerët e vegjël. Në vitin 2024 numri i krerëve mbeti i njëjtë, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%.

Qarku i Durrësit ka përjetuar një rënie të ndjeshme, jo vetëm për shkak të emigrimit rural, por edhe për shkak të presionit të urbanizimit. Ndërtimi i madh dhe transformimi i tokës bujqësore për qëllime ndërtimi ka zhvendosur aktivitetin blegtoral në periferi, duke bërë që numri i lopëve të ulet me më shumë se 40% gjatë dekadës, ndërsa në 2024 u vu re një rritje e lehtë

Edhe në Tiranë, që përfshin zonat rurale të Kamzës, Vaqarrit Petrelës dhe Baldushkut, numri i lopëve është përgjysmuar. Në 2024 rënie ishte 3.5%, ndërsa në 10 vite 43%.Vlora është qarku i vetëm ku rënia është minimale, vetëm 2.8% në dhjetë vite.

Rënia e numrit të lopëve të qumështit është pasqyrim i drejtpërdrejtë i emigrimit të popullsisë rurale, emigracionit, mungesës së politikave bujqësore afatgjata, dhe orientimit gjithnjë e më shumë të Shqipërisë drejt urbanizimit të paqëndrueshëm./ Monitor