Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri

Kreu i ekzekutivit Edi Rama, ka pritur këtë paradite në ambientet e kryeministrisë ambasadorët e vendeve Europiane

Delegacioni i diplomatëve të huaj kryesohet nga ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa të pranishëm janë pothuajse të gjithë kryediplomatët e vendeve anëtare të akredituar në Tiranë.

Pas takimit, Rama ndau dhe pamjet nga mbledhja, teksa shkruan: Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë.

Berisha lajmëron protestë me 17 nëntor përpara kryeministrisë

Sali Berisha ka njoftuar se PD nisur nga dita e Hënë, do të nisë protestat.

Por duket se skenari këtë herë është pak më ndryshe nga protestat e mëparshme, pasi Berisha tha se ditën që do të ketë Kuvend, deputetët e PD dhe qytetarët do të protestojnë para Kryeministrisë.

Më pas tha ai do të thirret dhe protestë Kombëtare.

“Dita e hënë do të jetë dita e fillimit të parlamentit para kryeministrisë së qyqarëve dhe parlamentare, PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend të situatës, se narko- shteti i Ramës dhe ndaj kësaj diktuare ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta”, tha Berisha.

Pas atentatit në Rinas, AMP pezullon zinxhirin komandues të Operacionales

Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani, ka ardhur reagimi zyrtar nga institucioni.

Në deklaratën publike, AMP bën me dije se ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura, si dhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit të Shaljanit, që daton nga shtatori i vitit 2025.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Benz-i” ku u vr* krahu i djathtë i Shullazit në pronësi të tij? Reagon Elvis Kosova

Elvis Kosova, për të cilin u raportua se ishte pronari i automjetit tip Benz, me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani, viktimë e atentatit të djeshëm dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), ka reaguar lidhur me vrasjen e djeshme të ndodhur në aeroportit të Rinasit, duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Në një koment në rrjete sociale Elvis Kosova, shkruan se automjeti është në pronësi të kompanisë. Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve.

“As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s’di, s’kam fjalë me këto. Zot na ruaj.”- shkruan Vis Kosova në një koment në rrjete sociale.

Mbeti i pl*gosur te at*ntati në Rinas, publikohet fotoja e punonjesit te AMP-se ,40-vjeçarit Muçi Shaljani


Personi ne foto eshte Muçi Shaljani Sheqeri 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur ditën e sotme te rrethrrotullimi  i Rinasit ku humbi jetën Gilamando Dani, miku i Emiljano Shullazit.

Muçi Shaljani ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën pasi është qëlluar dhe në kokë dhe ka dëmtime të rënda të trurit.

Mesohet se Shaljani ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ai drejtonte automjetin tip Benz në të cilin udhëtonte edhe Gilmando Dani në momentin që ndaj tyre është qëlluar me breshëri duke shkaktuar vdekje e menjëhershme të Dani dhe plagosjen rëndë të 40-vjeçarit.

Sipas burimeve nga spitali i Traumes ne Tirane , gjendja e 40-vjeçarit mbetet e rëndë, ndërsa ai është nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor.

Kujtojmë se një atentat me armë zjarri ndodhi këtë të martë rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.

Viktimë e ngjarjes mbeti Gilmando Dani, 47 vjeç, i njohur për lidhjet me Emiljano Shullazin, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri), rreth 40 vjeç.

Shaljani dhe Dani po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz S” kur ndaj tyre është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e breshërisë së plumbave, Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak më vonë është gjetur një automjet i djegur në fshatin Halil, që dyshohet se është përdorur prej tyre për të shpëtuar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore që lidhin Tiranën me Fushë-Krujën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit dhe për të identifikuar autorët.

Rrëzohet avioni ushtarak turk, humbin jeten 20 anëtarë të ekuipazhit

20 anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit ushtarak turk C-130 humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit, njoftoi sot Turqia.

Aeroplani C-130 u nis nga Azerbajxhani dhe po kthehej në Turqi kur u rrëzua, tha Ministria Turke e Mbrojtjes në rrjetin X, raporton Euronews.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shprehu “trishtimin e tij të thellë” dhe ngushëllime familjeve të viktimave.

“Me vullnetin e Zotit, do ta kapërcejmë këtë vjeshtë me minimum vuajtjesh. Jemi me martirët tanë në lutjet tona”, tha Erdogan.

Policia informacion zyrtar per at*ntatit në Rinas me një të v*ekur

Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. 

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. 

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

At*ntati në Rinas/ Vr*tet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

Zbardhen identitetet e personave që ranë pre e një atentati sot në afërsi të Rinasit. Mësohet se viktimë dyshohet se ka mbetur shtetasi Gilmando Dani, ndërsa i plagosuri ka mbiemrin Muça. Dyshohet se viktima është pjesë e një grupi kriminal. Gilmando Danit iu bë atentat vdekjeprurës pak çaste pasi ishte kthyer nga jashtë shtetit. Në aeroportin e Rinasit, Dani është pritur nga 40-vjeçari që mbeti i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri).


Viktimë dyshohet të jetë shoferi, ndërsa pasagjeri është plagosur. Mesohet se një automjet është sulmuar me armë nga një tjetër automjet, që ka qenë në lëvizje.

Nga verifikimet paraprake, që kanë bërë agjentët e policisë, thuhet se automjeti i autorëve ka shkuar në drejtim të Fushë-Krujës.