GJykata Kushtetuese kthen Veliajn në detyrë, zbardhen detaje nga vendimi: Këshilli Bashkiak shkeli ligjin

GJykata Kushtetuese kthen Veliajn në detyrë

Mësohet se në vendim thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron me lart se ligji për vetëqeverisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund te shkarkohet vetëm për shkelje te renda.
Në vendim shtohet se Këshilli Bashkiak shkeli ligjin me vendimin për shkarkimin e Veliajt.

Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 2 milionë euro

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuri nëvlerë rreth 2 milionë euro.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1119, të vitit 2023, mbi bazën e materialeve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë sekuestrimi u bë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për  pasuritë e paluajtshme dhe tëluajtshme si më poshtë:

Pasuria e llojit “apartament” me sip.82 m2, ZK 8603, lagja “29 Nëntori”, Vlorë, në zotërim të shtetasit T.Q.

Pasuria e llojit “arë”, sip. 2000 m², Radhimë, në zotërim të shtetasve E.K dhe F.K;

Pasuria e llojit “apartament” me nr.98/3+3-22, e llojit apartament me sip.108.5 m2, nr.ap.22, ndërtuar nga shoqëria “Besa G&T” në komunën “Farkë”, “Sauk”, në zotërim të shtetases E.Q;

Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sip.50.6 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë;

Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sip.89.8 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q;

Pasuria e llojit “post parkimi”, nr.7, kati 1, me sip.14.3 m2, sip. e përbashkët 20.5 m2, sip.totale 34.9 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q;

Pasuria e llojit “post parkimi” nr.8, kati 1, me sip.14.9 m2, sip. e përbashkët 21.5 m2, sip.totale 36.4 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q ;

Pasuria e llojit “post parkimi” nr.9, kati 1, me sip.11.5 m2, sip. e përbashkët 16.6 m2, sip.totale 28.1 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;  

Pasuria e llojit “post parkimi” nr.12, kati 1, me sip.14.3 m2, sip. e përbashkët 22.2 m2, sip.totale 36.5 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “post parkimi” nr.11, kati 1, me sip.15 m2, sip. e përbashkët 21 m2, sip.totale 36 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q; 

Pasuria e llojit “post parkimi” nr.10, kati 1, me sip.11.5 m2, sip. e përbashkët 16.6 m2, sip.totale 28.1 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A6, kati 9, me sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë prenotuar nga shtetasi T.Q.; 

Pasuria e llojit “apartament” A7, kati 9, me sip.49.7 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.; 

Pasuria e llojit “apartament” A8, kati 9, me sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2 prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A4, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q ;

Pasuria e llojit “apartament” A5, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, të objektit B, ndërtuar nga shoqëria “Lespipa” shpk, sipas lejes së ndërtimit nr.7, prenotuar nga shtetasi T.Q.; 

Pasuria e llojit “apartament” A3, kati 9, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.,

Pasuria e llojit “apartament” A2, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A1, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2,  ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A2, kati 4, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A3, kati 4, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2,ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A1, kati 4, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament”, në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e luajtshme automjet marka “Daimler Chrysler” viti 1994, E200, në zotërim të shtetasit T.Q.; si dhe 

Pasuria e luajtshme automjet marka “Ford Focus” viti 2005, në zotërim të shtetasit T.Q.

PD kërkon interpelancë urgjente ne Kuvend me Ballukun

Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD, kanë kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas marrjes së saj si të pandehur nga SPAK për abuzimet me tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Ky tender rezultoi të ishte i paracaktuar dhe me një faturë të fryrë financiare prej 50 milion euro më shumë.

Në datën 31 Tetor 2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar marrjen të pandehur të Zëvëndëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr. 167 dhe 181 të vitit 2024), ka rezultuar se në procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum – Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, është rihapur procedura në datën 22.06.2021, me fond limit rreth 190 milionë euro, janë kryer shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, me qëllim favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure.

Screenshot 255
Screenshot 256

Sipas dokumentacionit zyrtar dhe burimeve të hapura të informacionit rezulton se fillimisht për këtë procedurë prokurimi publik ishte shpallur fitues operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”, me ofertë 140 milionë euro. Por, pas anullimit të kësaj procedure, është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomik “INTEKAR – ASL”, me ofertë 190 milionë euro. Megjithatë, punimet janë kryer sërish me nënkontraktim nga shoqëria “Gjoka Konstruksion”, duke i sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm të pajustifikuar prej 50 milionë euro.

“Në këto kushte, me qëllim dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me sa më lart, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një interpelance urgjente me Zëvëndëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku” – thuhet në kërkesën e depozituar nga deputetët e PD.

SPAK merr të pandehur 5 vartësit e Belinda Ballukut

Pas Ballukut, SPAK merr të pandehur edhe 5 vartësit e saj. 

Ervis Berberi
Genian Gjyli
Erald Elezi
Jetmira Dervishi
Mirzeta Kashica

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish deputetin Jurgis Çyrbjan, Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën ndaj tre të pandehurve në një çështje që lidhet me korrupsionin zgjedhor të vitit 2021 dhe tregimin e sekreteve shtetërore.

Sipas pretencës së SPAK-ut:

Jurgis Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit në disa herë, si dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Prokuroria ka kërkuar për të 3 vite burg, me një dënim përfundimtar prej 2 vitesh pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Altin Hajri përballet me akuzat për korrupsion në zgjedhje dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, SPAK ka kërkuar 3 vite burg, të cilat ulen në 2 vite me gjykim të shkurtuar.

Ahmet Masha akuzohet për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, prokuroria kërkon 2 vite e 6 muaj burg, të cilat reduktohen në 1 vit e 8 muaj pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Dy të arrestuar pas aksidentit në aksin “Strum–Roskovec”

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, ku si pasojë e përplasjes së motomjetit me drejtues shtetasin M. H., 33 vjeç, fillimisht me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin F. D., humbi jetën 33-vjeçari, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve B. C., 70 vjeç, banues në Roskovec dhe F. D., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasi E. Ll., 39 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. B., 31 vjeç, A. H., 31 vjeç dhe R. L., 35 vjeç, të tre banues në fshatin Goriçaj, pasi u kapën duke kryer gjueti të paligjshme, në vendin e quajtur “Rezervuari i Thanës”, Lushnjë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë gjahu dhe 115 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Aksident në Roskovec-Strum, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Mbahen homazhet për ndarjen nga jeta te Fatos Nanos

Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, pasi është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin Fatos Nano.Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, do nderojnë liderin historik të së majtës.

Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar. Pas homazheve publike, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik.