Ambasada britanike financon kurse profesionale për të dënuarit e burgut Fier

Ambasada Britanike në Tiranë po financon ngritjen e kurseve profesionale edhe për të dënuarit me heqje të lirisë. Në burgun e Fierit janë ndërtuar mjedise të posaçme edhe për  kursin për instalime elektrike, me synimin që të dënuarit të pajisen me aftësi të nevojshme për tregun e punës. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose, me anë të një postimi në rrjetet sociale.  

“Sot në IEVP Fier patëm kënaqësinë të mirëprisnim znj. Julia Sutherland, Zëvendës Ambasadore e Britanisë së Madhe, z. John Ëalker, Sekretar i Dytë, si edhe znj. Rovena Demaj, Menaxhere Projekti pranë Ambasadës Britanike.

Në këtë vizitë morën pjesë edhe tre drejtorë të IEVP-ve të tjera, të cilët erdhën për të parë nga afër projektet e realizuara në Fier dhe për të marrë modele që mund të përshtaten në institucionet që ata drejtojnë.

Palestra dhe ambientet e posaçme për zhvillimin e kurseve profesionale, si ai për instalime elektrike , janë financuar nga Qeveria Britanike përmes Ambasadës Britanike në Tiranë, si pjesë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar dhe forcimin e komponentit të rehabilitimit.

Këto kurse i pajisin të dënuarit me aftësi të nevojshme për tregun e punës dhe u japin një mundësi konkrete për të ndërtuar një të ardhme ndryshe . Certifikatat që lëshohen pas përfundimit të tyre kanë të njëjtën vlerë si ato që merren jashtë burgut, pasi në dokument nuk përcaktohet vendi ku është zhvilluar kursi.

Faleminderit Ambasadës Britanike për këtë kontribut domethënës dhe për partneritetin e vazhdueshëm në drejtim të humanizimit dhe modernizimit të sistemit korrektues”, ka shkruar Qose në Facebook.

Pas mbledhjes në selinë e PS, Rama ul ministrat dhe deputetët për kafe

Pas takimit të zhvilluar pasditen e së mërkurës në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është parë së bashku me ministrat dhe deputetët e PS për qarkun e Tiranës duke qëndruar në një kafe pranë godinës së partisë.

Fillimisht, në tavolinën e Ramës kanë qenë të ulur vetëm ministrat, por më pas ai ka ftuar edhe deputetë dhe ish-deputetë që t’i bashkoheshin bisedës, duke marrë vend në të njëjtën tryezë.

Ky takim joformal vjen menjëherë pas mbledhjes zyrtare të strukturave të PS, duke u kthyer në një moment shoqëror mes kreut të qeverisë dhe përfaqësuesve të mazhorancës.

Një tjetër kryebashkiak merret i pandehur nga SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, i cili akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Mëngjesin e 15 janarit 2025, Isai është paraqitur në ambientet e SPAK, ku refuzoi të zbulojë për mediat arsyen e thirrjes. I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh shkurt: “Kur të dal, nuk e di”.

Ky nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Kolonjës përballet me hetime. Ai është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm edhe më 30 maj 2023, ku qëndroi rreth 3 orë në SPAK.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme lidhen me procedura të dyshuara abuzive në tendera dhe ankande publike gjatë ushtrimit të detyrës nga kryebashkiaku Isai.

AKU: Pjeshkët dhe rrushi i importuar nga Greqia rezultojnë me pesticide

Njoftim i AKU për konsumatorin

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: fruta – perime

Emri i produktit: pjeshkë

Vendi i origjinës: Greqi

Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.

AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.

Berisha publikon foton e Vangjush Dakos në burg: Trajtim special në qeli

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, e cila siç pretendon ai, është bërë në qelinë e burgut ku po vuan dënimin e mbetur.

Në pamjet Dako duket i shtrirë në krevat dhe në dorë mban një telefon celular.

Berisha shkruan gjithashtu se Vangjush Dako ndodhet në qeli në shoqërinë e një personi të quajtur Ron Shqopa të cilin Berisha e akuzon si trafikant droge.

Pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako la ambientet e Spitalit të Durrësit në 21 shtator dhe u dërgua në qelinë e burgut ku i mbetën për të kryer dhe 6 ditë nga dënimi.Apeli i GJKKO-së më 16 shtator e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg. Në bazë të përllogaritjes së kohës së paraburgimit së bashku me atë të arrestit shtëpiak, Dako duhet të kryente dhe 10 ditë burg, 4 nga të cilat i kaloi në spital.

Postimi i Berishës
Trajtim special!
Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!

Berisha Per Dakon

Fier, 38-vjeçarja largohet nga banesa, fëmijët mbeten vetëm

Një 38-vjeçare është larguar nga banesa në Fier, duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur. Ish-bashkëshorti i saj ka bërë kallëzimin në polici, duke njoftuar se gruaja nuk është kthyer në shtëpi dhe ka lënë fëmijët vetëm.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasen V. H., 38 vjeçe, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti, se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Punohet intensivisht për kapjen e 38-vjeçares”, njofton policia.

Ndërkohë edhe një 44-vjeçare me iniciale E. P., ka denoncuar në polici largimin nga banesa të vajzës së saj 15-vjeçare.

Dje, kallëzoi shtetasja E. P., 44 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ironia e deputetit të PD, sjell burrin e “Diellës” në Kuvend: Do i kërkojmë dorën Ramës

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare në Kuvend.

Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një tru kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.

Korreshi kishte sjellë edhe një “dhuratë” për të kërkuar “dorën” e ministres së veçantë të kabinetit “Rama4”.

“Është bashkëshorti i Diellës. Emrin e ka Diell, Dell për Diell. Meqë ka 15 vite që nuk funksionon ta provojmë me Diellën një herë. Kam ardhur me pajë me vete që të kërkojmë dorën e Diellës Është bllok bateria që Diella të mos vijë vërdallë kot por ta ketë me vete”, tha ai.

Fier-Perplasi me makine nje femije 8 vjec, ndiqet penalisht shoferja

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasen V. H., 38 vjeçe, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti, se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Punohet për kapjen e 38-vjeçares.

Dje, kallëzoi shtetasja E. P., 44 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.