AKU: Pjeshkët dhe rrushi i importuar nga Greqia rezultojnë me pesticide

Njoftim i AKU për konsumatorin

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: fruta – perime

Emri i produktit: pjeshkë

Vendi i origjinës: Greqi

Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.

AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.

Berisha publikon foton e Vangjush Dakos në burg: Trajtim special në qeli

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, e cila siç pretendon ai, është bërë në qelinë e burgut ku po vuan dënimin e mbetur.

Në pamjet Dako duket i shtrirë në krevat dhe në dorë mban një telefon celular.

Berisha shkruan gjithashtu se Vangjush Dako ndodhet në qeli në shoqërinë e një personi të quajtur Ron Shqopa të cilin Berisha e akuzon si trafikant droge.

Pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako la ambientet e Spitalit të Durrësit në 21 shtator dhe u dërgua në qelinë e burgut ku i mbetën për të kryer dhe 6 ditë nga dënimi.Apeli i GJKKO-së më 16 shtator e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg. Në bazë të përllogaritjes së kohës së paraburgimit së bashku me atë të arrestit shtëpiak, Dako duhet të kryente dhe 10 ditë burg, 4 nga të cilat i kaloi në spital.

Postimi i Berishës
Trajtim special!
Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!

Berisha Per Dakon

Fier, 38-vjeçarja largohet nga banesa, fëmijët mbeten vetëm

Një 38-vjeçare është larguar nga banesa në Fier, duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur. Ish-bashkëshorti i saj ka bërë kallëzimin në polici, duke njoftuar se gruaja nuk është kthyer në shtëpi dhe ka lënë fëmijët vetëm.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasen V. H., 38 vjeçe, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti, se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Punohet intensivisht për kapjen e 38-vjeçares”, njofton policia.

Ndërkohë edhe një 44-vjeçare me iniciale E. P., ka denoncuar në polici largimin nga banesa të vajzës së saj 15-vjeçare.

Dje, kallëzoi shtetasja E. P., 44 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ironia e deputetit të PD, sjell burrin e “Diellës” në Kuvend: Do i kërkojmë dorën Ramës

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare në Kuvend.

Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një tru kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.

Korreshi kishte sjellë edhe një “dhuratë” për të kërkuar “dorën” e ministres së veçantë të kabinetit “Rama4”.

“Është bashkëshorti i Diellës. Emrin e ka Diell, Dell për Diell. Meqë ka 15 vite që nuk funksionon ta provojmë me Diellën një herë. Kam ardhur me pajë me vete që të kërkojmë dorën e Diellës Është bllok bateria që Diella të mos vijë vërdallë kot por ta ketë me vete”, tha ai.

Fier-Perplasi me makine nje femije 8 vjec, ndiqet penalisht shoferja

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasen V. H., 38 vjeçe, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti, se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Punohet për kapjen e 38-vjeçares.

Dje, kallëzoi shtetasja E. P., 44 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Shmanget sulmi në selinë e OKB, shërbimet sekrete goditën rrjetin që do paralizonte telekomunikacionin në New York

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara çmontoi një rrjet të sofistikuar pajisjesh telekomunikacioni, i cili mund të kishte ndikuar seriozisht në sistemet celulare në qytetin e New York, gjatë kohës kur liderët botërorë ishin mbledhur për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportimit të BBC, agjencia zbuloi mbi 300 serverë SIM dhe rreth 100,000 karta SIM, të cilat dyshohet se mund të ishin përdorur për qëllime keqdashëse në fushën e telekomunikacionit.Agjenti special Matt McCool (mat mekull) deklaroi se “rrjeti kishte kapacitetin të nxirrte jashtë funksioni kullat celulare dhe potencialisht të paralizonte rrjetin telefonik të të gjithë qytetit të New Yorkut.”Pajisjet u zbuluan brenda një rrezeje prej 56 kilometrash nga selia e OKB-së, dhe hetimet paraprake treguan se pas këtij operacioni qëndronin individë dhe entitete të lidhura me shtete të huaja, të njohura nga autoritetet federale.

Veprimet e rrjetit përfshinin dërgimin e mesazheve të koduara drejt grupeve kriminale dhe organizatave terroriste. Zyrtarët bënë të ditur se teknologjia kishte aftësinë të dërgonte deri në 30 milionë mesazhe në minutë, të ndërpriste sinjalet celulare dhe të pengonte linjat e emergjencës. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 80 gram kokainë, armë pa leje dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.

Rama paralajmëron: “Blini tani apartamente dhe prona, pas anëtarësimit në BE çmimet do dyfishohen”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çmimet e pronave në Shqipëri do të dyfishohet, pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.Gjatë fjalës në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” Rama  i ftoi që të investojnë dhe të blejnë toka e apartamente në Shqipëri, pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë.Ndërkohë, Rama pati dhe një thirrje për ndërkombëtarët, të cilëve u tha se duhet të inkurajojnë pensionistët nga vendet e tyre që të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri.

Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë. Na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Vetë investuesit mund të bëjnë më shumë në këtë fushë. Ju mund të na ndihmoni që të ndihmojmë vetë strukturat qeveritare dhe ato vendore që të jenë edhe personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri. Mendoj që do të ndodhë kjo gjë.

Edhe sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Sherr me gë*shërë brenda spitalit/ Zbardhet dëshmia e infermierit të pl*gosur

Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur sot nga kolegu i tij. E gjithë ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi. Ne dëshminë e Mikel Osmanit, i cili rrëfeu para oficerëve të policisë , mesohet se sherri nisi për motive banale. 

“Ne kemi bërë një debat verbal për motive banale”, mësohet të jetë shprehur ai. Sakaq, Policia dyshon se dy kolegët janë zënë për një pacient. Ndërkohë autori është identifikuar si Dashamir Çajka me detyrë mjek radiolog, i cili rezulton dhe president i ekipit të peshengritjes së Kamzës. 

Ky i fundit është shpallur në kërkim, pasi menjëherë pas ngjarjes është arratisur. Mësohet se Çajka ka pasur më herët edhe një debat të ashpër me Presidentin e Peshëngritjes, Elez Gjozaj.