Arrestohet organizatori kryesor i mashtrimit “XUEX” në Divjakë

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi Erelediu Shebeku 35 vjeç.

Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.

Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP.

Pla*osje me a*më në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë.

I plagosuri ndodhet në spital, raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Kryente marrëdhënie se**uale me të miturën, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet me 25 vjet burgim shtetasi Xh.V.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg shtetasi Xh.V. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.26, datë 13.01.2023, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenet 100, 114 dhe 278/2 të Kodit Penal, rezultoi e provuar se, shtetasi Xh. V, duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të. 

Në kuadër të këtij procedimi i pandehuri Xh.V u arrestuar në flagrancë më datë 12.01.2023. 

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim të pandehurin Xh.V, për veprën penale “Marrëdhënieseksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Ndërkohë, për veprat e tjera është ndarë procedimi penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

ROSKOVECI mirëpret emrat e mëdhenj të artit dhe fjales se shkruar në Festivalin “Stephanophana”

Festivali Letrar “Stephanophana” sjell emrat e njohur si Besnik Mustafaj, Namik Dokle, Primo Shllaku, Agim Baci, Alda Bardhyli, Rita Petro, Ben Andoni e Monika Stafa.

Kultura dhe arti i fjalës së shkruar do të marrin jetë në edicionin e parë të Festivalit Letrar “Stephanophana”, i cili pritet të sjellë një atmosferë të veçantë letrare e artistike në qytetin e Roskovecit. Kryebashkiakja e qytetit Znj. Majlinda Bufi është entuziaste që do të mirëpres në Roskovec shkrintarë e personalitete të gazetarisë por edhe poetë dhe shkrimtarë që për dy netë do i japin shkëlqim qytetit.
Me ide të shkrintarit Liridon Mulaj e me mbështetjen e kryetares Majlinda Bufi, ky festival do të shërbejë si një udhëtim përmes botës së librave, poezisë dhe ideve, duke bashkuar autorë, studiues, lexues dhe dashamirës të letërsisë.
Me aktivitete të larmishme, diskutime letrare, prezantime librash dhe lexime poetike, “Stephanophana” synon të kthehet në një hapësirë ku fjala e shkruar lidhet me mendimin kritik dhe krijimtarinë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përjetojnë takime frymëzuese me autorë të njohur dhe të rinj, duke e bërë festivalin një arenë të vërtetë bashkëbisedimi kulturor.
“Stephanophana” nuk është vetëm një festë e librit, por edhe një homazh për fuqinë e letërsisë si urë që lidh breza, kultura dhe vizione. Starti i këtij festivali pritet me entuziazëm, duke e vendosur atë në kalendarin e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vendit.
Festivali letrar “Stephanophana” do të realizohet javën e parë të muajit Tetor, i cili është dhe muaji i letërsisë.

Gjykata e Fierit lë në burg 2 të akuzuarit per prost*tucion

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë masat e sigurimit personal për pesë persona të arrestuar më 19 shtator 2025, të dyshuar për vepra penale që lidhen me trafikim, shfrytëzim prostitucioni, mbajtje të lokaleve për prostitucion, armëmbajtje pa leje dhe shkelje fiskale.

Trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Vladimir Cjapi vendosi:

  • Arrest në burg për O.P dhe K.H., të akuzuar për veprat më të rënda, mes tyre “trafikim personash të rritur” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.
  • Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për O.G., e dyshuar për “mbajtje lokalesh për prostitucion”.
  • Ndalim dalje nga shteti dhe detyrim paraqitjeje për R.M. dhe Sh.N., të dyshuara për “ushtrim prostitucioni”.

Gjykata urdhëroi gjithashtu dorëzimin e pasaportave nga R.M. dhe Sh.N., si dhe lirimin e menjëhershëm të të dyshuarve O.G., R.M. dhe Sh.N. nëse ndaj tyre nuk ka masa të tjera shtrënguese.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditëve.

Rama- “Diella sdo të marrë vendime”

Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marrim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta.

kemi vjedhur vëmendjen me këtë ministre, por do të ndodhi. Shumë shpejt do jetë në tv duke folur edhe me gazetarët. Mundet ti delegoni pushtet për të ekzekutuar, ajo që nuk mund ta delegoni është të hiqni vendimin e procesve demokratike. Besoj fort që profesori është ende i ri dhe do ta shohë atë ditë. Pushtimi për ekzekutim i inteligjencën artificiale është i prakrahasueshëm. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur. Unë besoj që s’ka inteligjencë artificiale që mund të konkurrojë të keqën brenda njerëzve,” tha Rama.

Policia jep detaje nga aksidenti me 3 mjete në aksin Fier-Cakran

Informacion paraprak/Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Fier-Cakran”, automjeti me drejtues shtetasin Xh. I., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. H. dhe me automjetin me drejtuese shtetasen M. S.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. H., i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.