Policia e Fierit: Arrestime, aksidente dhe një 21-vjeçare e zhdukur

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetaseje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. M., 38 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. Sh.. Si pasojë u dëmtua pasagjerja në automjetin që drejtonte shtetasi M. Sh., e cila është në kujdesin e mjekëve.

Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Informacion paraprak/Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Fier-Cakran”, automjeti me drejtues shtetasin Xh. I., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. H. dhe me automjetin me drejtuese shtetasen M. S.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. H., i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Aksident i trefishtë në aksin Fier–Cakran, plagoset një nga drejtuesit e mjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete: një “Audi”, një “Hyundai” dhe një “Volkswagen”.

Përplasja mes mjeteve ka shkaktuar lëndime të lehta për një nga drejtuesit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në terren dhe pritet të zbardhë nëse ngjarja ka ardhur si pasojë e shpejtësisë, manovrimeve të gabuara apo kushteve të rrugës.

Avionët “Tajfun”britanikë mbrojnë qiellin polak pas ndërhyrjes së dronëve rusë

Dy tajfunë të RAF u vendosën si pjesë e një operacioni të NATO-s për të forcuar krahët lindorë të Evropës për të penguar agresionin e mundshëm rus

Tre ndërhyrjet në hapësirën ajrore të NATO-s nxitën shqetësime në lidhje me zgjerimin e mundshëm të luftës trevjeçare të Rusisë në Ukrainë dhe janë parë si një përpjekje nga Moska për të testuar përgjigjen e aleancës ushtarake.

Incidenti mbi Poloninë e shtyu kryeministrin e saj, Donald Tusk, të paralajmëronte se vendi i tij ishte më afër “konfliktit të hapur” që kishte qenë që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do t’i siguronte Varshavës mbulim shtesë ajror.

Dy Typhoonë të RAF, të mbështetur nga një aeroplan furnizimi ajër-ajër RAF Voyager, u ngritën nga RAF Coningsby, në Lincolnshire, të premten në mbrëmje për të mbrojtur qiellin e Polonisë përpara se të ktheheshin shëndoshë e mirë herët të shtunën në mëngjes.

17-vjeçari g*det me g*rshërë një 40-vjeçar pas një konfl*kti për motive të dobëta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka sulmuar fizikisht një 40-vjeçar me një mjet prerës.Sipas Policisë, konflikti ka ndodhur më 20 shtator 2025 dhe ka pasur si pasojë plagosjen e lehtë të shtetasit D.V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht: • një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ujku sulmon kopenë në Karbunarë të Vogël, 40 bagëti të ngo*dhura

Lushnje, 21 shtator 2025 – Një sulm i egër nga ujku ka tronditur banorët e fshatit Karbunarë e Vogël, në bashkinë e Lushnjes, ku një tufë me bagëti të imta është bërë pre e grabitqarit në orët e para të mëngjesit.

Sipas blegtorit, sulmi ka ndodhur rreth orës 03:30, në kohën kur bagëtitë ndodheshin në vathë. Nga 80 krerë dele dhe dhi, ujku ka mbytur 40 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur të plagosura rëndë ose lehtë, të shpërndara mes vathës dhe rrugëve pranë.Kur vajta në mëngjes, gjysma e tufës ishte e masakruar. Ujku i kishte ngrënë, kafshuar dhe të tjerat i kishte lënë rrugëve të plagosura. S’kishte parë ndonjëherë një sulm të tillë,” – tregon blegtori i tronditur.

Ngjarja ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për familjen blegtore, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për rritjen e rasteve të sulmeve nga kafshë të egra, që po zbresin gjithnjë e më afër zonave të banuara.

Trafikuan shtetase nga Uganda me qëllim shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët, nën akuzë për 6 vepra penale

Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë, u arrestuan pesë persona, dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’ dhe bashkëpunëtorët e tyre për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” kryer në bashkëpunim dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor” të parashikuar nga nenet 110/a/2, 115 dhe 25, 114/1 301 dhe 25, 279/2 dhe 25, 180/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Pas një hetimi proaktiv disa mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dokumentoi veprimtarinë e jashtëligjshme të trafikimit të personave të rritur organizuar nga shtetasi O.P. administruar nga shtetësja K.H. 

Vajzat e trafikuara së fundmi ishin nga Uganda, të cilat kishin hyrë në vendin tonë në muajin mars 2024. Ato rekrutohen fillimisht si kërcimtare “strip dance” dhe më pas duke përfituar nga kushtet ekonomike dhe sociale pranonin kryerjen e shërbimeve seksuale në zonën “prive” të lokalit. O.P., duke patur si qëllim të pengojë zbulimin e së vërtetës, gjatë periudhës së hetimeve pasi ka mbyllur për disa kohë lokalin, ka përdorur shtetasen O.G. si qerramarëse dhe administratore fiktive. 

Edhe në këtë rast, shtetasi O.P. përdor një person vulnerabël, një vajzë me probleme familjare e sociale. Bashkëpunëtorja e tij K.H. menaxhonte lokalin, vajzat e punësuara ndërsa paratë e fituara ia dorëzonte organizatorit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 611,000 Lekë, shuma parash në monedha të tjera dhe dy doreza përforcuese grushti metalike.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Fier miratoi kërkesat e Prokurorit dhe caktoi masat e sigurimit “arrest në burg” për organizatorin O.P. dhe bashkëpunëtoren K.H., “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” për O.G. Për vajzat e huaja u caktua “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

RAMA-“Së shpejti, ministrat ‘jo njeri’ do jenë normalitet”

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish kritikave për për ministren e Inteligjencë Artificiale të prokurimeve publike, Diellën.Ai parashikoi se së shpejti, ministrat me Inteligjencë Artificiale do të jenë normalitet, ndërsa shtoi se vetëm ata që kanë vetë në mendje të vjedhin, “kanë hall’ se si do të vjedhë Diella.

“Ç’është ky mëkat, ç’është kjo çmenduri, ministër shteti jo njeri. Unë mendoj se në një kohë shumë më të shkurtër se sa mund të imagjinojmë, ministrat jo njeri nëpër qeveri do të jenë një normalitet. Do të vijë shumë shpejt, ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë në proceset që lidhen me AI për t’i shërbyer më mirë publikut. Diskutojmë sot si do vjedhë Diella, sepse kur je hajdut aty të rri mendja. Një njeriu normal nuk i shkon kjo pyetje në mendje. I shkon mendja vetëm atyre që ose kanë vite, ose kanë vjedhur, ose vjedhin, ose do të vjedhin, nëse do i caktonte njeri në vend të Diellës. Ndërkohë që, ajo që Diella do të bëjë është shumë e thjeshtë. Çfarë ndodh me tenderat dhe ku hyn korrupsioni në një proces tenderimi. Në dy faza, procesi ka dobësi që i shfrytëzon korrupsioni. Faza e parë, termat e referencës, që mund të bëhen të orientuar, siç ishte një tender në 2013, kur për të bërë tunel, thuhej të ketë eksperiencë në foni. E dyta, te gjykimi mbi dokumentacioni, jo nuk është vula e freskët, jo kjo apo ajo”.Diella e bën të pamundur trajtimin me preferencial të dikujt, theksoi kreu i qeverisë më tej.

Makina përplaset me kamionin ne Lushnje-Fier nje i plagosur

Një aksident rrugor i rëndë është shënuar sot në autostradën Lushnje–Fier, pranë zonës së Savrës, në kahun drejt qytetit të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë “Bentley” është përplasur nga pas me një kamion, pasi kishte tentuar ta parakalonte atë.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.