Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin italian M.G. për 2 vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim procedimin shtetasin M.G., shtetas i huaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ parashikuar nga neni 290 pg.4 i Kodit Penal dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’ parashikuar nga nenit 273 i Kodit Penal.

Nga hetimet i kryer mbi procedimin penal nr.1207, datë 10.08.2025, në bashkëpunim me policinë gjyqësore u arrit të provohet se, në datë 08.08.2025, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Fier- Levan, automjeti me targa të huaja, i drejtuar nga i pandehuri M.D., u përfshi në një aksident rrugor me automjetin tip “Mercedes Benz” të drejtuar nga shtetasi E.SH. 

Automjeti që drejtohej nga i pandehuri M.D., është larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, ka humbur jetën shtetasi i mitur E.Sh, është plagosur rëndë shtetasi F.T., si dhe janë plagosur lehtë shtetasi i mitur K.D dhe drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga i pandehuri M.D. janë vlerësar se kanë qenë determinante në ardhjen e pasojave. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të shtetasve nëpërmjet mosrespektimit të rregullave të qarkullimitrrugor.

Balluku-Marrëveshje e re për përmirësimin e rrjetit energjetik në veri të vendit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka nënshkruar marrëveshjen për projektin “Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipërinë e Veriut pas tërmetit të vitit 2019”.

Balluku theksoi se ky projekt është një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë së qëndrueshme me Qeverinë Italiane, si dhe një tjetër hap i rëndësishëm drejt forcimit të infrastrukturës energjetike të vendit.

“Sfida jonë është të garantojmë furnizim më cilësor me energji për komunitetet që u prekën më shumë nga tërmeti, duke sjellë zhvillim, siguri dhe qëndrueshmëri”, u shpreh Balluku, duke falënderuar Italinë për mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm. 🤝

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK.Ende nuk dihet se përse është thirrur në organin e akuzës ish kreu i Policisë.

Mbledhja e dy qeverive,16 marrëveshjet dhe memorandumet që do nënshkruhen

Në Romë për herë të parë është duke u zhvilluar mbledhja e parë mes qeverisë Italine dhe asaj shqiptare. Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama janë ulur ballë përballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në Villa Doria Pamphili Fillimisht është zhvilluar një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan motra.

Drafti i këtyre marrëveshjeve, lidhen me Bashkëpunimi strategjik Itali Shqipëri  në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.

Për të vijuar tek  Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme.

Bashkëpunimi në Mbrojtjen civile, parashikon  disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;

Ndërsa Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal; Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë; Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive. Në total 16 marrëveshje dhe memorandume do të  shkëmbehen gjatë ceremonisë zyrtare të kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G  shihet  një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Balluku takon ministrin Fratin, fokusi te ndërtimi i linjës nënujore Shqipëri–Itali

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin.

Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, si dhe në projektet strategjike që pritet të thellojnë partneritetin mes dy vendeve.

Në qendër të bisedës ishte projekti madhor për ndërtimin e linjës nënujore Shqipëri–Itali, një infrastrukturë energjetike e rëndësishme që do të lidhë sistemet elektroenergjetike të të dy vendeve. Ky projekt është pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim, që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, duke krijuar një rrjet strategjik me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike të gjithë rajonit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Balluku theksoi rëndësinë e këtij investimi, i cili pritet të hapë një kapitull të ri në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ndihmuar në garantimin e qëndrueshmërisë dhe diversifikimit të burimeve të energjisë.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të frytshme me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, z. Gilberto Pichetto Fratin. Diskutuam gjerësisht mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorin energjetik, me fokus projektin strategjik për ndërtimin e linjës nënujore që do të lidhë dy vendet tona. Ky investim do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dhe do të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike në rajon,” shkruan Balluku.

Gjatë takimit u theksua se raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë përbëjnë një bazë të fortë për nisma të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Takimi Balluku–Fratin është zhvilluar në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe italiane në Romë, një ngjarje që synon të forcojë më tej marrëdhëniet strategjike dhe partneritetin ekonomik e institucional mes Tiranës dhe Romës.

Sot Samiti i parë ndërqeveritar Shqipëri-Itali në Romë, Rama: I hapim rrugë 16 marrëveshjeve të reja

Sot do zhvillohet në Romë mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane.Në një postim në Facebook, kryeministri Rama tha se kjo mbledhje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, duke hapur rrugën për 16 marrëveshje të reja konkrete bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Takimi i nivelit të lartë pritet të përmbyllet me nënshkrimin e dokumenteve që thellojnë lidhjet ekonomike, kulturore dhe institucionale mes dy vendeve.

Fier -5 impiante të rinj diellorë me kapacitet mbi 80 MW

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKTU), në mbledhjen e datës 29 shtator, ka dhënë miratimin për një total prej 302 MW kapacitet të ri të instaluar nga impiante fotovoltaikë të pavarur, të cilët do të operojnë në tregun e lirë, pa mbështetje financiare nga qeveria.

Projekti më i madh pritet të ndërtohet në Bashkinë Kolonjë, me një fuqi prej 62 MW, i zhvilluar nga kompania “Fortis Energy & Construction”, ndërsa një tjetër impiant me kapacitet 30 MW do të ngrihet në Fier.

Gjithashtu, disa kompani si “Erseka Solar” janë duke zgjeruar projektet ekzistuese me lote të rinj që tashmë janë në fazë prodhimi.

Rritje e kapacitetit të energjisë diellore

Në total, janë miratuar 13 projekte fotovoltaike, me kapacitete që variojnë nga instalime të vogla prej 2 MW deri në parqe të mëdha prej dhjetëra megavatësh.

Një pjesë e tyre do të përfitojnë çmim të rregulluar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe do ta shesin prodhimin e tyre tek shteti, ndërsa pjesa tjetër do të operojë si prodhues të pavarur në tregun liberal të energjisë.

Këto zhvillime pritet të rrisin ndjeshëm furnizimin me energji të pastër dhe të përshpejtojnë diversifikimin e burimeve energjetike, një objektiv strategjik për Shqipërinë në vitet në vijim.

Aktualisht, impianti më i madh fotovoltaik në prodhim në vend është ai i Karavastasë me kapacitet 140 MW, që mbetet një nga projektet kryesore të energjisë së rinovueshme në rajon.

Objektivat afatmesëm për diversifikim

Megjithëse pesha e energjisë diellore në totalin e prodhimit kombëtar mbetet ende e kufizuar, ritmi i miratimeve të reja tregon një trend të qëndrueshëm zgjerimi.

Në një periudhë afatmesme, këto investime pritet të ndihmojnë në krijimin e një ekuilibri më të qëndrueshëm midis burimeve ujore dhe atyre diellore, duke reduktuar varësinë nga kushtet klimatike dhe duke rritur sigurinë energjetike të vendit.

Lista e projekteve të miratuara

  • Gramsh – “Glow Solar” sh.p.k., 29.13 MW
  • Gramsh – “Voltz Solar” sh.p.k., 15.2 MW
  • Ersekë – “Erseka Solar Park 3 Lot 1” sh.p.k., 42.315 MW
  • Ersekë – “Erseka Solar Park 3 Lot 2” sh.p.k., 21.21 MW
  • Himarë (Porto Palermo) – “Sea Solar Energy” sh.p.k., 2 MW
  • Bulqizë – “Gjorica Solar Park” sh.p.k., 40 MW
  • Fier – “Power Energy” sh.p.k., 25 MW
  • Elbasan – “G.A.C” sh.p.k., 2 MW
  • Fier – “Gemtech Solar Park” sh.p.k., 10 MW
  • Fier – “Dion Energji” sh.p.k., 2 MW
  • Kolonjë – “Fortis Energy & Construction” sh.p.k., 62 MW
  • Fier – “EZ-5 Solar Park 2” sh.p.k., 30 MW
  • Fier – “Prosol Solar” sh.p.k., 21 MW

Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri

Kreu i ekzekutivit Edi Rama, ka pritur këtë paradite në ambientet e kryeministrisë ambasadorët e vendeve Europiane

Delegacioni i diplomatëve të huaj kryesohet nga ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa të pranishëm janë pothuajse të gjithë kryediplomatët e vendeve anëtare të akredituar në Tiranë.

Pas takimit, Rama ndau dhe pamjet nga mbledhja, teksa shkruan: Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë.