Djali vr*t me th*ke babanë dhe arratiset

Krim në familje në Durrës! Ngjarje e rëndë është regjistruar pak me parë në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një djalë me probleme të shëndetit mendor dyshohet se ka qëlluar me thikë babain e tij.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.Autori është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit, ndërsa forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Berisha: Jam gati të ulem në një tryezë me Ramën për të prekur Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ishte gati për t’u ulur në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për ndryshimet në Kushtetutë.

Ky fakt u bë i ditur në një konferencë për mediat.

“Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë ka të tjera që se kanë. Shqipëria nëse vendos të ketë senat duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Për Bashkitë them të jenë më shumë. Ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në komisionin për Reformë Zgjedhore të jetë ODHIR. Për reformën territoriale të jenë ekspertët e kongresit të autoriteti rajonale, të Europës, pranë Këshillit të Europës. Kanë ekspertizën më të mirë të pushtetit vendor. Nuk ka asgjë për prekje të kushtetutës aty, por nëqoftëse është problemi për të përcaktuar senatin në kushtetutë, jam gati. S’kemi komplekse aty. Besojmë se është institucion i dobishëm. Jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por të duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për Kushtetutë. Ju siguroj që nuk ka.”, tha ai.

Fier/Në pranga 2 shtetas të dyshuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Heroinë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

-ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim H. V., banues në Roskovec, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 8 doza lënde të dyshuar narkotike Heroinë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sekuestrohen pasuritë e ‘International Medicare’ e ‘Sante Plus’, mbi 1 mln € fatura jo tatimore, fshehën të ardhurat e nuk paguan taksat

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe tëpaluajtshme të subjekteve International Medicare shpk dhe Sante Plus Group.

Hetimet mbi procedimin penal nr.5022, viti 2024, për veprat penale të parashikuar nga nenet 143/2, 179/3 dhe 180/3 të K. Penal, të kryera në bashkëpunim Drejtorinë e Hetimit Tatimor nëDrejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, nisën pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit International Medicare shpk (ish Sante Plus Group).

Ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por pa sukses. Kallëzuesi deklaroi se u mashtrua nga ky spital pasi i morrën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.

Nisur nga faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit C.S. dhe nga deklarimet e marra të punonjëseve, u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimorë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, tëpadeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht shtetas turq, të palicensuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë. U mbajt procesverbal për kqyrjen e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u fiksuan si provë materiale, në sallat kirurgjikale medikamente të ndryshme të skaduara, si dhe medikamente që ndalohet shitja dhe lejohen për përdorim vetëm në spitale private.

Në funksion të hetimit të procedimit penal, u administrua akti i kontrollit i mbajtur nga organet tatimore dhe rezultoi se subjekti ”Sante Plus” ka detyrime të lindura për mosdeklarim të pagës reale. Ky subjekt ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë tëpunonjësve, si rrejedhim ka fshehur vlerën e saktë të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kontrolli tatimor ka vlerësuar si tatim të padeklaruar nga shoqëria me efekt në TVSH shumën 12.826.573 Lekë. Po nga i njëjti kontroll rezultoi se ky subjekt duhet të lëshonte autofaturë për 11 fatura me vlerë112.736.764 lekë, me një tatim të padeklaruar të TVSH në vlerën 22.547.353 lekë. Sipas këtij akti, subjektit ”Sante Plus” i kanëlindur detyrimet tatimore nga fshehja dhe mosdeklarimi i pagave për vitet 2018-2023 në vlerën 4.510.786 lekë, si dhe për tatim tëpadeklaruar me efekt TVSH-je në vlerën 35.373.926 lekë.

Po kështu, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nga ana e subjektit International Medicare shpk, është vepruar nëkundërshtim me ligjin duke fshehur të ardhurat e përfituara nga pacientët, nëpërmjet mosdeklarimit të këtyre të ardhurave nëorganet tatimore në sistemet përkatëse fiskale, por duke i marëkëto të ardhura me mandate arkëtimi jo fiskale.

Në këto kushte ka të dhëna te mjaftueshme se nga ana e personave nën hetim dhe e subjektit International Medicare,  janë fshehur tëardhurat ne vlera te konsiderueshme duke bërë që për këto tëardhura të mos kryhen pagesat në favor të buxhetit të shtetit, duke i sjelle dëm të madh ekonomik interesave të shtetit shqiptar.

Nga aktet rezultoi se në kushtet kur nga raporti i kontrollit dhe veprimet e kundërligjshme në fshehjen e të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve nga ana e Sante Plus Group me ortak B. K. dhe adminsitrator E.Z. është regjistruar pranë QKB dhe subjekti International Medicare shpk po me të njëjtët ortak e administrator.

Këto veprime të personave nën hetim ka dyshime se janë kryer me qëllimin e vetëm të mos kryerjes së pagesave të tatimeve dhe taksave në favor të shtetit në kushtet kur për Sante Plus Group sipas ekstraktit të QKLB, ishin vendosur një sërë sekuestrosh konservative nga zyra përmbarimore për ekzekutime të vendimeve të gjykatave.

Aksidentoi për vd*kje 17-vjeçarin në Vlorë. Arrestohet shoferi i ‘Porche’

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.

Dumani pyetet për Ballukun: S’kam koment, prokurori nuk më ka shprehur shqetësime

Kreu i SPAK, Altin Dumani konfirmoi sot para deputetëve se nuk ka marrë ndonjë ankesë nga prokurori Dritan Prençi për presione që mund t’i jenë bërë në punën e tij.I pyetur nga deputeti Klevis Balliu për presione për shkak të zv.kryeministres Belinda Balluku, Dumani theksoi se i ka konfirmuar prokurorit të gjithë mbështetjen e tij.

Është raportuar presion i madh i madh ndaj Prencit për çështjen e Ballukut. Çfarë masash keni marrë?

Dumani: Është çështje në hetim, nuk kam për të dhënë asnjë koment. Të gjithë prokurorët kanë mbështetjen time si drejtues. Jam në komunikim të përhershëm me prokurorin dhe deri tani nuk më ka paraqitur ndonjë shqetësim. Ka gjithë mbësjetjen time për ccështjet që ka në ndjekje. Në asnjë rast nuk kam qenë bllokues hetimesh, përkundrazi jam munduar të krjioj një ambient ku prokurorët të ndihen të lirë.

 Altin Dumani largohet nga Parlamenti pasi raportoi para deputetëve per mbi 2 ore

Kreu i SPAK Altin Dumani ka lënë ambientet e Parlamentit pas përfundimit të raportimit të tij dhe përgjigjeve për pyetjet e deputetëve.

Kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi në seancë se Dumani ishte i lirë të largohej, por përfaqësuesit e tjerë të SPAK do të duhet të ndiqnin vijimin e punimeve në Kuvend.

Në seancën e sotme, Dumani raportoi mbi veprimtarinë e institucionit që drejton në vitin 2024, ndërsa më pas iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga deputetët e opozitës.

Dumani: Nuk kemi evidentuar asnjë politikan si pjesëtar të bandave kriminale

Duke raportuar këtë të hënë në Parlament për punën e SPAK gjatë vitit 2024, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti Agron Shehaj se a ka politikanë të përfshirë në grupe kriminale.

Kreu i SPAK u shpreh se politikanë që të jenë pjesë e një bande kriminale nuk janë evidentuar, por ka pasur një rast kur një ish-deputet është në gjykim për bashkëpunim me pjesëtarë të grupeve kriminale.

“Nuk kemi evidentuar ndonjë subjekt si pjesë të grupeve kriminale. Sa i përket bashkëpunimit, po kemi pasur një ish-deputet të Kuvendit të Shqipërisë, i cili është çështje e bërë publike dhe është në gjykim për çështje të tjera. Nuk mund të jap detaje, sepse përfshihen sekrete hetimi,” tha Dumani.