Hetimet për vr*sjen e 44-vjeçarit italian kane marrë një tjetër drejtim pas ekspertizës mjeko-ligjore

NHetimet për vrasjen e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë, kanë marrë një tjetër drejtim pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe kapjes së një personi kyç.

Raportohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë, që i ka shkaktuar gjakderdhje fatale. Kjo hedh poshtë versionin e dhënë më herët nga ortaku i tij, Eqerem Braçi, i cili pretendonte se një person i panjohur kishte hapur zjarr ndaj makinës së italianit, dhe se viktima ishte plagosur gjatë tentativës për t’u larguar.Ndërsa Braçi pretendonte për një sulm me armë, ekspertiza teknike nuk gjeti asnjë gjurmë plumbi në automjetin e Sarchit, përveç një gome të shfryrë. Kjo, së bashku me vendndodhjen e plagës fatale në kokën e viktimës, ka ngritur dyshime serioze mbi vërtetësinë e dëshmisë së tij.Ndërkohë, policia ka ndaluar Gazment Braçin, djalin e Eqerem Braçit, i cili më herët ishte shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe aktualisht po merret në pyetje nga autoritetet.

Bazuar në të dhënat më të fundit, pista kryesore e hetimit po zhvendoset drejt një konflikti të mundshëm mes ortakëve të fabrikës së tullave, që Sarchi dhe Braçi kishin në Tiranë.

Vr*sja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Ortaku nga Levani shoqërohet nga policia, i biri në kërkim

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i gjetur i pajetë pranë fshatit Salari në Tepelenë. Viktima kishte dalë për gjah së bashku me disa persona të tjerë.

Policia ka shoqëruar për t’u marrë në pyetje ortak-un e tij, Eqerem Braçe nga Levani, i cili tha se kishte tentuar t’i jepte ndihmën e parë italianit pas të shtënave. Ndërkohë, është shpallur në kërkim djali i tij, Gazment Braçe, që po ashtu ndodhej në vendngjarje.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa policia thekson se në automjetin e viktimës nuk janë gjetur gjurmë plumbash, por vetëm një gomë e shfryrë, duke lënë hapur dyshime mbi versionet e dhëna.

Biznesmeni italian gjendet i vr*rë në Tepelenë, dyshohet se ishte per gjah

Ekipi hetimor po vijon punën në vendin ku u gjet i vrarë biznesmeni italian.Ekipi mjeko-ligjor po merr të gjitha materialet e nevojshme, të cilat do të hedhin dritë mbi vrasjen e 44-vjeçarit.Shumë pranë makinës u konstatuan njolla gjaku, të cilat i përkasin viktimës.

Nga ana tjetër u sekuestrua edhe një makinë, e cila dyshohet se i përket autorit të ngjarjes.

Biznesmeni italian Edoardo Sarchi kishte dalë për gjah, e më pas u gjet i vrarë në qytetin e Tepelenës.

44-vjeçari prej 25 vitesh jetonte në lagjen “Laprak”, Tiranë, dhe është ortak në një fabrikë tullash.

Viktima ka vetëm një plagë. Policia ka shoqëruar në komisariat personat që kanë qenë me të.

Ata po merren në pyetje në lidhje me këtë vrasje, për të zbuluar më tepër detaje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Salari të Tepelenë. Sarchi ndodhej në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Salari, së bashku me disa persona të tjerë.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë i shtetasit italian është gjetur rreth orës 00:30, pranë një rruge rurale.

Shërbimet e Policisë janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet paraprake.

Greqi-Kapen 1.1 ton ka*abis dhe arsenal luft*rak, në pranga 3 burra dhe 3 gra nga Shqipëria

Një operacion i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka zbuluar një sasi tepër të madhe droge në Greqi bashkë më arsenal armësh, duke çuar në arrestimin e 6 shqiptarëve.

Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregtonte edhe kokainë dhe drogëra të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias.

Kreu i grupi kriminal ishte 39-vjeçari Fatjon Prendi, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjecari Elson Ndreca. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëve dhe transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga dhe 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoj. Në pranga gjatë operacionit ra edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një thikë, ndërkohë që rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Gjatë operacionit u sekuestruan nga policia greke 1 ton e 161 kg kanabis, 1640 rrënjë kanabisi, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë MDMA, 9 tabela ekstazi, nga shitja e të cilave parashikohej një fitim prej 8 milionë euro.

Gjatë kontrollove policia greke gjeti dhe sekuestroi edhe 2 pistoleta, 1 Kallashnikov, 1 granatë, 134 fishekë, 1 thikë, 4 peshore elektronike, 3 automjete, 17 celularë, 12.250 euro false, 120 euro, 1900 lekë, 70 paund, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zvicerane.

Sipas burimeve policore, Fatjon Prendi rezulton me precedentë penalë në Greqi për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim dhe ndodhej në masën detyrim paraqitje, ndërsa Arben Mashi rezulton me precedentë penalë për organizatë kriminale, drogë e armë si dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Vr*tet nje 44-vjeçar italian në Tepelenë, reagon policia: U gjet pa shenja jete pas mesnatës

Policia e Tepelenës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e një shtetasi italian në zonën e Salarisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Dilan”, është gjetur pa shenja jete në rrugë shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë. Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet e para hetimore. Po ashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, kontrollet në terren janë shtuar ndjeshëm. Policia, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në Fier dhe Vlorë, po vijon kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme që mund të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa janë ngritur postblloqe për të parandaluar largimin e mundshëm të autorit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka sjellë një reagim të shpejtë të autoriteteve për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të krimit.

Balluku në Roskovec: “Administrata vendore, model në shërbim të qytetarëve”

Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me grupin socialist të këshilltarëve bashkiakë në Roskovec, të cilin e cilësoi si një model efikas të administratës vendore në shërbim të komunitetit.

Gjatë bashkëbisedimit, Balluku kërkoi angazhim më intensiv nga këshilltarët përmes vendimmarrjes transparente, duke theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve dhe përfaqësuesve lokalë është çelësi i suksesit për zhvillimin e qytetit.

Një shembull konkret i këtij suksesi, sipas saj, është zyra e shërbimeve publike, e cila me procedura të thjeshtuara, staf të trajnuar dhe fokus te qytetari, dëshmon se administrata vendore mund të jetë një aleat i vërtetë i njerëzve kur ekziston vullnet dhe përkushtim.

Emërime të reja në Bashkinë Lushnje, Balluku prezanton drejtuesit

Në vijim të procesit të nisur pas dorëheqjeve të kërkuara nga kryeministri në të gjitha bashkitë, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar sot emrat e rinj në krye të disa drejtorive të Bashkisë Lushnje.

Gjatë takimit me strukturat lokale socialiste, Balluku bëri me dije tre emërimet e para:

  • Elida Mezini – nënkryetare e Bashkisë Lushnje
  • Arjola Beqo – drejtoreshë e Urbanistikës
  • Elson Zeka – drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike

Sipas Ballukut, procesi i emërimeve do të vijojë edhe për drejtori të tjera në ditët në vijim.

 Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat-Poliçan, në afërsi të fshatit Vodicë.

Sipas informacionit paraprak, mësohet se automjeti tip Porshe ku udhëtonin 3 djem ka rënë në kanal dhe si pasojë humbi jetën Endri Vrushaj 34-vjeç ndërsa u plagosën Alban Elezi dhe Gisi Shehu të cilët janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.