Seanca “Pl*mbi i Artë”: Pyetjet për vr*sjen e ish-deputetit Xhindi ndërpriten nga gjykata

Po mbahet në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ndërsa në seancë ka folur bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase, i cili u pyet nga avokatët e të pandehurve të tjerë.

Mesohet se Petrit Qoli, një prej të pandehurve i ka drejtuar disa pyetje Skerdi Tases, ndërsa sjell në fokus vrasjen e ish-deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi. Ish-deputeti u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij, ndërsa ende për krimin nuk ka një autor.

Duke vënë në dyshim deklarimet e të penduarit, Qoli ka pyetur Tasen nëse shikonte mirë nga afër dhe nga larg. Pyetja u refuzua nga gjykata, ndërsa Qoli vijoi:
“A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? A ke gisht në atë ngjarje, se është vrarë nga afër”, pyeti Qoli.

Gjykata ndërhyri duke i ndërprerë pyetjet Qolit, si edhe urdhëroi Tasin të mos përgjigjej.

Rreth 50 mijë mjete nuk kalojnë kontrollin teknik

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar-gusht 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar 206.822 mjete, nga të cilat 86.5% përbëhen nga automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende. Gjithashtu, 6.2% përbehen nga kamionë; 4.2% e përbëjnë motomjetet; 0.5% rimorkjo; 1.7% autobusë, si dhe 0.4% përbëhen nga mjete ndërtimi/punime toke.

Shumë prej mjeteve u riparuan dhe u rikthyen në qarkullim me standarde më të larta sigurie.

Pjesa më e madhe e kontrolleve, mbi 72 mijë mjete janë kontrolluar pranë qendrës së DPSHTRR në Tiranë, duke reflektuar e pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Nga ana tjetër, Gjirokastra renditet e fundit për numrin e mjeteve që i janë nënshtruar kontrollit teknik, që arrin shifrën 4.345.

Ndërkohë, sipas shifrave të publikuara nga DPSHTRR, 50.040 mjete kanë ngelur ose janë refuzuar në testim, duke ngritur shqetësime mbi gjendjen teknike të automjeteve në qarkullim. Po kështu, 90.2% e mjeteve janë ritestuar pas riparimit; 9.4% e mjeteve të ngelura priten për t’u paraqitur pas riparimeve dhe 0.4% e mjeteve janë refuzuar për shkak të problemeve të tilla si: xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte e mangësi në sistem, mangësi në dokumentacion etj.

Sipas DPSHTRR, arsyet e ngeljes lidhen me mangësi vizuale dhe funksionale 37.9%; probleme me sistemin e shkarkimit të gazrave 34.3%; defekte në sistemin e drejtimit 14.7% dhe probleme në sistemin e frenimit 13.1%.

Një tjetër element është dhe mosha e mjeteve në qarkullim. Gjatë këtij 8- mujori, 5.333 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë. Një hap drejt rrugëve më të sigurta dhe një mjedisi më të pastër, thekson DPSHTRR.

Fier – Arrestime për dhunë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një rast denoncimi për largim nga banesa

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 27 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 48 vjeç, të dy banues në fshatin Portëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tyre, si dhe i kanë dëmtuar automjetin, me sende të forta.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. Sh., 38 vjeç, banues në Patos, pasi në fshatin Kuqar, motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë u dëmtua 38-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-N. G. 59 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Dje, kallëzoi shtetasi D. Ç., 63 vjeç, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja D. Ç., 57 vjeçe, e cila sipas deklarimit të tij, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 57-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Ndërtoi 77% më shumë se sa leja e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin për ‘shpërdorim detyre’, ‘ndërtim të paligjshëm’dhe ‘ekspertim të rremë’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyqshtetasin N.Q., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal, shtetasin Gj.M, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe shtetasin E. S, për kryerjen e veprës penale “Ekspertimi i rremë” parashikuar nga neni 309 pg.1 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.322 të vitit 2021, rezultoi se ndërtimi i realizuar nga investitori/subjekti ndërtues, në lagjen “Kongresi” Bashkia Lushnje, u krye në shkelje të rëndë të kushteve të lejes së ndërtimit. Prokuroria dokumentoi se shtetasi N.Q, pasi ishte pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Lushnje, gjatë zbatimit të projektit, ka realizuar punime tej lejes së marë. Në total sipërfaqja e ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit rezultoi 276.6m², ose 77% e ndërtimit. 

Gjithashtu, veprimet hetimore u fokusuan në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave inspektuese vendore pranë Bashkisë Lushnje, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë kësaj bashkie. Nga ana e autoritet inspektues, IMT-së, Bashkia Lushnje, personave përgjegjës të ngarkuar me ushtrimin e detyrave funksionale që lidhen me kontrollin e territorit dhe monitorimin në vijimësi të zbatimit të lejeve ndërtimore, u konstatua se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Fakti penal i konstatuar ju atribua nga prokuroria shtetasit M.Gj., me detyrë Kryeinspektor pranë IMT-së Bashkia Lushnje, në kohën e kryerjes së veprës. 

Po kështu edhe shtetasi E.S, me cilësinë e ekspertit me kryerjen e aktit të ekspertimit, ka paraqitur në të dhëna të rreme që lidhen me sipërfaqen reale të ndërtimit të realizuar. Nga hetimet rezultoi se sipërfaqja e ndërtuar nga i pandehuri ishte disa herë më e madhe se ajo e pasqyruar nga eksperti.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë shtetasve që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve si dhe punonjësve shtetërore ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

© Neoalb

Investime për rrjetin elektrik në Fier e Patos/ OSSH hap dy tendera

OSSH Fier shpall tenderë mbi 200 milionë lekë për rikonstruksionin e rrjetit elektrik

Drejtoria Rajonale e OSSH Fier ka hapur tenderin për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, të ulët dhe kabinave të fiderave të nënstacionit Patos 35/6 kV, me një fond limit prej 104.2 milionë lekësh. Ky investim është pjesë e strategjisë së zhvillimit të rrjetit elektrik, normalizimit të ngarkesave dhe përballimit të rritjes demografike e urbanistike të zonës.

Projekti përfshin 2 fidera, ndërtimin e 3 kabinave të reja, spostimin e 7 kabinave ekzistuese dhe rikonstruksionin e 8 kabinave, në një zonë që ka përjetuar rritje të madhe të numrit të abonentëve gjatë viteve të tranzicionit.

Paralelisht, një tjetër procedurë tenderimi, me fond limit 100 milionë lekë, do të financojë rikonstruksionin e rrjetit elektrik në rrethinat e Fierit, që mbulon një sipërfaqe prej 35 km² dhe furnizon rreth 400 abonentë familjarë dhe privatë. Kabinat e kësaj zone, që furnizohen nga nënstacioni “Fieri i Ri” 110/20 kV, janë kryesisht në fshatrat Drizë dhe Vadhizë, ku rrjeti i tensionit të ulët është ndërtuar që në vitet ’70 dhe është sot tejet i amortizuar.

Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, investimet do të garantojnë një infrastrukturë elektrike moderne, me shërbim më cilësor për abonentët ekzistues dhe të përputhur me zhvillimet afatgjata të zonës.

Arrestohet organizatori kryesor i mashtrimit “XUEX” në Divjakë

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi Erelediu Shebeku 35 vjeç.

Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.

Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP.

Pla*osje me a*më në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë.

I plagosuri ndodhet në spital, raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Kryente marrëdhënie se**uale me të miturën, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet me 25 vjet burgim shtetasi Xh.V.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg shtetasi Xh.V. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.26, datë 13.01.2023, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenet 100, 114 dhe 278/2 të Kodit Penal, rezultoi e provuar se, shtetasi Xh. V, duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të. 

Në kuadër të këtij procedimi i pandehuri Xh.V u arrestuar në flagrancë më datë 12.01.2023. 

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim të pandehurin Xh.V, për veprën penale “Marrëdhënieseksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Ndërkohë, për veprat e tjera është ndarë procedimi penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.