Pasi kreu vr*sjen brenda gjykatës,Elvis Shkambi me duar në xhepa , i thërret vetë policëve

Pamje tronditëse dalin nga vrasja e ndodhur ditën e djeshme brenda gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.Elvis Shkambi, pasi vrau gjyqtarin doli në ambientet e jashtme të gjykatës, me duar në xhepa dhe gjakftohtë.

Pasi forcat e rendit mbërritën në vendin e ngjarjes, ai i thërret vetë policëve dhe iu thotë se vrasjen e kreu ai.Menjëherë pas kësaj, forca të shumta policie e arrestojnë atë dhe xhaxhanë e tij.

Bardhi: As mafia italiane nuk ka guxuar të vrasë në sallë gjyqi

Bardhi: Është bërë si han pa porta Apeli, pasi s’di kush hyn e del dhe në këtë fazë, dje vërtet ndodhi ajo ngjarje e rëndë, por akoma me rëndë ishte reagimi i Ministrisë së Brendshme, që s’ka rol në sigurinë e gjykatave.

Reagimi i Kryeministrit më skandaloz. KM tha se është përgjegjësi, një gjyqtar që është i pasigurt në zyrën e tij dhe sallën e gjyqit, se e nxirrni veten ‘injorante të ligjit’…s’është i mundur të japë drejtësi. Duke mos pasur siguri për veten, vendimi ndikohet nga frika e vrasjes. Gjyqtari të ndihet i sigurt në gjyq, pa qenë i sulmuar.Policia ka shumë rol, sipas nenit 49 është Këshilli i Ministrave, është ai që përcakton rregullat e sigurisë në gjykata dhe më 2020. Policët ‘si kemi për gjyqtarë e prokurorë po për të sulmuar qytetarët në pronat e tyre.

Hoqi policinë nga ruajtja e sigurisë në gjykata e prokurori, ndaj kjo bëri të hynë individë më armë në brez e gjyqtarët të jenë të pambrojtur në sallën e gjyqit. Është çështje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.

S’mund të thotë Min.Brendshëm se arrestuam qytetarin, qytetari priti Policinë duke thënë se shkoni se e vrava, kaq qesharake është bërë policia, se e keni nxjerrë jashtë rolit. Nëse s’ju intereson e shqetëson vrasja e gjyqtarit, ne na shqetëson, s’është rastësi që qytetari bën vetëgjyqësi në gjyq, ndërsa kemi parë edhe KM që japin vendime.

Ata që ka sulmuar Rama janë ndër të më mirët në sistem. Kur qytetari shikon KM kur është palë në proces, që bën vetëgjyqësi e shpall të paligjshëm vendimin e  gjykatës dhe do bëjnë vetëgjyqësi në sallë. S’ka ndodhur as mafia në Itali, t’i vrasë në sallën e gjyqit.

Ky është realiteti i Shqipërisë më 2025. Kur qytetarët shikojnë atë që kontrollon shtetin të bëjnë vetëgjyqësi nxiten dhe ata të bëjnë vetëgjyqësi. KLGJ reagon vetëm kur vriten gjyqtarët e jo kur sulmohen. Siç i vret kryeministri me fjalë, hesht KLGJ.

Kreu i SPAK Altin Dumani vizitë ngushëllimi në familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani po zhvillon një vizitë ngushëllimi në familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Arrestime për dh*në në familje në qarkun e Fierit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, në dorë, babanë e tij;
-E. K., 35 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 42 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. P., 53 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, nisin me një minutë heshtje komisionet parlamentare

Kanë nisur me një minutë heshtje mbledhjet e komisioneve parlamentare, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që humbi jetën ditën e djeshme pas një sulmi në sallën e gjyqit ku ishte në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë. 

Ulsi Manja e ka konsideruar vrasjen një akt barbar ndërsa ka kërkuar ndëshkim shembullor të autorëve. 

“Dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit në krye të detyrës, akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha ai.

DREJTËSIA NË ZI/ Pezullohen sot të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

Sot 7 tetor 2025 janë pezulluar të gjitha gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin në Gjykatën e Apelit.

Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri në sallë e gjyqit, teksa po jepte verdiktin për një çështje pronësie.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir.

Sot 7 tetor 2025 janë pezulluar të gjitha gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin në Gjykatën e Apelit.

Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallë e gjyqit, teksa po jepte verdiktin për një çështje pronësie.

Reagimi i Belinda Ballukut për ngjarjen në Gjykatën e Apelit: “Një akt i rëndë që godet vetë drejtësinë”

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën tragjikisht gjatë ushtrimit të detyrës.

“Ngjarja e sotme është tronditëse. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së gjyqtarit Kalaja, kolegëve të tij dhe gjithë trupës gjyqësore për këtë humbje të madhe,” – është shprehur Balluku.

Ajo e ka cilësuar ngjarjen si një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike, si dhe një sulm të papranueshëm ndaj shtetit të së drejtës.

“Dhuna ndaj përfaqësuesve të drejtësisë është dhunë ndaj vetë drejtësisë dhe themeleve të demokracisë sonë. Kjo tragjedi duhet të shërbejë si thirrje urgjente për forcimin e masave ligjore dhe penale, sidomos për kontrollin e armëmbajtjes dhe sigurisë në institucionet e drejtësisë,” – ka theksuar Balluku.

Në fund të reagimit të saj, zëvendëskryeministrja ka theksuar se qeveria mbetet e vendosur të mbështesë çdo nismë ligjore e institucionale që synon parandalimin e akteve të tilla, në mënyrë që drejtësia të ushtrohet në siguri të plotë.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Kalaja. Kujtimi i tij do të mbetet dëshmi e përkushtimit ndaj drejtësisë dhe shërbimit publik.”

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme per vr*sjen e gjyqtarit

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu

Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës.

Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.