Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 26 vatra në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Korçës, Tiranës, Kukësit, Durrësit e Beratit. Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 56 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte. Në dy raste zjarret janë evidentuar në një biznes dhe në një banesë, ku janë shkaktuar dëme materiale

Në bashkinë e Durrësit, një vatër zjarri e rënë në një treg industrial shkaktoi një dëm të konsiderueshëm në mallra dhe pajisje,
pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave.

Një tjetër vatër u evidentua në dy puse nafte, në fshatin Kozare, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Kuçovë me 2 automjet zjarrfikës dhe 8 efektivë, MZSH Berat me 2 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë, 4 foca policore dhe 6 forca bashkiake, të cilët punuan për shuarjen e tij. Si pasojë, u dëmtuan 2 elektromotorrë të 2 puseve të naftës. 

Shkaku i rënies së zjarrit është bërë këputja e telave të tensionit të ulët.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 64 automjete zjarrfikëse dhe 449 forca operacionale.
Gjithashtu, nga Forcat e Armatosura u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 14 efektivë dhe 1 helikopter Cougar.

Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet  Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Nis rinumerimi i votave per Qarkun FIER

Sot fillon rinumërimi i 587 kutive të votimit në qarkun Fier, pas përfundimit të procesit në Tiranë javën e kaluar. Rinumërimi ështe kerkuar nga disa forca politike të vogla, pasi kane pretenduar se mund të ndodhin ndryshime në rezultatet fillestare.Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt humbi një mandat për rreth 500 vota dhe tani shpreson të rikthejë ato vota, duke mundësuar futjen e Azmer Duleviç në parlament.

Gjithsesi vlen te kujtojme se në rinumërimin e qarkut të Tiranës, që përfundoi të premten, nuk pati ndryshim rezultati, por vetëm lëvizje të vogla votash që u konsideruan gabime njerëzore dhe jo trafikim votash nga KAS. 

“Shkelje barazisë në tendera” – Kreut të KPP, Jonaid Myzyrit i komunikohet akuza nga SPAK

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrit është rikthyer këtë të hënë në Prokurorinë e Posaccme.Myzyrit, pas marrjes së tij zyrtarisht në hetim, i është komunikuar zyrtarisht nga prokurorët e SPAK-ut edhe akuza e “Shkeljes së barazisë në tende

Një tender i vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”, është bërë shkak për marrjen të pandehur të Jonaid Myzyri, kreut aktual i Komisionit të Prokurimit Publik.Tenderi në fjalë mësohet se kalon shumën mbi 2 miliard lekë. Ndërsa në listën e personave të pandehur që SPAK pritet t’i komunikojë akuzën gjatë javës së ardhshme janë dhe 3 anëtare të gjykimit të ankesave nga subjektet private në KPP.

Mësohet se të gjithë personat akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së pabarazisë në tendera”, duke pasur në fokus pikërisht abuzimet me tenderin për mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”.

Ky nuk është tenderi i vetëm ku kreu i Prokurimeve Publike po hetohet. Pasi Jonaid Myzyri është vënë në ndjekje penale edhe për një tender tjetër, që lidhet me blerjen dhe spërkatjen me pesticide të mushkonjave.Gjatë këtyre muajve, Myzyri është parë shpesh të paraqitet në SPAK, ku pasi ka dhënë shpjegime ka dalë nga dera e Prokurorisë së Posaçme duke mos pohuar asnjë fjalë për gazetarët.

I nxehti, masa emergjente në të gjithë Europën

Me temperatura që arrijnë deri në 42°C, Europa është përfshirë nga vala e parë e të nxehtit për këtë verë. Në kontinentin më të nxehtë në planet po bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe problematike kriza klimatike. Spanja paralajmëroi temperatura ekstreme në jug të vendit. Agjencia e Motit, Aemet bëri thirrje për më shumë kujdes, veçanërisht për të moshuarit, gratë shtatzëna e personat me probleme shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë në Madrid këshilloi qytetarët të shmangin diellin e të qëndrojnë të hidratuar.

Edhe Portugalia në gjendje gatishmërie, me temperaturat në Lisbonë që mund të shkojnë deri në 42°C dhe rrezik të lartë për zjarre në pyje. Në Francë, autoritetet në Marsejë kanë vendosur që pishinat publike të jenë falas, për të ndihmuar qytetarët të përballojnë të nxehtin mesdhetar. Në Itali, Siçilia dhe Liguria kanë ndaluar punën në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta. Sindikatat po kërkojnë zbatimin e masës edhe në rajone të tjera.

Në Mbretërinë e Bashkuar autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për nxehtësi ekstreme dhe kanë bërë hyrjen në pishinat publike falas. Në Wimbledon është aktivizuar rregulli i pushimit për shkak të vapës. Në Gjermani u rrit niveli i alarmit për zjarre në pyje dhe po aktivizohet një plan kombëtar për mbrojtjen nga humbjet e jetës të lidhura me të nxehtin. Në Zvicër janë shpallur alarme portokalli për temperaturat e larta në disa kantone dhe po merren masa në zonat alpine për të shmangur mbinxehjen.Pas rekordit të temperaturave, autoritetet në Belgjikë kanë paralajmëruar për rrezik zjarresh dhe ndërprerje të mundshme energjie për shkak të mbingarkesës. Në Irlandë janë dhënë paralajmërime për kursim të ujit dhe masa për mbrojtje nga vapa pas rritjes së papritur të temperaturave në qershor.

Situata në Ballkan

Në disa qarqe në vend janë shuar zjarre nëpër pyje dhe qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell dhe të qëndrojnë të hidratuar. Në Malin e Zi, autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik zjarresh në zonat malore duke shtuar patrullimet pyjore.

Në Maqedoninë e Veriut janë aktivizuar protokollet e emergjencës për shëndetin publik dhe është rritur furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona. Në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar për temperatura mbi 38°C dhe qytetarëve u është kërkuar të kufizojnë daljet gjatë ditës.

Në Serbi është shpallur alarm portokalli për nxehtësi dhe disa spitale kanë ngritur njësi për trajtimin e pacientëve me goditje nga vapa. Në Bullgari u pezulluan aktivitetet bujqësore gjatë mesditës në disa rajone, për të mbrojtur punëtorët nga temperaturat ekstreme.

Në Rumani autoritetet kanë shpërndarë ujë falas në stacione urbane dhe hapën qendra freskimi për qytetarët. Në Bosnjë-Hercegovinë është kërkuar ndalimi i përkohshëm i punëve fizike në natyrë dhe janë pezulluar disa linja hekurudhore për shkak të deformimeve nga nxehtësia. Në Greqi, ku temperaturat kanë kaluar 39°C, zjarret janë të zakonshme. 

Dosja “Partizani”/Nis sot Gjyqi per Berishen dhe dhendrin e tij .

Nis sot përballja e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi me drejtësinë për dosjen “Partizani”. Sot, në orën 10:00, në GJKKO zhvillohet seanca e parë e procesit në themel.

Sali Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballën për herë të parë në bankën e të akuzuarve si të pandehur në një proces penal. Nuk dihet nëse Berisha do të jetë apo jo i pranishëm në seancë apo do të përfaqësohet nga avokatët.

Po sot, në orën 09:30, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Malltezit për revokimin e masës së sigurisë.

Dosja do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të caktuar me short Elsa Ulliri kryesuese, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi anëtarë të trupit gjykues. Asnjë nga të pandehurit nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka do të thotë që do të jetë një proces i gjatë.

Dosja kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe pasi u mbajt peng prej 7 muajsh.

Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Për të lexuar lajmin e plotë klikoni në linkun në BIO

A.G

saliberisha #jamarbermalltezi #spak #gjkko #dosje #aferapartizani #reporttv

Turqi! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Turqia po përballet me një valë shkatërruese zjarresh pyjore që kanë përfshirë rajonet Izmir, Denizli, Aydın dhe Manisa gjatë 24 orëve të fundit.
Në qytetin bregdetar të Izmirit, flakët shpërthyen në kufijtë e rajoneve Menderes dhe Seferihisar, duke arritur deri në zonat e banuara. Autoritetet kanë evakuuar të paktën 10 lagje, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve të nxitura nga erërat që arritën deri në 120 km/h.

Në zonën Omur në Seferihisar, një burrë i moshuar në karrocë u shpëtua në çastin kur shtëpia e tij filloi të digjej. Pas ngjarjes ai u dërgua në spital ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.Prokuroria e Izmirit ka nisur hetime për zjarrvënie të qëllimshme. Një person është arrestuar për përdorim të benzinës për ndezjen e zjarrit, ndërsa 17 të dyshuar të tjerë janë ndaluar për lidhje me zjarret që shpërthyen gjatë dy ditëve të fundit.

Zjarr masiv ne zonen e Margellicit ne Patos

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Rërës, pranë Margëlliçit në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, ndërsa për shkak të përhapjes së shpejtë kanë rrezikuar një depo nafte, një kabinë elektrike si dhe disa banesa të afërta.Në vendngjarje kanë ndërhyrë me urgjencë forcat zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit dhe Lushnjës, të cilat po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është lokalizuar pranë zonave më të rrezikuara, duke shmangur për momentin dëme të mëdha në infrastrukturën kritike dhe banesa.Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë ende të paqarta. Autoritetet lokale dhe emergjencat civile ndodhen në gatishmëri të plotë, ndërsa banorët janë të shqetësuar për afrimin e flakëve drejt zonave të banuara.

Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit pretendoi më herët se e fitoi bastin për emigrantët.Vetëm pak orë pas reagimit të Farage ku thoshte se 1 në 48 shqiptarë në Britani janë në  burg, Rama thotë se “të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh në gabim, është djallëzore.

Rama thotë se nuk janë 53,000 shqiptarë  sa pretendon ligjvënësi britanik, por shumëfishi i kësaj shifre.Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140,000 – që do të thotë se më pak se një në 100 janë në burg”-thotë Rama në përgjigje të deklaratës së deputetit britanik.

Rama ka edhe një përgjigje për deklaratën e Farage, se do t’i kërkonte Sekretarit të Brendshëm t’i përzërë shqiptarët e burgosur.

“Në vend që ta shqetësoni Sekretarin e Brendshëm, tashmë të zënë, ndoshta duhet të më njoftoni kur mund t’ju mirëpres në Tiranë, si mysafirin tim të nderit”-shkruan Rama, ashtu sikurse e kishte premtuar se nëse shifra 1 në 50 shqiptarë janë në burg do ishte e gabuar, atëherë do e ftonte Farage në Tiranë, madje reagimin e shoqëron me një foto nga AI, buzë detit.

Reagimi i kryeministrit Rama:

I nderuar z. Nigel Farage, Gjyshja ime katolike, Zoti e mëshiroftë, më kujtonte shpesh një proverbë latine: “Errare humanum est, sed perseverare diabolicum.” Që e përkthyer do të ishte: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.

Ndaj, në vend që të shqetësoni Sekretaren e Brendshme, e cila ka më se mjaftueshëm përgjegjësi, ndoshta do të ishte më e udhës të më njoftoni mua se kur mund t’ju pres në Tiranë si i ftuar nderi. Sepse, i dashur Nigel duket se numrat nuk janë pika juaj e fortë ndaj le t’i bëjmë gjërat të qarta: JU HUMBËT.

“Censusi” juaj për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar është qesharak. Ju pretendoni se janë 53,000. Në realitet, numri është shumë më i lartë – disa herë më i madh. Por të qëndrojmë tek burimi juaj: The Telegraph, i cili i pari shpalli teorinë e “një në 50” dhe më pas pranoi vetë:

“Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare, pasi nuk përfshin migrantët e paligjshëm, përfshirë mbi 12,000 që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140,000 – çka do të thotë se më pak se një në 100 ndodhen në burg.”

Sa për shifrën e të burgosurve, një pyetje më e vlefshme do të ishte: sa prej tyre janë dënuar për vepra që nuk kanë asnjë lidhje me sistemin tuaj të tejkaluar të vizave dhe emigracionit?

Po, shifrat ndonjëherë mund të duken të mërzitshme – por janë gjithashtu kokëforta. Dhe kur dikush i shtrembëron vazhdimisht, pyetja e vërtetë është: Pse këmbëngul? Sepse, për të qenë i sinqertë, të sillesh me djallëzi është diçka që bie poshtë edhe nivelit tuaj të zakonshëm të retorikës.

Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri politik post-Brexit. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, sipërmarrës, profesionistë dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë dështon, kjo nuk e kthen shumicën në kokë turku për konfuzionin tuaj kombëtar.

Ne kemi bashkëpunuar me përkushtim me qeverinë britanike për të ulur ndjeshëm emigracionin e paligjshëm dhe për të luftuar krimin. Këtë e dëshmojnë shifrat reale – dhe kjo quhet bashkëpunim. Por “një në 50 shqiptarë në burgjet britanike”? Kjo nuk është fakt, kjo quhet delir post-Brexit.

Pres me kënaqësi të ju mirëpres në Shqipëri, siç është premtuar, për të ndarë së bashku diell të bollshëm, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta.