Kryente EKO në këmbim të parave në Spitalin e Fierit, KY është mjeku imazherist që u arrestua

Arrestohet mjeku imazherist i Spitalit të Fierit, Gëzim Taullaj – kërkonte para pacientëve për eko dhe skaner

Fier, 1 nëntor 2025 – Pas një hetimi 4-mujor të zhvilluar nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, u finalizua operacioni “Imazheria”, që çoi në arrestimin e mjekut imazherist të spitalit rajonal Gëzim Taullaj, 66 vjeç.

Hetimet nisën pas denoncimeve se mjeku i kërkonte pacientëve shuma parash për të kryer ekzaminime me eko dhe skaner, gjatë orarit zyrtar të punës. Ai u kap në flagrancë duke marrë para nga një pacient për një eko abdominale.

Gjatë kontrollit të banesës iu sekuestruan 1.857.000 lekë, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë, të dyshuara si përfitime të paligjshme.
Prokuroria e Fierit po e heton për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.”

Belinda Balluku në SPAK, reagon Prokuroria e Posaçme

Prokuroria e Posaçme reagon pasi zv kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sot në SPAK.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00.”

Ndahet nga jeta ne moshën 73-vjeçare ish-kryeministri Fatos Nano

Shuhet në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri Fatos Nano. Ky i fundit prej kohësh vuante nga probleme me shëndetin, të cilat duket se këtë herë s’i kapërcehu dot. Fatos Nano, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë dhe të shquar si kryeministër i Shqipërisë.

Nano prej një muaj ishte në reanimacionin e një spitali privat.

Kush ishte Fatos Nano
Ai filloi karrierën e tij politike ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatisë vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Skema e naftës pa taksa, shpërndahen 6,5 milionë euro për 32 mijë fermerë

Skema e mbështetjes me naftë pa taksa për bujqësinë po jep efektet e saj në terren. Deri tani, 32.627 fermerë në të gjithë Shqipërinë kanë marrë fondet në llogaritë e tyre bankare, me një vlerë totale prej 634 milionë lekësh, ose rreth 6,5 milionë euro.

Për fermerët që zotërojnë mbi 10 hektarë tokë, skema parashikon 50% të mbështetjes për çdo hektar të mbjellë. Ndërkohë, grupimet e Bashkimit të Fermerëve përfitojnë të parët, dhe secili anëtar i grupimit merr masën e financimit në një llogari të veçantë në nivelin maksimal 100%.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), interesi i fermerëve për këtë skemë ka qenë mjaft i lartë.

Në platformën “e-Albania” janë regjistruar 69.917 aplikime nga fermerë dhe Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga fondet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025.

Pjesa më e madhe e aplikimeve, rreth 52.837, i përket skemës së mbështetjes me naftë pa taksa, që ka si synim të ulë kostot e punimeve bujqësore dhe të nxisë prodhimin vendas.

Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, qeveria synon të rrisë rendimentin e prodhimit bujqësor, të fuqizojë produktet “Made in Albania” dhe të garantojë zhvillim të qëndrueshëm rural, duke forcuar më tej konkurrueshmërinë e sektorit.

Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota pro dhe 9 kundër

Rrëzohet kërkesa e paraqitur nga opozita për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.Kërkesa u hodh në votim dhe rezultoi me 5 vota pro dhe 9 kundër.

7 shkeljet që opozita pretendoi se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj janë:Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës

Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë

Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore

Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’

S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025

Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve

I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private

Fier – Përplasi këmbësorin në Levan, procedohet në gjendje të lirë 65-vjeçari nga Libofsha

Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Levan të Fierit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur pas përplasjes nga një automjet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 65 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në Levan, ka përplasur këmbësorin A. R., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier – Hetim për vd*kjen e një 63-vjeçari në spitalin rajonal, dyshohet për neglizhencë mjekësore

Një 39-vjeçar nga Patosi ka kallëzuar në Policinë e Fierit se njerku i tij ka humbur jetën si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor në spitalin rajonal.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 30.10.2025, shtetasi A. Y., 39 vjeç, banues në Patos, ka kallëzuar se në Spitalin Rajonal të Fierit ka humbur jetën njerku i tij, shtetasi A. Z., 63 vjeç, për shkak të dyshimeve për neglizhencë në trajtimin mjekësor.

Aktualisht, po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 63-vjeçarit, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Fier – Arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që kanosi me th*ke bashkëshorten

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. Ç., 41 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës bashkëshorten e tij, pas një konflikti për motive të dobëta në banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës i përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Kanosja” në kuadër të dhunës në familje.