Fier – Arrestime dhe procedime penale për drogë, aksidente, dhunë dhe ndërtime pa leje

Fier – Arrestime dhe procedime penale për drogë, aksidente, dhunë dhe ndërtime pa leje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bëri me dije se në kuadër të kontrolleve dhe veprimeve procedurale të kryera gjatë orëve të fundit, janë goditur disa raste të paligjshmërisë në territor.

Në lagjen “Belishovë”, fshati Cakran, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të planit operacional të koduar “Koordinata”, kapën në flagrancë bashkëshortët S. M., 51 vjeç dhe B. M., 48 vjeçe, duke u kujdesur për 17 bimë narkotike. Pas veprimeve procedurale, u arrestua S. M. dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë B. M., ndërsa bimët u asgjësuan me djegie.

Në një rast tjetër, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan 71-vjeçarin A. S., pasi në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier, duke drejtuar automjetin, përplasi dy këmbësorë, 80 dhe 69 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdes mjekësor.

Po ashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për 26-vjeçarin K. Ç., nga Lushnja, i cili u kap me doza Cannabisi në posedim.

Nga Komisariati i Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi M. M., 49 vjeç, për ndërtim të paligjshëm, ndërsa Komisariati i Lushnjës nisi procedim ndaj shtetasit N. U., 63 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me grusht një person pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Nis Asambleja e Partise Socialiste

Sot është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kreu i PS ka prezantuar qeverinë e re për mandatin e tij të katërt në drejtimin e vendit.

Edi Rama: Jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4 vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të 4 qeverisës i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e Kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. 

Do të adresojmë emergjencës e krijuar në drejtimin e Tiranës.
Dua të them që në fillimin sa më qartë atë ë besoj duhet ë ndajmë të gjithë së bashku mbi raportin me drejtësinë. PS nuk ka hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë aq më tepër kur ajo nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. 

Nuk e kemi thënë kurrë duke bërë avokatin e kujtdo, edhe kur mund të mos na duket e drejtë. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e gjyqësorit.
Përmes reformës kemi larguar duart e ekzekutivit nga ccdo porces seleksionimi e zgjedhjeje, shkarkimi i prokurorëve e gjyqtarëve. 

Ermal Dredha zyrtarizon dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga ky post përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale. Dorëheqja e tij ishte njoftuar paraprakisht ditën e djeshme, por sot ai ka ndarë me qytetarët dhe publikun arsyet dhe reflektimet që çuan në këtë vendim.

Në mesazhin e tij, Dredha shprehet se largimi nga drejtimi i bashkisë është një akt reflektimi dhe përgjegjësie, i diktuar nga rrethana personale, familjare, politike dhe administrative. Ai thekson se dorëheqja nuk nënkupton shkëputje nga përgjegjësia publike, por është një mënyrë për të krijuar hapësirë për ide dhe energji të reja në drejtimin e qytetit.

“Shpresoj në mirëkuptimin tuaj, me bindjen që Vlora ka plotë mundësi për kontribute të vyera! Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike,” shkruan Dredha.

Ai e konsideron detyrën e kryebashkiakut si një përgjegjësi të jetuar me përkushtim të plotë, duke theksuar se ka punuar me ndershmëri dhe pranë njerëzve në ditë të mira dhe të vështira.

“Kam bërë më të mirën që kam ditur e mundur, ndoshta jo gjithmonë mjaftueshëm, por gjithmonë me ndershmëri,” shprehet Dredha, duke nënvizuar vlerat mbi të cilat ka mbështetur drejtimin e tij: transparencën, përkushtimin dhe respektin ndaj qytetarëve.

Në letrën drejtuar Kryeministrit, Dredha falënderon për bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen përgjatë mandatit, duke nënvizuar se respekti i tij për institucionet dhe qytetarët mbetet i pandryshuar.

“Ky vendim nuk ndryshon as respektin dhe as përgjegjësinë që ndjej ndaj vendit tim dhe ndaj qytetarëve tanë,” përfundon ai.

Shtylla elektrike e dëmtuar në rrugë i merr jetën 44-vjeçarit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima është identifikuar si Fatbardh Kaloshi, baba i tre fëmijëve.

Sipas të dhënave, ai ka rënë në kontakt me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë saj, duke ndërruar jetë në vend.

Raportohet se shtylla kishte qenë e dëmtuar prej ditësh dhe se rreziku ishte raportuar disa herë tek autoritetet përkatëse, por pa asnjë ndërhyrje.

Trump dënon vrasjen e aleatit të tij Charlie Kirk: Moment i errët për Amerikën!

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se është i mbushur me pikëllim dhe zemërim pas vrasjes së tmerrshme të Charlie Kirk.

Kirk, një aleat i fortë i presidentit amerikan, u qëllua për vdekje në një aktivitet universitar në Utah të mërkurën pasdite. Trump njoftoi vdekjen e konservatorit 31-vjeçar në mediat sociale, duke e cilësuar atë si një figurë të madhe dhe madje legjendare që ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga ai vetë. 

Në një  videomesazh të publikuar më vonë, presidenti tha: “Jam i mbushur me pikëllim dhe zemërim për vrasjen e tmerrshme të Charlie Kirk. Ai frymëzoi miliona njerëz dhe sonte të gjithë ata që e njihnin dhe e donin janë të bashkuar në tronditje dhe tmerr. Ky është një moment i errët për Amerikën”, shtoi zoti Trump, ndërsa premtoi një goditje ndaj “dhunës politike”.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, njoftoi se një person i arrestuar për të shtënat në Universitetin e Luginës së Utah-ut ishte liruar pas “marrjes në pyetje nga forcat e rendit”.

Zgjidhet sot Kabineti i ri qeveritar, Rama: Shihemi në 11:00

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga zyra e tij në Kryeministri, duke njoftuar mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar. “Shihemi në 11:00”, ka shkruar Rama në postim, duke paralajmëruar nisjen e punës së qeverisë së re.

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të mblidhet paraditen e sotme, në periferi të Tiranës, Edi Rama do të publikojë listën e emrave që do të jenë pjesë e ekzekutivit të tij në këtë mandat të katërt qeveritar.

Pritet që në përbërje të ekzekutivit të ri të jenë përfaqësues politikë socialist dhe teknicienë.
Një kombinim mes eksperiencës dhe brumosjes politike socialiste dhe teknikëve që pritet të zënë vende në dikastere të rëndësishme.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama po ashtu pritet të shpalosë edhe piketat e qeverisjes së 4 viteve të ardhshme dhe sfidat me të cilat do të përballet ajo, prioritet mbeten reformat e nevojshme për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

Sipas rendit të ditës, pas fjalës së kryeministrit Rama, do të ketë një hapësirë për diskutime.

Ndërkohë që një ditë pas mbledhjes së Asamblesë socialiste, do të zhvillohet seanca e parë e Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar tashmë datën 12 Shtator për mbledhjen e legjislaturës së XI-të. Seancë në të cilën të 140 deputetët e rinj do të betohen për të ushtruar detyrën e tyre në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Pas konstituimit të Parlamentit, kryeministri Rama do të duhet që të dorëzojë në zyrën e Presidentit propozimet për ministra. Presidenti ka në dispozicion 7 ditë kohë për dekretimin e ministrave, ndërkohë që më pas brenda 10 ditësh dekretet e kreut të shtetit kalojnë për votim në seancë plenare. Në të njëjtën seancë ku kryeministri paraqet edhe programin politik të qeverisë së tij.

Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” , njëri prej tyre polic

Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona. Teksa ndodheshin në një postbllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar…Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekie tëtyre duke arritur që t’i ndalojnë.

Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.

Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë. Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Humb jeten aleati i Trump, Charlie Kirk u q*llua me pl*mb në qafë gjatë një aktiviteti

Vdes në spitali një nga aleatët dhe mbështetësit e presidentit Donald Trump, Charlie KirK i cili u qëllua pak orë më parë me armë zjarri në qafë, teksa po mbante një fjalim në një universitet. në SHBA.

Lajmi është publikuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social.

Trumpo

Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihen momentet ku Kirk qëllohet me një plumb në qafë, ndërsa një lum gjaku rrjedh duke treguar se me shumë mundësi plumbi ka prekur një nga arteriet.

Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të krahut konservator amerikan dhe themelues i organizatës Turning Point USA, ishte në Universitet për të mbajtur një fjalim në kuadër të një turneu studentor. Ai njihet për mbështetjen e tij të fortë ndaj Presidentit Donald Trump dhe ka ndjekës të shumtë në platformat sociale – mbi 5.2 milionë në X dhe 7.3 milionë në TikTok.

Postimi i Trump ne Truth Social

I Madhi, madje edhe Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!