Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme!

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, është emëruar Zëvendësministre e Brendshme. Kjo lëvizje vjen pas përvojës së saj në politikë dhe rolin e saj të mëparshëm si deputete. Emërimi i saj ka ngjallur interes të mediave dhe komunitetit politik, duke theksuar se përvoja dhe njohuritë e saj mund të kontribuojnë në përmirësimin e funksionimit të Ministrisë së Brendshme.

Ilia Fili, i vetmi zë opozitar kundër rritjes së organikës në Bashkinë Fier

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Fier, anëtari i PD-së Ilia Fili ishte i vetmi që kundërshtoi vendimin për miratimin e 88 vendeve të reja pune në administratë.

Fili e konsideroi vendimin si një akt politik, që sipas tij vjen pas fushatës elektorale me synimin për të “shpërblyer kontribuesit e PS-së në këtë bashki”.

Nga ana tjetër, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Antoneta Çuni, hodhi poshtë akuzat duke argumentuar se shtimi i vendeve të punës është i diktuar nga “ngarkesa e ndërmarrjeve dhe ristrukturimi i institucionit të Bashkisë Fier, për ta organizuar strukturën në të mirë dhe shërbim ndaj qytetarëve”.

© Neoalb

“Tentoi të më p*rdhunonte”, dëshmia e autorit të dyshuar të v*asjes në Durrës

Autori i dyshuar i vrasjes së Valbon Beqirit në Durrës, Teilor Tivari ka dhënë dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë.

Tivari është shprehur se 51-vjeçari Beqiri ka tentuar ta përdhunojë. “51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova”, ka thënë ai.

Dëshmia e autorit: 

Tejlor Tivari, autori i ngjarjes.

Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.

U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste.

E vërteta e tentativës për arratisje të Bledar Selmanajt nga Burgu i Fierit

Deklaratë për Shtyp

Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset.

Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij.

Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve.

Kjo nuk është tentativa e parë e Selmanajt. Burime bëjnë të ditur se ai ka provuar edhe dy herë të tjera të arratiset, si dhe ka pasur dy tentativa vetëvrasjeje brenda qelisë.

Nga zjarri në Visokë te droga dhe dhuna në Levan, Policia e Fierit vë në pranga dhe procedon disa shtetas

Policia Fier -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. A., 26 vjeç, A. A., 21 vjeç dhe K. A., 30 vjeç, të tre banues në fshatin Levan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 43 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. F., 40 vjeç, banues në Pogradec dhe F. A., 40 vjeç, banues në Elbasan, përkatësisht administrator dhe punëtor në një kompani të nënkontraktuar për shërbime të lidhura me tensionin e lartë, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes gjatë punës me troko, ka rënë zjarr në fshatin Visokë. Si pasojë u dogjën 200 pemë ulliri.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Karbunarë dhe për një 16-vjeçar, banues në Fier, pasi posedonin përkatësisht doza Kokaine dhe Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit arreston 3 persona, nga aksidenti në Ballsh te rasti në kompaninë e naftës

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer disa arrestime në flagrancë.

  • Në Ballsh, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan 46-vjeçarin B. L., banues në këtë qytet, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me një tjetër mjet. Për pasojë pati vetëm dëme materiale.
  • Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasit V. B., 59 vjeç, dhe A. G., 31 vjeç, administrator dhe shofer në një kompani për përpunimin e naftës në fshatin Marinëz. Ata akuzohen se, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, është dëmtuar punonjësi i kompanisë, 63-vjeçari Ll. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Një i burgosur tenton arratisjen nga burgu i Fierit

Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga Burgu i Fierit. Mësohet se Bledar Selmanaj tentoi të arratisej të mërkurën.

Bledar Selmanaj1

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tantativën e arratisjes të një të burgosuri në Fier.

I burgosuri Bledar Selmanaj tentoi të arratisej gjatë ditës së mërkurë.

Mësohet se ai ka qenë në ajrim dhe ka tentuar të dalë nga rrethimi i burgut. Ai është dënuar për vrasjen e mikut të tij, Xhulian Bullari.

Selmanaj ka tentuar arratisjen nga burgu dhe dy herë të tjera.

1.97 mld lekë për autostradën Tiranë-Durrës/ Autoriteti Rrugor Shqiptar shpall kompaninë fituese për fazën III

Me një ofertë prej 1.97 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës. Kontrata është fituar nga kompania Alb-Building, teksa në garë morën pjesë edhe 13 kompani të tjera, 7 prej të cilave u skualifikuan.

Kjo fazë përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me projektin e zgjerimit të autostradës, teksa në dokumentet e tenderit specifikohej se zona ku kërkohet të realizohet ky projekt është një zonë me zhvillim të lartë industrial dhe së fundmi edhe me zhvillim të rëndësishëm urban.

“Rruga ekzistuese, përveçëse është në gjendje të keqe të shtresave asfaltike, nuk ka akses të drejtpërdrejtë me aksin kryesor Tiranë- Durrës. Aktualisht lidhja me këtë aks realizohet nëpërmjet rrugëve paralele (të cilat në pjesën më të madhe të ditës janë me trafik të rënduar) me nyjen e Kthesës së Kamzës në një distancë prej rreth 2200 m në drejtim të Tiranës”, – thuhej ndër të tjera në dokumentet e tenderit.

Aktualisht, është duke u punuar për zgjerimin e autostradës në 5 km e parë, që nisin pak pasi kalon kthesën e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit dhe sipas deklaratave publike synimi është që ato të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.

Ndërhyrja në autostradën Tiranë – Durrës synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta.