Rama: Për 30 vite nuk do të ketë leje ndërtimi në ato toka që digjen

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në Shqipëri, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë.

– Advertisement –

Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, Rama njoftoi masa të reja për forcimin e reagimit ndaj fatkeqësive natyrore dhe emergjencave.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se një nga pikat kyçe të këtij kapitulli të ri do të jetë ndalimi i ndërtimit në zonat e prekura nga zjarret.

“Për 30 vite nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi në tokat që digjen.”-tha Rama, duke e cilësuar këtë si një masë parandaluese për të ndaluar shfrytëzimin e zjarreve për interesa ndërtimi.

Punonjësit e “BANKERS”shpallin grevë, kërkojnë zbatimin e marrëveshjes për pagat

Sindikatа e Sektorit Hidrokarbur ka njoftuar zyrtarisht zhvillimin e një greve të përgjithshme për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për pagat, në përputhje me Kodin e Punës dhe nenin 51 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, greva do të zhvillohet në dy faza:

  • më 15 tetor 2025, nga ora 07:00 deri në 10:00,
  • dhe më 16 tetor 2025, duke filluar nga ora 07:00, pa afat – deri në realizimin e marrëveshjes për pagat.

Vendi i zhvillimit të grevës do të jetë përpara zyrave të shoqërisë në Marinëz, ku punonjësit do të ndalojnë punën në mënyrë të organizuar dhe paqësore.

Ndërkohë, Këshilli Sindikal ka vendosur që Kryesia dhe anëtarët e tij të hyjnë në grevë urie që nga data 15 tetor, ora 10:00, si formë presioni për zgjidhjen e konfliktit kolektiv.

Në deklaratë theksohet se greva do të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe ligjore, pa dëmtuar procesin teknik apo pronën, dhe se qëllimi kryesor mbetet respektimi i Kontratës Kolektive të Punës dhe përmirësimi i kushteve ekonomike të punonjësve.

“Ne do t’ia dalim! Bashkë jemi më të fortë!” – përfundon deklarata e Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, e cila mbetet e hapur për dialog në çdo moment.

UDHËTONI DREJT ZONËS SHENGEN?Nga tetori 2025 hyn në fuqi sistemi i ri i hyrje/daljeve (EES)

UDHËTONI DREJT ZONËS SHENGEN?

Nga tetori 2025 hyn në fuqi sistemi i ri i hyrje/daljeve (EES)

Çfarë është EES?

Sistemi i Hyrje/Daljeve (Entry/Exit System – EES) është një sistem elektronik i ri i Bashkimit Europian që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve që nuk janë nga BE-ja, çdo herë që kalojnë kufijtë e zonës Shengen.

Si funksionon?

  • Regjistrimi bëhet në pikën e kalimit të kufirit.
  • Merren të dhënat biometrike: një foto dhe gjurmët e gishtave.
  • Procesi zgjat vetëm disa minuta, por mund të ketë pritje më të gjata gjatë periudhave me fluks të madh udhëtimesh.
  • Regjistrimi është i vlefshëm për 3 vjet.

Kujdes me rregullin 90/180 ditë!

Qytetarët nga jashtë BE-së mund të qëndrojnë maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore në zonën Shengen.

Sistemi EES do të evidentojë çdo tejkalim të këtij afati dhe mund të sjellë ndalime ose penalitete në të ardhmen.

Këshillë praktike:

Zbatimi i sistemit nuk fillon njëkohësisht në të gjitha vendet Shengen, ndaj informohuni paraprakisht për rregullat e vendit ku po udhëtoni.

Rama paralajmëron ndryshim në procedurat për ndërtimet

Screenshot

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp nga Kryeministria me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. 

Ai ka njoftuar masat që do të merren në lidhje me dhënien fund të ndërhyrjeve të paligjshme në territor, ndërsa përsëriti edhe një herë se arkitektët do të ngarkohen me përgjegjësi për çdo devijimin nga zbatimi i projektit. 

Rama gjithashtu ka njoftuar si risi edhe formalizimin e mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përpara çdo nisje punimi.
Ai ka paralajmëruar dhe futjen më në proces të punës së ndërtimeve dhe të arkitektëve. 

“Kjo konferencë ka një vlerë të posaçme për këtë moment të rrugës tonë. Ka një vlerë të posaçme për të njohur publikun me të gjitha aspektet e masave që qeveria ka ndërmarrë dhe që një pjesë e tyre kanë marrë fuqi ligjore. Një pjesë tjetër do të dalin për konsultim publik, pasi lidhen me kodin penal. Tërësia e këtyre masave lidhet me atë që e kam paralajmëruar, domosdoshmërinë e ngritjes në një nivel tjetër për ministrat, për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të paligjshme në të gjithë territorin. Kjo është një qasje 360 gradë që shtrihet në të gjitha drejtimet e konstatuara problematike. Kam bindjen se do të na japë rezultate të konsiderueshme pasi krijon kushtet për një disiplinim të mëtejshëm të procesit të ndërtimit. Jo vetëm ndërtimet pa leje, por dhe ato me leje që rëndon bëhen shkak për njerëzit që paguajnë për të blerë një shtëpi dhe hasin pengesa. Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore, përmes përfshirjes së detyrueshme të arkitektit në zbatimin e punimeve. Kjo do të thotë se për shkak se arkitektët janë nën trysni nga ndërtuesit dhe nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime në procesin e ndërtimeve. E kthejnë arkitektin në subjekt të ligjit.”, tha ai.

 Policia njoftim zyrtar per aksidentin rrugor në Lushnjë, 3 persona përfundojnë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në vendin e quajtur “Kashtëbardhë”, Lushnjë.

Një automjet i drejtuar nga shtetasi E. F., 38 vjeç është përplasur me një tjetër automjet me drejtues B. K., 52 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. K.. Të tre ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, 3 të pl*gosur rëndë

 aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kashtë Bardhë.

Dy mjete në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës janë përplasur me njëri-tjetrin dhe pas me barrierat e hekurta anësore. Në automjetin top ‘Audi’ udhëtonte një çift bashkëshortësh ndërsa në mjetin tip ‘Skoda’ udhëtonte një person drejtues mjeti.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe të tre personat e përfshirë në aksident janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për dokumentimin e dinamikës së këtij aksidenti

Rutte: Moska mund të sulmojë Europen me raketa 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një paralajmërim të fortë në një intervistë për televizionin italian Tg1, duke theksuar rrezikun në rritje që përbën Rusia për sigurinë e vendeve europiane.

“Jemi të gjithë në rrezik; raketat më të përparuara të Rusisë mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit”, deklaroi Rutte, duke nënvizuar kapacitetet teknologjike gjithnjë e më të avancuara të ushtrisë ruse.

Ai shtoi se kjo situatë nuk është më një çështje vetëm e vendeve të krahut lindor të NATO-s, por një kërcënim për të gjithë aleancën: “Do të thotë që të gjithë jemi në krahun lindor.”

Në deklaratën e tij, Rutte përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si “kundërshtarin kryesor” dhe “kërcënimin afatgjatë më serioz” për sigurinë kolektive të Perëndimit.

Vrasja me th*kë e 40-vjeçarit , arrestohet autori

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vdekur pasi ishte goditur me thikë mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.

Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë së bashku në një lokal ku pasi kanë dalë nga jashtë janë zënë për motive banale ku më pas autori e ka qëlluar me thikë Ismajlgecin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është arritur që ai të kapet në qytetin e Durrësit.