Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, pasi është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin Fatos Nano.Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, do nderojnë liderin historik të së majtës.
Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar. Pas homazheve publike, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik.
Dalan Alliaj, 36 vjeç, është i riu që u vra më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Gjorm të Selenicës.Policia bëri me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq ka ndërruar jetë.
Mësohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba.Pas pesë orësh arrati, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili është vrarë nga djali i xhaxhait.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier: -referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. B., 44 vjeçe, banuese në Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një shtetase 41 vjeçe; -shpallën në kërkim shtetasin L. O., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, derën e marketit në pronësi të një shtetasi 64 vjeç. Punohet për kapjen e shtetasit L. O.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 61 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Prej orëve te para të mëngjesit, dhjetëra qytetarë nga Fierit janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve, në nderim të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili do të përcillet sot për në banesën e fundit.Bashkia Fier ka vënë në dispozicion dy autobusë që u nisën në orën 07:00.
Është zbuluar identiteti i personit që u gjet i vrarë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, në qarkun e Vlorës. Viktima është Dajlan Alliaj, 35 vjeç, banues në Fier, i cili u qëllua me armë zjarri në derën e shtëpisë së xhaxhait të tij.Kanë qenë vetë familjarët që e kanë transportuar në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Po hetohet si pista e hakmarrjes por dhe pista të tjera. Dalan Alliaj figuron pronar i pikës së pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan Allidagu.Sipas informacionit zyrtar, nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është kushëriri i tij, shtetasi Bertil Alliaj, kushëriri i tij i cili është në kërkim dhe për Masakrën e Çoles,
Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Vlorës, trupi i 35-vjeçarit u gjet pa shenja jete nga familjarët, ndërsa nga këqyrja e parë janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
“Sot, në fshatin Gjorm, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe autorin e dyshuar të vrasjes. Zona është rrethuar nga policia dhe po kontrollohet për prova që mund të ndihmojnë në hetim.
Plagoset me armë zjarri në fshatin Gjorm të bashkisë së Selenicës një i ri, rreth 35 vjeç. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Vlorës, në gjendje të rëndë dhe me pas ka nderruar jete
I plagosuri ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Po sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.
Në Fier u përkujtua sot 81-vjetori i krijimit të Brigadës XI Sulmuese, një prej formacioneve më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut, të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it, si dhe qytetarë të shumtë që u bashkuan për të nderuar kontributin e kësaj brigade dhe të luftëtarëve fierakë që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Të pranishmit u përulën me mirënjohje ndaj rolit të Fierit dhe popullsisë së tij në mbështetjen e Lëvizjes Antifashiste. Brigada XI Sulmuese ka pasur një kontribut të spikatur në çlirimin e disa qyteteve të vendit nga pushtuesit gjermanë, si dhe në përmbushjen e misioneve të tjera luftarake pas çlirimit të Shqipërisë.
Megjithatë, gjatë ceremonisë është vënë re mungesa e përfaqësuesve të Prefekturës së Fierit te Keshillit te Qarkut dhe të Bashkisë Fier, çka është komentuar nga të pranishmit si një boshllëk institucional në një ditë me simbolikë historike për qytetin.
Në përfundim të aktivitetit, u përcollën mesazhe për ruajtjen e kujtesës historike dhe vlerësimin e kontributit të LANÇ-it si një pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku në ambientet e Qendrës Shëndetësore Shijak.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak.
Hetimet tregojnë se ky shtetas, në ambientet e godinës së Radiologjisë në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Pas ngjarjes, mjeku është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa autori është shoqëruar menjëherë në Komisariat dhe më pas është arrestuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.