Aksident në aksin Lushnjë-Berat, 3 të pl*gosur rëndë

 aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kashtë Bardhë.

Dy mjete në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës janë përplasur me njëri-tjetrin dhe pas me barrierat e hekurta anësore. Në automjetin top ‘Audi’ udhëtonte një çift bashkëshortësh ndërsa në mjetin tip ‘Skoda’ udhëtonte një person drejtues mjeti.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe të tre personat e përfshirë në aksident janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për dokumentimin e dinamikës së këtij aksidenti

Rutte: Moska mund të sulmojë Europen me raketa 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një paralajmërim të fortë në një intervistë për televizionin italian Tg1, duke theksuar rrezikun në rritje që përbën Rusia për sigurinë e vendeve europiane.

“Jemi të gjithë në rrezik; raketat më të përparuara të Rusisë mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit”, deklaroi Rutte, duke nënvizuar kapacitetet teknologjike gjithnjë e më të avancuara të ushtrisë ruse.

Ai shtoi se kjo situatë nuk është më një çështje vetëm e vendeve të krahut lindor të NATO-s, por një kërcënim për të gjithë aleancën: “Do të thotë që të gjithë jemi në krahun lindor.”

Në deklaratën e tij, Rutte përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si “kundërshtarin kryesor” dhe “kërcënimin afatgjatë më serioz” për sigurinë kolektive të Perëndimit.

Vrasja me th*kë e 40-vjeçarit , arrestohet autori

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vdekur pasi ishte goditur me thikë mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.

Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë së bashku në një lokal ku pasi kanë dalë nga jashtë janë zënë për motive banale ku më pas autori e ka qëlluar me thikë Ismajlgecin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është arritur që ai të kapet në qytetin e Durrësit.

Reshjet e para të borës zbardhin verilindjen e vendit

Reshjet e para të dëborës për këtë sezon kanë mbërritur më herët se zakonisht, duke zbardhur zonat verilindore të vendit.

Prej orëve të paradites së sotme, bora ka nisur të bjerë në disa zona malore të qarqeve Kukës, Dibër dhe Pukë, kryesisht në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Pamjet që vijnë nga tregojnë një peizazh të mbuluar nga dëbora, që megjithëse ka sjellë një pamje të bukur dimërore, ka shkaktuar edhe vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe banorët e zonave të thella.

Deri më tani nuk raportohen probleme serioze në rrugët nacionale, ndërsa rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë drejt zonave malore.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dëborës pritet të jenë të përkohshme, por temperaturat do të mbeten të ulëta gjatë gjithë fundjavës, duke sinjalizuar një hyrje të hershme të motit të ftohtë në vend.

Reagim i Edi Ramës pas videos virale ku ironizoi presidentin Trump gjatë një bisede me Macron

Ky është reagimi i Edi Ramës pas jehonës së videos virale ku ai ironizoi presidentin amerikan Donald Trump gjatë një bisede me Emmanuel Macron në Kopenhagen.

Rama thotë se komenti i tij ishte një batutë me humor të mirë, në frymën e miqësisë, por që papritur u shndërrua në “kryelajm botëror”, duke lënë në hije vetë substancën e samitit dhe temat e tij.

Ai sqaron se referenca ndaj një “gabimi të Trump” — ku ishte thënë se Shqipëria kishte bërë paqe me Azerbajxhanin — u përdor si shaka, ndërkohë që në të vërtetë Macron kishte punuar për paqen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në reagimin e tij, Rama thekson:

Nuk ishte asgjë më shumë se një moment humori.

Nuk duhet ta shndërrosh një batutë të thjeshtë në “helm politik”.

Përkundrazi, ai e quan Trump-in një lider që riktheu fjalën “paqe” në fjalorin e Perëndimit dhe që arriti marrëveshje paqeje aty ku të tjerët kishin dështuar.

Pra, Rama përpiqet të zbusë reagimet, duke thënë se ai vetë dhe bashkëbiseduesit janë “ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump”.

Yjet e Hollivudit kundër aktores se parë ,krijuar nga AI

Aktorja e krijuar nga inteligjenca artificiale, TillyNorwood, ka shkaktuar reagime të forta në industrinë e filmit, pas raportimeve se është në bisedime me agjenci talentesh dhe mund të angazhohet në projekte të mëdha.

E krijuar nga aktorja dhe komedianiaholandeze Eline Van der Velden dhe kompania e saj Particle6, Tilly Norwoodështë një personazh plotësisht digjital, por që në rrjetet sociale paraqitet si një aktore e re dhe e talentuar me “girl next doorvibes”.

Ajo poston fotografi, video komedi dhe mesazhe emocionale sikur të ishte një njeri i vërtetë.

Krijimi i Tilly-t ka shkaktuar indinjatë në radhët e aktorëve profesionistë dhe sindikatës së tyre, SAG-AFTRA, e cila e ka dënuar publikisht përdorimin e saj në industrinë filmike.

“Tilly nuk është një aktore  është një karakter i krijuar nga kompjuteri, i trajnuar mbi performancat e aktorëve të vërtetë. Kjo nuk është art, por një kërcënim për profesionin,” – thuhet në deklaratën e sindikatës.

Aktorë të njohur si Emily Blunt, NatashaLyonne dhe Ëhoopi Goldberg janë shprehur hapur kundër përdorimit të “aktorëve” të tillë.

Blunt, në një intervistë me Variety, u shpreh: Kjo është e frikshme. Ju lutem, ndaloni. Po na hiqet lidhja njerëzore nga ekrani.”

Ndërsa Natasha Lyonne ka thirrur për bojkot ndaj çdo agjencie që bashkëpunon me Norëood, duke e quajtur projektin “të çmendur dhe të rrezikshëm”.

Eline Van der Velden, krijuesja e personazhit, ka reaguar përmes Instagramitduke theksuar se Tilly nuk është krijuar për të zëvendësuar aktorët e vërtetë, por si një formë arti.

“Tilly është si të vizatosh një personazh ose të shkruash një rol. Duhet të shihet si një zhanër më vete, jo si konkurrencë për aktorët,” – shkruan Van der Velden.

Polemika vjen vetëm dy vjet pas grevave historike të vitit 2023 në Hollywood, ku përdorimi i AI ishte një ndër temat më të diskutuara. Sindikatat arritën atëherë marrëveshje që mbronin punonjësit nga përdorimi i teknologjisë për të zëvendësuar talentin njerëzor.

Gjykatën e Lartë rrëzon kërkesën, Veliaj ngelet në burg

Gjykata e Lartë vendosi të lere ne burg ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’. Në dokumentet që ka paraqitur, kërkon zbutje të masës së sigurisë se nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat, pasi SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, kërkon ndryshim të masës, por SPAK pretendon se ai duhet të mbahet në burg, pasi dëshmitarët ende nuk janë rrëfyer të gjithë para togave të zeza.Ata pretendojnë se përsa kohë që zoti Veliaj ka qenë zyrtar i lartë, ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët. Ndaj SPAK kërkon që të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’.

Media italiane rrëzojnë pistën e hetimit për vrasjen e Edoardo Sarchit

Nga Corriere Della Sera

Sa shumë po flitet për vdekjen e sipërmarrësit të tullave Edoardo Sarchi, nga Cunardo, Varese, i vrarë të shtunën e kaluar në Salari, një fshat në Shqipëri, i cila kishte qenë prej kohësh “shtëpia” e menaxherit të një fabrike në vend. Shqipëria është vendlindja e gruas 44-vjeçare të Sarchi-t.

Është e qartë se ishte një vrasje, por nga ajo që ka mësuar Corriere, biznesmeni nuk është vrarë nga të shtënat me armë. Atë e rrahën për vdekje me shkopinj në kokë. Dhe njeriu që po kërkon policia nuk ka të bëjë fare me këtë!

Ngjarja

Tre persona shoqëronin Sarçin mëngjesin e krimit. Këta bashkëpunëtorë, bashkëpunëtorët e tij, thuhet se dhanë secili një version të ndryshëm. Njëri ka deklaruar se iu zu pritë dhe autori u doli papritur me armë përpara në rrugën ku po udhëtonte grupi, me dy xhipa, dhe ndërpreu lëvizjen e automjeteve, duke u sjellë si i çmendur.

Ata dëshmuan  gjithashtu për një grindje që degjeneroi midis Sarçit dhe autorit, i cili nuk ishte në këmbë, por në një makinë, që dyshohet se u përplas me biznesmenin, dhe më pas doli për ta sulmuar.

A mudn të jetë e vërtetë që autori që është ende në arrati të jetë i apasionuar pas armëve? Ai është 48 vjeç dhe jeton në të njëjtën zonë gjeografike me incidentin e përgjakshëm: 200 kilometra nga kryeqyteti i Tiranës, drejt pjesës së bukur jugore të Shqipërisë, me male, vende të tjera magjike, komunitete të izoluara dhe imazhe të epokave të tjera.

Një version tjetër që ka dalë, ose është nxjerrë qëllimisht në dritë, është si më poshtë: të tre ata dhe biznesmeni ishin të gjithë në gjueti kur për fat të keq dikush – pikërisht ai – qëlloi gabimisht që e goditi biznesmenin e ndjerë, baba i dy fëmijëve, në kokë, për të cilin absolutisht nuk mund të bëhej asgjë. Një katastrofë. Por zero gëzhoja. Sepse, pikërisht, instrumenti i krimit ishte një shkop.

Një rast kompleks në të cilin ekzaminimi i mjekut ligjor zakonisht ofron prova jobindëse, por orientuese.

Në orët pasuese, me kërkesë të gruas së Sarchi-t (ajo zotëron aksione të konsiderueshme në kompani), funerali dhe varrimi u mbajtën privatisht dhe me sa duket shumë shpejt. Pa një autopsi paraprake, pa procedurën e zakonshme – kërkesën e natyrshme, legjitime dhe të pritur nga autoritetet hetuese për ta ekzaminuar trupin nga një ekspert. Hetimi, në fakt, është mbyllur tashmë. Ata po përpiqen të kapin të arratisurin, të akuzuar për vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe trafik droge, ndërsa në shtëpi iu gjetën pushkë gjuetie dhe fara kanabisi.