Zjarr në një kabinë elektrike në Fier, panik te banorët

Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier.

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

  • Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre.

Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen vijojnë.

Balluku: “Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”

Investimet madhore në linjat hekurudhore të vendit tonë do ta përfshijnë në korridoret europiane. Në këtë drejtim, Shqipëria pritet të marrë asistencë edhe nga Zvicra. Deklarata është bërë nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet dhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, këtu në Zvicër.

Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar kështu edhe efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës,“- tha Balluku.

Hekurudha Tiranë-Durrës me zgjatimin për në aeroportin e Rinasit pritet të hapet për qarkullimin vitin e ardhshëm.

Te burgosurit postojnë pamje ku fyejnë dhe kërcënojnë ish-presidentin francez

Nata e parë e Nicolas Sarkozy në burgun Santé të Parisit u shndërrua në skenë tensioni dhe kaosi. Nga qelitë e burgut, të dënuarit iu drejtuan me fyrje dhe kërcënime ish-presidentit francez.

Ngjarja u filmua nga të burgosurit e pajisur me celularë dhe e postuan në rrjetin social “TikTok”. Pamjet bënë xhiron e rrjetit, teksa dëgjoheshin britma “Sarkozy, ki kujdes!” dhe “Do të të vrasim!”

Sipas avokatëve të ish-presidentit, të burgosurit “bënë zhurmë gjithë natën, duke u rënë mureve dhe duke bërtitur emrin e tij”.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, ka urdhëruar monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa rivalët e kanë kritikuar mënyrën e ndalimit të ish-kreut të shtetit si një “turp kombëtar”.

Sarkozy, ish-presidenti i Francës, u dënua me 5 vite burg për komplotimin e financimit të fushatës së tij zgjedhore me fonde nga Libia. Ai mbahet në izolim në një qeli 9 metra katrorë dhe ruhet 24 orë nga dy oficerë të armatosur.

“Tom Doshi ia mbathi”, kreu i PSD i përgjigjet Berishës: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Tom Doshi është arratisur nga vendi pasi ka dalë informacioni se do të arrestohej.Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, të cilin e fshiu pak orë më vonë, Berisha shkruante se kreu i PSD-së u largua, dy ditë pasi ishte paraqitur në SPAK.

“Toma ia mbathi. Gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot do të paraqitej burrërisht në SPAK për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që tia mbathi”, shkruan Berisha.Por pas statusit të kreut të PD-së, ka reaguar ish-deputeti Tom Doshi, i cili ka publikuar një foto duke pirë kafe me disa miq të tij dhe sicc thotë ai ndodhet në Tiranë.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”, shkruan Doshi.

Pas reagimit të kreut të PSD-së, në faqen e Berishës rezulton që postimi për Tom Doshin të jetë fshirë.

SPAK reagon pas lajmeve: “Nuk është në kompetencën tonë nëse Nuredin Dumani ka ngrënë karkaleca deti në qeli”

Një lajm i pazakontë bëri bujw në media ditët e fundit: Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë dhe një nga figurat mw të njohura të operacionit “Plumbi i Artë”, dyshohej se kishte konsumuar karkaleca deti brenda qelisë ku mbahet nën masa të rrepta sigurie.

Sipas raportimeve, ushqimi i detit nuk i kishte bërë mirë dhe Dumani kishte përfunduar në spital për trajtim mjekësor.

Por, pas publikimeve në media, SPAK ka reaguar zyrtarisht, duke sqaruar se çështja nuk hyn në kompetencën e këtij institucioni.

Në përgjigjen publikuar në faqen zyrtare, SPAK thekson:

“Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për këtë arsye, ju mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj.”

Me këtë reagim, SPAK heq dorë nga çdo përgjegjësi mbi mënyrën e trajtimit të Dumanit në qeli, duke ia kaluar kompetencën institucioneve që merren me administrimin e burgjeve dhe me mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer dhjetëra ngjarje kriminale në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, vijon të mbahet në kushte të veçanta sigurie, ndërsa dëshmitë e tij kanë shërbyer për arrestimin e dhjetëra personave në Shqipëri dhe Kosovë.

Aksidenti ne FIER-Profesori 44 vjecar rikthehet në Itali pas 75 ditësh paraburgimi në Shqipëri

D’Angelo, i cili ishte arrestuar në Shqipëri mbi akuza që nuk janë publikuar ende plotësisht, tashmë është lëshuar pa asnjë kufizim në lirinë e tij, duke shfrytëzuar mundësinë e lirimit me kusht. Kthimi në Itali i jep fund një periudhe të vështirë për të dhe familjen e tij, por gjithsesi ai mbetet në pritje të zhvillimeve të tjera ligjore që mund të ndikojnë në të ardhmen e tij.Profesori, sipas raportimeve, dukej i tronditur, por i lehtësuar pas 75 ditësh në paraburgim. Për çiftin, ky është fundi i një makthi. Ai u arrestua më 8 gusht, pas një aksidenti me makinë gjatë rrugës për në një dasmë.

Procedurat ligjore mbeten zyrtarisht të hapura, por tani ai mund të vazhdojë i lirë, me mundësinë e një kërkese të ardhshme për arrest shtëpiak në Itali. Rektori Fabio Graziosi, i cili theksoi angazhimin e Universitetit dhe institucioneve, dhe Kryetari i Bashkisë Pierluigi Biondi shprehën kënaqësinë e tyre.

Dosja “Bankers”, të dyshuarit dalin sot para GJKKO-së për masa sigurie

Pas kalimit dhe marrjes së akteve nga Prokuroria e Fierit në Prokurorinë e Posaçme, të dyshuarit e dosjes korruptive të kompanisë “Bankers Petroleum” do të dalin këtë të premte para Gjykatës së Posaçme.

Dy prokuroret e SPAK-ut, Anita Jella dhe Enkeleida Millonai, që po hetojnë dosjen do të kërkojnë masa të reja para gjyqtarit Erjon Çela.

Mes personave të dyshuar, i cili mbahet në masën e arrestit në burg është Leonidha Çobo, ish-administratori i “Bankers”, i cili i ka shkaktuar një humbje në buxhetin e shtetit nëpërmjet faturave fiktive.

Për këtë dosje në burg bashkë me Çobon është edhe Ceo Kinez, Hongping Xiao; 4 shtetas janë në masë “arrest shtëpie”; dhe 5 të tjerë në “detyrim paraqitje”.

Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.

Gjatë periudhës 2004–2024 kompania kineze akuzohet se ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë, por pavarësisht kësaj shume, kompania ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë.

Protestë ne Greqi kundër amendamentit,policia greke rrethon monumentin e ushtarit te panjohur

Një protestë po mbahet këtë të enjte përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Athinë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur para monumentit rreth orës 20:00 në protestë kundër amendamentit të votuar të mërkurën nga qeveria greke.

Amendamenti i qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis lejon vetëm vizitorët dhe ndalon protestat në zonën pranë këtij monumenti. Qeveria argumentoi se Varri i Ushtarit të Panjohur është një monument kombëtar që duhet të mbrohet dhe se ata që nuk zbatojnë rregullat do të gjobiten ose deri në një vit burgim.

Forcat policore u rreshtuan përpara Ushtarit të Panjohur teksa protestuesit marshuan me pankarta. Marshimi po zhvillohet kundër miratimit të amendamentit në lidhje me Ushtarin e Panjohur por edhe në kujtim të burrit që humbi jetën në shpërthimin në Ampelokipi një vit më parë.