“Paketa e Maleve”, Qeveria miraton zonat e zhvillimit

Në kuadër të ligjit për Paketën e Maleve Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në disa bashki të vendit. Konkretisht, në mledhjen e sotme janë miratuar hartat në bashkitë Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan.

Vendimi i qeverisë vjen rreth 1 javë pas takimit të kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit, shumicën e të cilëve i qortoi për neglizhencë, pasi nuk kishin dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave hartën me zonat e përzgjedhura si prioritare për zhvillim, në bashkitë përkatëse.

Gjatë takimit, Rama urdhëroi për secilën bashki ngritjen e një task-force të përbërë nga 3 persona, e cila do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë, apo për t’i lehtësuar procedurat personave që kanë shpallur interesim për të qenë pjesë e 500 të parëve që do t’i miratohet leja për të invesuar. 500 investitorët e parë përfitojnë një kontratë 10 vjeçare ku për këtë periudhë kohore, nuk do të paguajnë asnjë taskë në shtet.

SCAN

Paketa Fiskale 2026, pritet të rikthehet kompensimi me 10% i TVSH-së në bujqësi

Në Paketën Fiskale 2026 do të përfshihet edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, nga 0% që është aktualisht kjo normë tatimore. Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në llogarinë e fermerit, dhe kostoja në një vit parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë lekë ose gati 15 milionë euro. Këto ndryshime ligjore të cilat ende nuk janë detajuar përmes një projektligji synojnë të ulë kostot për fermerët dhe ti bëjë produktet e tyre edhe më konkurruese në treg dhe të mos u mbeten stok.

Me ndryshimet ligjore të ligjit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 2018-2019 u vendos që TVSH-ja për bujqësinë të jetë 0%. Në këtë rast grumbulluesit, tregtarët apo kompanitë nuk kanë asnjë interes për të blerë prodhimin vendas, duke lëshuar faturë me TVSh pasi nuk e rimbursojnë dot më atë. Në variantin më të mirë, nëse e blejnë janë të detyruar që 20 përqindëshin ta ngarkojnë mbi çmim, e për pasojë, produkti final për konsumatorët del më i shtrenjtë.

Belinda Balluku, prezantoi sot zyrtarisht drejtuesin e ri të Postës Shqiptare

Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot zyrtarisht drejtuesin e ri para stafit të Postës Shqiptare, duke theksuar se ky ndryshim shënon një fazë të re në zhvillimin e institucionit.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në krye të Postës Shqiptare. Xhafaj do të jetë Administrator i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe mban datën 27 tetor 2025.

Sekuestrohen 4 objekte tek “Rana e Hedhun”, Shëngjin, masa sigurie për 9 persona përfshirë ish-zyrtarë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, sekuestroi  mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë si dhe lëshoi masa sigurimi ndaj nëntë personave për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal si dhe “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Në kuadër të një hetimi disa mujor, lidhur me procedimin penal nr. 135/2025, që ka për objekt një numër ndërtimesh pa leje të kryera në një zonë të rëndësisë kombëtare (e përcaktuar si e tillë me vendimin nr. 01, datë 28.12.2020, të Këshillit Kombëtar të Territorit), në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka finalizuar fazën e identifikimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale përkatëse.

Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave të dyshuar, si më poshtë:

Shtetasi G.M., ish-drejtor vendor i ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

Shtetasi A.Sh., ish-përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

Shtetasi A.M., përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

Shtetasi P.T., masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal, kryer më shumë se një herë, dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal;

Shtetasi L.B., inxhinier konstruksioni, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 186/3 të Kodit Penal;

Shtetasi H.Xh., inxhinier ndërtimi, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal;

Shtetasi F.Gj., ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

Shtetasi K.M. ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

Shtetasi M.N., Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Shëngjin, Komisariati Lezhë, masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe njëkohësisht “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është pranuar kërkesa e Prokurorisë me ndryshimet vetëm për shtetasin G.M, A.SH dhe A.M për të cilët ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. 

Në kuadër të hetimeve është pranuar nga Gjykata kërkesa për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë.

Hetimet për këtë çështje vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme dhe identifikimin e çdo personi tjetër që mund të rezultojë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Fier – disa raste dh*ne dhe kon*likte të evidentuara nga Policia, një arrestim dhe disa procedime penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 44 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin E. M., 43 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 38 vjeç;
-shtetasin A. Z., 53 vjeç, banues në fshatin Sektor i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;
-shtetasin O. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin D. B.;
-shtetasen J. M., 31 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur;
-shtetasin A. S., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-një shtetas 13 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht, me një shtetas 12 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre 16-vjeçarë dhe për një 15-vjeçar, pasi janë konfliktuar me një 14-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lëkundje tërmeti në Shqiperi, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë. 

Mësohet se epiqendra ka qenë 11 kilometra në juglindje të kryeqytetit, ndërsa magnituda ka qenë 3.4 e shkallës Rihter.

Ndryshime në Policinë e Shtetit,emërohen drejtuesit e rinj

Disa ndryshime janë bërë në Policinë e Shtetit, ku disa komisariate në vend do të kenë drejtues të rinj.

-Kryekomisari Mariglen Duçi, me detyrë shef komisariati në Komisariatin e Policisë Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër.

-Kryekomisari Nertila Meta me detyrë Specialist në Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum, në DPPSH emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd në DVP Elbasan.

-Kryekomisari Elton Halili me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd transferohet Shef Komisariati Bulqizë në DVP Dibër.

-Kryekomisari Edvin Peçi me detyrë Shef Komisariati Bulqizë emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë nr.6 në DVP Tiranë

-Kryekomisari Erdit Rrëçeku me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr.6 emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.

-Komisar Klaudio Zhupa me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe në DVP Shkodër.

-Kryekomisari Altin Lila me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër emërohet Specialist për hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Renda në DPPSH.

Zv.kryeministrja Balluku prezanton kreun e DPSHTRR

Është prezantuar këtë të mërkurë drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.Prezantimin e tij e ka bërë zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Bajraktari, i cili ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha zëvendëskryeministrja Balluku, do të marrë një detyrë të re.Ka qenë drejtor në Portin e Durrësit, Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, është bashkëpunues dhe do të mbështesë secilin në këtë mision. Dua të falënderoj Endrin, i cili do të marrë një detyrë tjetër”, u shpreh Balluku.

Kujtojmë se një ditë më parë Liburn Aliu u emërua drejtori i ri Portit të Durrësit.