Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, nisin me një minutë heshtje komisionet parlamentare

Kanë nisur me një minutë heshtje mbledhjet e komisioneve parlamentare, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që humbi jetën ditën e djeshme pas një sulmi në sallën e gjyqit ku ishte në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë. 

Ulsi Manja e ka konsideruar vrasjen një akt barbar ndërsa ka kërkuar ndëshkim shembullor të autorëve. 

“Dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit në krye të detyrës, akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha ai.

DREJTËSIA NË ZI/ Pezullohen sot të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

Sot 7 tetor 2025 janë pezulluar të gjitha gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin në Gjykatën e Apelit.

Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri në sallë e gjyqit, teksa po jepte verdiktin për një çështje pronësie.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir.

Sot 7 tetor 2025 janë pezulluar të gjitha gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin në Gjykatën e Apelit.

Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallë e gjyqit, teksa po jepte verdiktin për një çështje pronësie.

Reagimi i Belinda Ballukut për ngjarjen në Gjykatën e Apelit: “Një akt i rëndë që godet vetë drejtësinë”

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën tragjikisht gjatë ushtrimit të detyrës.

“Ngjarja e sotme është tronditëse. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së gjyqtarit Kalaja, kolegëve të tij dhe gjithë trupës gjyqësore për këtë humbje të madhe,” – është shprehur Balluku.

Ajo e ka cilësuar ngjarjen si një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike, si dhe një sulm të papranueshëm ndaj shtetit të së drejtës.

“Dhuna ndaj përfaqësuesve të drejtësisë është dhunë ndaj vetë drejtësisë dhe themeleve të demokracisë sonë. Kjo tragjedi duhet të shërbejë si thirrje urgjente për forcimin e masave ligjore dhe penale, sidomos për kontrollin e armëmbajtjes dhe sigurisë në institucionet e drejtësisë,” – ka theksuar Balluku.

Në fund të reagimit të saj, zëvendëskryeministrja ka theksuar se qeveria mbetet e vendosur të mbështesë çdo nismë ligjore e institucionale që synon parandalimin e akteve të tilla, në mënyrë që drejtësia të ushtrohet në siguri të plotë.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Kalaja. Kujtimi i tij do të mbetet dëshmi e përkushtimit ndaj drejtësisë dhe shërbimit publik.”

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme per vr*sjen e gjyqtarit

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu

Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës.

Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.

Reagon Presidenti i Republikes pas vr*sjes se gjyqtarit Astrit Kalaja

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur pak me parë në Gjykatën Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u eliminua në sallën e gjyqit. 

Postimi i plotë: 

Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.
Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen.

Policia jep detaje nga vr*sja e gjyqtarit ne Gjykaten e Apelit

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

Identifikohet autori i vr*sjes se Gjyqtarit ne Gjykaten e Apelit

Gjon Shkëmbi është identifikuar si personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Raportohet se gjyqtari Kalaja kishte në dorë një çështje pronësie ku ishte i përfshirë autori, ndaj edhe besohet se motivi i krimit ka pasur të bëjë me këtë rast.

U q*llua me a*me ne Gjykate/Nderron jete Gjyqtari Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot paraditen e së hënës sistemin e drejtësisë shqiptare.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, autori i dyshuar është një shtetas që kishte pasur çështje gjyqësore në këtë institucion. Pas të shtënave, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, rrethoi zonën dhe nisi hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij atentati.

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe disa persona, identiteti i të cileve ende nuk është bërë publik.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, duke mbledhur prova dhe pamje nga kamerat e sigurisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të motiveve që çuan në këtë akt të rëndë brenda ambienteve të një institucioni të drejtësisë