Sot, 28 Nëntori – Rama publikon foton simbolike dhe uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një foto të veçantë me simbole kombëtare, duke e shoqëruar me një urim të shkurtër, por domethënës për këtë ditë historike.

Në këtë datë, e cila shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, institucionet dhe qytetet në mbarë vendin janë dekoruar me flamurin kuqezi, ndërsa aktivitetet festive kanë nisur që në orët e para të mëngjesit.

Publikohen emra e 24 personave te dyshuar, pjesë e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton k*kainë drejt Italisë.

Media italiane ka publikuar emrat e 24 personave të dyshuar për të cilët u lëshuan fletë arreste nga Gjykata e Breshias pasi janë pjesë e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.

24 të dyshuar janë vënë nën masa paraprake (21 në burg, 3 nën arrest shtëpiak), ndërsa janë sekuestruar asete me vlerë 3 milionë euro dhe është rindërtuar një rrjet që dyshohet se ka transportuar më shumë se 1.3 ton kokainë dhe heroinë. Emrat e të gjithë të arrestuarve janë renditur.

Vincenzo Bruno

Arlin Buzali

Donald Cala

Gazmend Ferhati

Elton Gjegja

Adriatik Hasa

Erion Kapidani

Oltion Lala

Asti Llupi

Denis Myftiu

Altin Shehaj

Gazmend Shehu

Bledin Doci

Elvis Doci

Juljan Hyka

Eduart Leba

Gentian Shaba

Ogert Shqevi

Denis Tafili

Indrit Tafili

Klodian Vata

Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga policia e shtetit shqiptar pas masës arrest në burg të lëshuar nga Gjykata e Breshias për goditjen e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.

Fier – Kryhet ndërhyrja e parë PCL Reconstruction ne spitalin memorial

Në Spitalin Memorial të Fierit është kryer me sukses rikonstruksioni i ligamentit cruciat posterior (PCL Reconstruction), ndërhyrja e parë e këtij lloji e realizuar ndonjëherë në një spital publik në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, operacioni u krye nëpërmjet teknikës artroskopike, një metodë bashkëkohore që mundëson trajtim minimal invaziv dhe kohë më të shpejtë rikuperimi për pacientin. Ndërhyrja konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të shërbimeve ortopedike në sistemin publik shëndetësor.

Operacioni u realizua nga një ekip i përbashkët shqiptaro–turk, i përbërë nga kirurgët ortopedë Dr. Gökhan Sayer, Dr. Arsel Dizdari dhe Dr. Mehmet Ali Yayla. Procesi anesteziologjik u drejtuar nga Dr. Edison Taraj, me mbështetjen e infermierit Renato Zeneli dhe teknikës së anestezisë Migena Danaj.

Spitali Memorial Fier vlerëson se ky sukses shënon rritje të standardeve të trajtimeve kirurgjikale dhe zgjerim të gamës së ndërhyrjeve të specializuara që kryhen në shërbimin publik.

SPAK dhe Prokuroria e Breshias godasin trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj

Njoftimi i plotë i SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar fazën kryesore të hetimeve për procedimet penale nr. 49/3 (viti 2023, ish nr.49 viti 2019) dhe nr. 29 viti 2024, që lidhen me veprimtari të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimit të parave, korrupsionit dhe veprave penale* të parashikuara nga disa nene të Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vëndeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë 27.11.2025 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.

Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me  mbledhjen e  parave ‘cash’, të përfituar nga shitja. Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’  (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.

Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, më 27.11.2025, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.

Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”. Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin,  që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Shënim

Veprat penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafiku i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2, 334/1, 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ç’fare po ndodh ne PD -Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe të listave të hapura

Një tryezë pune që zgjati rreth tre orë mblodhi sot emrat më të votuar të Partisë Demokratike, si nga primaret ashtu edhe nga listat e hapura, në një diskutim të hapur për të ardhmen e forcës politike.

Në takim ishin të pranishëm Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti (më i votuari në qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (më i votuari në Durrës), Gent Cela (Fier), Qani Xhafa (Elbasan), Ted Kopliku (Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Dibër), Alma Kore (Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Berat), Nada Daullja (Vlorë), si dhe disa fitues të tjerë të primareve.

Sipas burimeve nga mbledhja, qëllimi kryesor ishte dëgjimi i eksperiencës së fituesve dhe mbledhja e ideve për të ndërtuar një model më funksional dhe më meritokratik brenda PD-së. Diskutimet u përqendruan tek rikthimi i “ADN-së fituese”, fuqizimi i meritokracisë, hapja e strukturave dhe rritja e besimit të qytetarëve tek partia.

Takimi shihet si një hap i rëndësishëm në procesin e rifreskimit të PD-së, duke i dhënë peshë zërit të kandidatëve që kanë marrë mbështetjen më të madhe të votuesve.

“Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë,” u shprehën burimet nga takimi.

Takimi është një mesazh i brendshëm dhe i jashtëm se PD po përpiqet të ringrihet duke u mbështetur tek ata që kanë marrë më shumë vota, tek figurat që kanë besim të drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe jo vetëm tek strukturat tradicionale.

Ervin Salianji del si figura qendrore që kërkon të ndërtojë një bosht të ri politik brenda PD-së. Ai shfaqet si koordinatori i një grupi që ka potencial të krijojë një energji të re, duke e distancuar PD-në nga retorika e përçarjes.

Ky është një mesazh për-

  • grupet brenda partisë,
  • lidershipin aktual,
  • dhe bazën demokratike që kërkon ndryshim.

Shtyhet për javën e ardhshme shqyrtimi i çështjes së Belinda Ballukut në Kushtetuese

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka marrë vendim sot lidhur me kërkesën e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Treshja e gjyqtarëve, e përbërë nga Marsida Xhaferllari, Sander Beci relator i çështjes dhe Sonila Bejtja, vendosi që diskutimi të shtyhet për javën e ardhshme.

Seanca e radhës është caktuar për datën 2 dhjetor, ku pritet që Kolegji të shqyrtojë nëse kërkesa e qeverisë plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u marrë në trajtim.

Ekzekutivi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe nga posti i zv/kryeministres, duke e konsideruar atë një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Gjykata Kushtetuese pritet të përcaktojë në ditët në vijim nëse çështja do të kalojë apo jo në shqyrtim të plotë.

Rriten prurjet e Vjosës, përmbytet pazari pranë urës së Mifolit

Reshjet e dendura kanë rritur ndjeshëm prurjet në lumin Vjosa. Për shkak të kësaj situate, lumi ka dalë sërish nga shtrati, duke arritur nivelin e 6.8 metrave. Si pasojë, pranë urës së Mifolit është përmbytur një pjesë e zonës së pazarit.

Atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos. Pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka në Lushnjë, pjesëtarë të 2 fiseve të cilët vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo. Pas marrjes në pyetje janë liruar, pasi kanë mohuar përfshirjen në ngjarje. 

Është zbuluar se makina e autorëve është vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa po atje targat një vit më parë, por në qytete të ndryshme greke. Autoritetet greke në kthim përgjigje i kanë pohuar Policisë së Fierit, se janë vjedhje pa autorë dhe të pazbardhura. Përveç dinamikës së ngjarjes, policia nuk ka të qartë mënyrën se si dhe nga janë larguar autorët. Pasi dogjën makinën në fshatin Lifaj, dyshimet e grupit hetimor janë se ata mund të jenë larguar me një tjetër automjet, nëpër disa fshtra që të çojnë drejt Kuçovës dhe Beratit, por për shkak se e gjithë zona ku mendohet të kenë kaluar autorët janë toka bujqësore dhe pa biznese, në këto kushte nuk ka ka kamera të kenë filmuar lëvizje të makinës së autorëve.