Tirana do të mirëpresë Samitin e NATO-s në 2027 – Rama: U vendos unanimisht

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama njoftoi se është vendosur unanimisht se Samiti i NATO-s në 2027 do të mbahet në Tiranë. 

Ky vendim ëshë marrë në Hagë, aty ku janë mbledhur liderët e vendeve anëtare të Aleancës. 

Liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në një klimë të trazuar luftash për shkak të situatës në lindjen e mesme, ndërsa kryefjala e këtij takimi ishte kërkesa e Uashingtonit për të rritur buxhetet e mbrojtjes në 5% të PBB. 

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, automjeti bie nga ura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj.Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.

Një linjë e re turistike për Shqipërine,108 turiste amerikane ne portin Durres

Kroçera eksploruese “National Geographic Orion” është akostuar për herë të parë në Portin e Durrësit me 108 turistë amerikanë në bord.

Ndërsa e konsideron këtë një linjë të re turistike për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se “Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore”. linjë e re turistike për Shqipërine.

🛳️“National Geographic Orion” akostohet për herë të parë në Portin Durrës me 108 turistë amerikanë🇺🇸🫶🇦🇱

🦅Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore🤝🎒🥾🏖️

Ngjarjet dhe veprat penale ne Fier ne 24 oret e fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Ç., 42 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. 42-vjeçari u kap nga shërbimet e PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. O., 24 vjeç, O. D., 35 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe N. M., 48 vjeçe, pasi nuk kishin kasë fiskale në subjektet që administronin në plazhin e Divjakës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-K. B., banues në fshatin Karbunarë e Madhe, pasi zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturina, ka dëmtuar një sipërfaqe toke;

-S. Ll., banues në fshatin Rrupaj, pasi zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturina, ka dëmtuar veshjen e disa serave në afërsi;

-B. Sh., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. L., 60 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të saj.

Në Komisariatin e Policisë Fier ka kallëzuar shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi K. H., 65 vjeç, është larguar nga banesa që më datë 19.06.2025. Punohet për gjetjen e 65-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Vetëv*ret ne FIER 31 vjecarja, humb jeten ne Spital

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Gjatë natës, dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj, në fshatin Ngjeqar, shtetasja E. A., 31 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Makina perplas dy femije me monopatine

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një taksi ka përplasur dy fëmijë që lëviznin me monopatinë.Për pasojë, të dy fëmijët janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shp*rthim me tr*tol ne një biznes ne Vlore

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën transballkanike, e vendosur në një godinë biznesi që jepte motorë me qira.Tritoli i është vendosur një biznesi që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.

Në ato momente, biznesi ka qenë i mbyllur. Ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

AKU bllokon pluhurin për ëmbëlsira me pigment toksik, 1200 kg i importuar, 835 kg është konsumuar

Sasia totale e këtij produkti të importuar në Shqipëri është 1200 kg.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar produktin “Red Forest Fruit Cake”, i cili është një pëluhur që përdoret për ëmbëlsira në vendin tonë pas një njoftimi të ardhur nga sistemi europian i alarmit për ushqimin RASFF.  Sasia totale e këtij produkti të importuar në Shqipëri është 1200 kg.

RASFF sinjalizoi se në vendin tonë është futur pluhur frutash me origjinë nga Turqia, brenda të cilit ndodhet pigmenti i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Sipas njoftimit zyrtar të AKU, bëhet fjalë për pigmentin “e kuqe reaktive 141”, një substancë e paautorizuar për përdorim në ushqime dhe me rrezik potencial serioz për shëndetin, e identifikuar fillimisht nga autoritetet greke.

Inspektorët e AKU kanë arritur të bllokojnë 365 kg, ndërsa 835 kg e produktit që përbën risk me ndikim serioz në shëndetin e njeriut rezulton të jetë shitur dhe konsumuar.

‘Njoftim për konsumatorin nga RASFF. Në vijim të njoftimit të kategorisë njoftim informues për ndjekje nga sistemi RASFF ku pas kontrolleve të kryera nga Greqia, është konstatuar “Pigment i paautorizuar (e kuqe reaktive 141) në pluhur frutash, me origjinë nga Turqia”, duke përbërë risk me ndikim potencial serioz për shëndetin e njeriut, ju informojmë si vijon: AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmësisë, ka bllokuar sasinë e gjetur në subjekte të produktit Red Forest Fruit Cake me destinacion asgjësimin’, thuhet në njoftimin e AKU.

Pigment i paautorizuar i konstatuar te ky produkt (e kuqe reaktive 141) është një bojë sintetike që përdoret kryesisht për ngjyrosjen e tekstileve, veçanërisht pambukut dhe fibrave natyrale. Ky pigment është rreptësisht i ndaluar të përdoret në ushqime dhe produkte kozmetike