Kontrolle nga Komani në Ksamil, bllokohen 20 mjete lundruese

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”

Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me:

përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës,

shkeljen e perimetrit të sigurisë,

zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.

8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Ndërkohë, nga Ksamil në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste emergjente, për t’u ardhur në ndihmë 11 shtetasve, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

🚨 Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese:

Mos shkelni perimetrin e sigurisë;

Lundroni vetëm në zonat e lejuara;

Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

përsigurinëepushuesve

zbatorregullatelundrimit

mosshkelperimetrinesigurise

denoncone112cdoshkelje

Vlorë – Fluks i lartë turistësh në port, 1236 pasagjerë mbërrijnë nga Italia në mëngjesin e së dielës

Muaji gusht ka nisur me një ritëm të lartë mbërritjesh turistike në qytetin bregdetar të Vlorës. Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Portin e Vlorës kanë zbarkuar 1236 pasagjerë, të cilët kanë mbërritur me dy tragete nga Brindisi, Itali.

Rritje e ndjeshme e fluksit

Sipas autoriteteve portuale, numri i udhëtarëve ka qenë në rritje të vazhdueshme që prej fundit të korrikut, ndërsa piku i sezonit pritet të regjistrohet në javën e dytë të gushtit, në përputhje me pushimet verore dhe kthimet nga emigracioni.

Masat e marra në Port

Për të përballuar këtë fluks:

  • Janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet kufitare.
  • Janë angazhuar të gjitha sportelet e shërbimit, për të garantuar shpejtësi dhe efikasitet në zbarkim.
  • Stafi portual dhe strukturat mbështetëse janë në gatishmëri të plotë për të siguruar mirëpritje dhe orientim për udhëtarët.

Vlora, destinacion në rritje

Me plazhet e saj të pastra, infrastrukturën në përmirësim dhe ofertat e shumta kulturore e gastronomike, Vlora po konsolidohet si një nga destinacionet më të frekuentuara të rivierës shqiptare.

Apel për qytetarët dhe operatorët turistikë:

Autoritetet ftojnë bizneset dhe strukturat pritëse të jenë të përgatitura për fluksin në rritje, ndërsa qytetarët të bashkëpunojnë për ruajtjen e rendit dhe pastërtisë në qytet gjatë sezonit.

📈 Turizmi në Vlorë po shënon nivele rekord – një sinjal pozitiv për ekonominë lokale dhe imazhin e vendit.

Zona ne Fier-Patos mbulohet nga tymi nga zjarri ne vendgrumbullimin e mbetjeve urbane

Një vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur Portëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zona është mbuluar e gjitha nga tymi, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Zjarre të qëllimshme, dy të arrestuar në Mallakastër e Divjakë

DVP Fier

Evidentohen dhe vihen në pranga dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në Divjakë e Mallakastër.

Divjakë/Ndezi zjarr në fshatin Mërtish dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën 170 rrënjë ulliri, vihet në pranga 65-vjeçari.

Mallakastër/Vihet në pranga autori i zjarrit në fshatin Belishovë ku u dogj një sipërfaqe me shkurre.

Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Divjakë dhe Mallakastër arrestuan në flagrancë autorët përkatës.

Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.

Në Mallakastër u arrestua shtetasi P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Ne Australi reshjet e borës mbulojnë disa qytete në lindje. Në disa zona, trashësia shkon në 50 cm

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet më të dendura të dëborës në dekada, ndërsa moti ekstrem goditi rajonin gjatë fundjavës, duke shkaktuar përmbytje, automjete të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra shtëpi, thanë autoritetet.sinoptikanet paralajmërojne për reshje bore deri në 50 cm dëborë në disa zona dhe më shumë se 10 cm shi që priten në zona të tjera, tha Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor.Zonat në pjesët veriperëndimore të shtetit të Anglisë së Re regjistruan reshjet më të dendura të borës në 20 vitet e fundit, raportoi kanali televiziv shtetëror ABC, ndërsa shteti fqinj i Queensland përjetoi reshjet e para të borës në një dekadë, sipas gazetës Sydney Morning Herald.

Djali pl*gos me th*kë nënën në Maqellarë, 50-vjeçarja sillet me urgjencë te Trauma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Maqellarë, ku një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas agravimit të situatës gjatë një konflikti familjar, ku 26-vjeçari Ikler Sula ka plagosur me thikë nënën e tij, 50-vjeçaren Nexhmie Sula.

Në njoftimin e saj, policia thotë se është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ku ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar thikën si provë materiale.

50-vjeçarja e plagosur, nga fshati Pocest i Maqellarës, është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

E plagosura Nexhmie Sula është Drejtoresha e Shkollës 9 vjeçare Pocest.

Njoftimi i plotë i policisë

Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Ndryshime në drejtimin e njësive administrative në Bashkinë Fier: PS emëron drejtues të rinj pas vlerësimit të performancës

Pas një procesi monitorimi dhe vlerësimi të thelluar të punës së drejtuesve vendorë në Bashkinë Fier, Partia Socialiste, përmes strukturave vendimmarrëse dhe në koordinim me drejtuesen politike të qarkut Fier, znj. Belinda Balluku, ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në drejtimin e njësive administrative dhe rajoneve të qytetit Fier.

Burime nga selia e PS në Fier bëjnë me dije se ndryshimet erdhën si rezultat i analizës së performancës së secilit drejtues dhe synojnë të fuqizojnë administratën vendore në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët.

Lista e ndryshimeve të miratuara:
• Dermenas – Kadri Fasko zëvendësohet nga Kleo Muhametaj
• Libofshë – Themie Doko zëvendësohet nga Ilir Meçe
• Çakran – Qëndron në detyrë Ferdinant Korçari
• Levan – Ahmet Bahaj zëvendësohet nga Eugent Gremi
• Portëz – Qëndron në detyrë Zenel Selimaj
• Frakull – Dashnor Troka zëvendësohet nga Emiliano Braka
• Mbrostar – Shpëtim Gremi zëvendësohet nga Indrit Zeqo
• Qendër – Qëndron në detyrë Erald Qirio
• Topojë – Qëndron në detyrë Aleksandër Kola

Ndryshime edhe në drejtimin e Rajoneve të qytetit Fier:
• Rajoni 1 – Bilbil Çela zëvendësohet nga Albions Proko
• Rajoni 2 – Qëndron në detyrë Arti Sollaku
• Rajoni 3 – Qëndron në detyrë Erson Goga
• Rajoni 4 – Qëndron në detyrë Ermelinda Çepelë

Sipas burimeve pranë Partisë Socialiste, ndryshimet do të vijojnë edhe në nivel drejtorish brenda Bashkisë Fier dhe në institucionet shtetërore në varësi të qarkut, si pjesë e një faze ristrukturimi dhe rivendosjeje të prioriteteve vendore pas zgjedhjeve të të 11 majit.

Ky riorganizim vjen në një moment kyç për PS-në në Fier, me qëllim përgatitjen për një fazë të re menaxhimi më efikas dhe transparencë më të lartë ndaj qytetarëve të qarkut.

Policia e Fierit: Nën hetim dhe arrestime për dr*gë,mashtrime dhe kanosje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë të ditur një sërë veprimesh procedurale dhe arrestimesh të kryera gjatë ditëve të fundit, që lidhen me vepra penale në fusha të ndryshme si narkotikët, mashtrimi, qarkullimi rrugor dhe kanosja.

Nxitje e të miturit për shpërndarje droge

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë shpallur në kërkim shtetasin K. M., 20 vjeç, banues në Roskovec, i dyshuar për nxitje të një 17-vjeçari për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik ndaj të miturit, policia gjeti rreth 30 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja. Ndaj tij është nisur procedimi penal.

Mashtrim në rrjetet sociale

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë nisur procedimin penal për shtetasin E. M., 32 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër. Ai dyshohet se ka përfituar një shumë parash nga një 37-vjeçar përmes mashtrimit në rrjetet sociale.

Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe aksidente

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë kryer disa arrestime në flagrancë:

  • I. S., 29 vjeç (Lushnjë), E. S., 45 vjeç (Tiranë), A. K., 26 vjeç (Fier) dhe A. I., 30 vjeç (Skrapar) u kapën duke drejtuar automjete në gjendje të dehur.
  • N. H., 32 vjeç (Lushnjë) u arrestua në flagrancë pasi përplasi një këmbësor 69-vjeçar në Fiershegan, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, janë regjistruar dy ngjarje të tjera rrugore:

  • Në fshatin Shtyllas, u procedua penalisht shtetasi G. Ç., 26 vjeç, pas përplasjes së motomjetit të tij me automjetin e shtetasit M. Ç., 48 vjeç. Të dy morën ndihmën mjekësore dhe u larguan në banesat e tyre.
  • Në fshatin Rupaj, S. K., 36 vjeç u përplas me një motomjet të drejtuar nga R. Q., 66 vjeç, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. 66-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Kanosje dhe përvetësim mjeti

Nga Komisariati i Policisë Lushnjë u referuan materialet për dy raste:

  • M. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një 18-vjeçare.
  • D. B., 25 vjeç, nga Lushnja, dyshohet se ka marrë një automjet nga një shtetase dhe nuk ia ka kthyer më.

Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.