Dron rus 50 minuta në hapësirën ajrore të Rumanisë, Zelensky paralajmëron rrezik për NATO-n

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se një dron rus ka depërtuar 10 kilometra në territorin rumun dhe ka vepruar për rreth 50 minuta në hapësirën ajrore të NATO-s.

“Rumania ngriti avionë luftarakë për shkak të një droni rus në hapësirën e saj ajrore. Sipas të dhënave aktuale, droni depërtoi rreth 10 km në territorin rumun dhe operoi në hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 minuta”, deklaroi Zelensky.

Në të njëjtën kohë, edhe Polonia u përgjigj ushtarakisht ndaj kërcënimit të dronëve sulmues rusë, duke rritur nivelin e gatishmërisë.

Kreu i shtetit ukrainas shtoi gjithashtu se, sipas raporteve të para, Rusia kishte përdorur hapësirën ajrore bjelloruse më 13 shtator për të lëshuar dronë drejt rajonit ukrainas të Volynit, duke e zgjeruar edhe më tej zonën e kërcënimit.

Prokurorët kundërshtojnë policinë: Parkimi dysh nuk është krim!

Prokuroritë rrëzojnë referimet e policisë për parkimet, çështjet trajtohen si kundërvajtje administrative

Prokuroritë në disa qytete të vendit po hedhin poshtë kallëzimet e Policisë së Shtetit për rastet e parkimeve që konsiderohen pengesë në qarkullim. Organi i akuzës ka vendosur në disa raste mosfillimin e procedimeve penale, duke i trajtuar shkeljet si kundërvajtje administrative dhe jo si vepra penale.

Në Sarandë, për dy shoferë të kallëzuar për “pengim të qarkullimit”, mes tyre edhe një rast ku u bllokua një autobus me turistë, është vendosur që të mos nisë procedim penal.

Në Vlorë, ku një zjarrfikëse u pengua nga një automjet i parkuar në mënyrë të gabuar në Himarë, prokuroria është ende në fazën e verifikimit për të vendosur nëse do të nisë hetim.

Ndërkohë, në Tiranë dhe Lezhë janë dërguar nga policia rreth 70 dosje, por deri më tani nuk ka një vendim për nisjen ose jo të procedimeve penale.

Ky zhvillim vjen pas urdhrit të policisë disa javë më parë, që shoferët që bllokojnë qarkullimin të ndëshkohen jo vetëm me gjobë prej 20 mijë lekësh, por edhe të referohen për ndjekje penale. Deri më tani, mbi 100 drejtues mjetesh janë kallëzuar, por interpretimi i policisë duket se nuk po gjen mbështetje nga prokuroritë.

Alarmohet NATO, droni rus shkel hapësirën ajrore rumune

Një dron rus shkel hapësirën ajrore të Rumanisë pranë Chilia Veche, duke shkaktuar alarm në NATO.

Një avion F16 zbuloi dhe ndoqi dronin deri sa ai u zhduk nga radari dhe besohet se është rrëzuar. Autoritetet rumune njoftuan se droni nuk kaloi mbi zona të banuara dhe nuk përbënte rrezik të menjëhershëm për popullsinë.

U dha një alarm Ro-Alert për banorët në rajonin verior të Tulcea, pranë kufirit me Ukrainën, duke kërkuar që ata të qëndrojnë në bodrum ose larg dritareve për 90 minuta për shkak të rrezikut nga objekte që mund të bien nga qielli. Situata mbetet nën vëzhgim nga autoritetet lokale dhe NATO.

Euro bie në një minimum të ri historik

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën me një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 96,5 lekë.

Presionet nënçmuese mbi kursin e Euros vazhdojnë të jenë të forta edhe pas kalimit të tëperiudhës së që përbën pikun e sezonit veror, nëperiudhën korrik-gusht. Pas një rritjeje tëpërkohshme në ditët e fundit të gushtit, kursi iEuros i është kthyer sërish rënies, në nivele edhemë të ulëta.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjodëshmon praninë e një oferte të lartë të valutësnë treg. Në vitet e fundit, sezoni turistik ështëzgjatur në kohë dhe vlerësohet se kjo sjell prurjemë të larta valutore.

Të dhënat e tërthorta këtë vit dëshmojnë njëngadalësim të ndjeshëm të rritjes së numrit tëturistëve të huaj, ndërsa vlerësimet e operatorëve turistikë për këtë sezon veror nëpërgjithësi nuk kanë qenë shumë entuziaste.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë tëvitit u rritën me më pak se 8%, shifër kjondjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit përtremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumëkrahasuar me të njëjtën periudhë të vitit tëkaluar.

Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti illogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerëtotale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pakkrahasuar me të njëjtën periudhë të vitit tëkaluar.

Prurjet valutore duket se janë të qëndrueshme. Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë vitevetë fundit ka qenë rritja e investimeve të huajadirekte, sidomos në sektorin e pasurive tëpaluajtshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuarndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuarme një vit më parë.

Në perceptimin e agjentëve të tregut, gjithashtuprurjet informale të valutës vazhdojnë të kenëgjithashtu ndikim në rritjen e ofertës së euros dhe në zhvlerësimin e monedhës europiane ndajLekut.

Nga ana tjetër, rënia e Euros dhe forcimi imonedhës vendase në vitet e fundit është ndikuarparalelisht edhe nga politika fiskale mështrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe tëborxhit publik.

Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të tëvitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë sëFinancave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetorkishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuarme të njëjtën periudhë të një viti më parë, nërënie me 42%. /Monitor

Tr*tol në hotelin e ish-kryebashkiakut, policia rrethon zonën

Një sasi e konsiderueshme lënde e rrezikshme është zbuluar pasditen e së shtunës afër një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit, objekt në pronësi të ish-kreut të bashkisë, Vangjush Dako. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, në afërsi të gjimnazit “Gjergj Kastrioti”.

Pajisja, që dyshohet të ketë përmbajtje eksplozive të llojit tritol, ishte e montuar bashkë me një telefon celular – një shenjë që lë të kuptohet se mund të ishte e përgatitur për t’u aktivizuar në distancë. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e rendit dhe njësitë xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Zona është izoluar për arsye sigurie dhe më pas është realizuar një shpërthim i komanduar, për të neutralizuar rrezikun.

Deri tani nuk ka persona të dyshuar për vendosjen e mjetit shpërthyes, ndërsa autoritetet kanë nisur këqyrjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm.

Sa shqiptarë morën leje për të qëndruar në BE? Kryesuam rajonin

Në vitin 2024, në Bashkimin Europian u lëshuan 3.5 milionë leje qëndrimi të para për shtetasit jashtë territorit, një rënie prej 8.3% krahasuar me vitin 2023. Punësimi mbeti arsyeja kryesore, duke përbërë 31.9% të totalit ose plot 1.1 milion leje.

Por si paraqitet situata për Shqipërinë? Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, gjatë vitit 2024 lidhur me lejet e para sipas arsyes, kohëzgjatjes së vlefshmërisë dhe shtetësisë BE ka aprovuar rreth 66 mijë leje të para për shtetas shqiptarë. Shumica dërrmuese lidhet me arsye familjare, me plot 34 mijë leje, ndërsa rreth 2 mijë iu dhanë për studime dhe afro 11 mijë për arsye të paspecifikuara.

Kur krahasohet me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mbetet në krye sa i përket numrit të lejeve të para të lëshuara. Pas saj renditet Serbia me rreth 46 mijë leje, ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë përkatësisht 38 mijë dhe 39 mijë leje. Edhe Bosnja dhe Hercegovina ka regjistruar një numër të lartë lejesh, rreth 39 mijë, por Mali i Zi duket se ka përjetuar një ulje të ndjeshme, me vetëm 3,200 leje të para.

Analiza e arsyeve për marrjen e lejeve të qëndrimit tregon një mozaik të ndryshëm sipas shtetësisë. Për shtetasit e Ukrainës, Bjellorusisë dhe Indisë, arsyeja më e shpeshtë ishte punësimi, duke përbërë 72.5%, 55.2% dhe 43.9% përkatësisht. Nga ana tjetër, shtetasit e Afganistanit, Sirisë dhe Bangladeshit përfituan më shumë leje për arsye të mbrojtjes ndërkombëtare, me përqindje që varionin nga 40.8% deri në 85.4%. Për shtetasit e Marokut, Kolumbisë dhe Turqisë, arsyet familjare dominuan, duke përbërë deri në 46.6% të lejeve të dhëna, ndërsa për shtetasit e Kinës arsye kryesore ishin studimet, me 34.1% të lejeve të lëshuara. Këto të dhëna tregojnë qartë se motivet e migrimit ndryshojnë ndjeshëm sipas shtetësisë dhe situatës socio-ekonomike të vendeve përkatëse.

Fermerët në Fier dhe Roskovec: “Shesim lirë, produktet bujqesore kalben ne fushe”

Fermerët në Fier dhe Roskovec po përballen me vështirësi të mëdha për shitjen e prodhimeve bujqësore. Ata ankohen se mungesa e tregut i detyron të pranojnë çmime shumë të ulëta nga tregtarët, të cilët më pas i rishesin produktet në Tiranë dhe qytete të tjera me disa herë më shumë.

“Ne i shesim prodhimet lirë, vetëm që të mos na prishen. Pastaj i shohim në tregjet e qyteteve të mëdha me pesëfishin e çmimit,” – shprehen fermerët, duke theksuar se kostot e larta të punës dhe mungesa e një zinxhiri të drejtë tregtimi i kanë vënë në vështirësi ekonomike.

Fermerët kërkojnë zgjidhje nga institucionet për krijimin e tregjeve lokale funksionale dhe garantimin e një çmimi të drejtë për prodhimet e tyre.