Gjendet trupi i pa jetë i nipit të Nehat Kullës, policia jep detajet

Klos / Informacion paraprak

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Tregetimi i mishit nën hetim, kontrolle ne Fier e disa qytete per fshehje fitimesh dhe mungesë fiskalizimi

Tre biznese blegtorale që merren me blerjen dhe shitjen e gjësë së gjallë, e më pas me tregtimin e mishit të freskët, kanë fshehur 10 mln euro fitimeKëto biznese, në bilancet e tyre tregtare, kishin sasi të mëdha mishi të blerë, por nga ana tjetër këto shifra nuk përputheshin me shitjet, sepse tregtimi i këtij produkti te konsumatorët bëhej pa faturë. Ky aksion erdhi pas denoncimit të një qytetari. Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Task Forcën e Terrenit, ndërhynë në vendushtrimin e tre subjekteve Hallaçi në Kukës, Kazazi dhe Tafaj në Kavajë, ndërkohë është në hetim edhe një tjetër subjekt në qytetin e Fierit, ku u konstatua shkelje të legjislacionit tatimor si mos instalimi i sistemit të fiskalizimit dhe mos afishimi i listës së çmimeve.

Por ky aksion, sipas ekspertit të bujqësisë Ndoc Fasllia, nuk ka për qëllim vetëm luftën kundër informalitetit, por edhe shtimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit.Synimi kryesor i këtyre kontrolleve në radhë të parë është evidentimi i evazionit fiskal si dhe garantimi i të ardhurave për buxhetin e shtetit. Pra, e thënë thjeshtë, të shtojë të ardhurat në arkën e shtetit.”, shprehet Fasllia.

Këto aksione do të ishin më të dobishme nëse do të realizoheshin edhe me institucionet që garantojnë sigurinë ushqimore, pasi kështu jo vetëm që zhduket informaliteti, por garantohet edhe cilësia e produkteve.

Kontrollet e ushtruara nga Administrata Tatimore duhet të jenë të koordinuara me AKU-në, AKVMB-në dhe ISUV-in, por nga ana tjetër këto kontrolle duhet të mbështeten me fonde për krijimin e laboratorëve.”, shton eksperti i bujqësisë.

Vetëm deri më tani, gjatë vitit 2025, Administrata Tatimore ka zbuluar mbi 4 subjekte të mëdha blegtorale në shkelje, që fshehin të ardhurat nga biznesi i tyre.

BSH blen 15.1 mln valutë Europiane. Rënia nuk ndalet

Monedha europiane ka zbritur në një tjetër minimum historik ndaj lekut, teksa Banka e Shqipërisë ndërhyri duke blerë 15.1 milionë Euro në treg.

Prania e lartë euros nga turizmi dhe remitancat vazhdon ta mbajë presionin mbi kursin, duke forcuar më tej monedhën kombëtare.

Ne nje treg ku monedha euro dita dites po humbet terren, Banka e Shqipërisë ka blere 15.1 milionë euro në ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve në funksion të objektivave të rezervës valutore.

Kjo nderhyrje vjen pasi të premten euro u këmbye me 96.57 lekë, niveli me i ulet i regjistruar me pare nga 96.59 lekeë qe u shenua javen e kaluar nga te dhenat zyrtare te Bankës së Shqipërisë

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5-10 milionë eurove, ndersa Institucioni qendror aktivizoi edhe raundin e dytë të blerjeve, duke shtuar 5.1 milionë euro të tjera një përpjekje e radhës për të zbutur rënien e euros

Këto ndërhyrje nuk janë të reja. Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti janë blerë rreth 800 milionë euro.

Pavarësisht këtij volumi, kursi Euro-Lek është sërish në rënie, megjithëse me ritme më të ngadalta, aktualisht euro blihe me 96.2 dhe shitet me 97 lekë

Ekspertet nga ana tjeter theksojne se në kushtet kur ekonomia vijon të furnizohet me euro nga turizmi dhe remitancat presioni mbi kursin e këmbimit mbetet i lartë ndërsa ndërhyrjet e bankës qendrore po e zbusin, por jo neutralizojnë plotësisht forcimin e Lekut.

GREQI/ Fermerët nisin bllokimin e qyteteve, ndërsa autostradat thuajse të paralizuara

Bllokada e parë në qytetar nga protestuesit grekë do të bëhet në rajonin e Halkidikit që nga mesdita e nesërme në orën 12:00, dhe bllokimt do të ndodhin në të gjithë semaforët e Nikitit në zonën e Sithonisë.

Nisma është marrë nga bletërritësit dhe fermerët lokalë, të cilët në asamblenë e tyre të përgjithshme vendosën intensifikimin e mobilizimeve.

Në protestë pritet të marrin pjesë bletërritës me automjetet e tyre, si dhe fermerë me traktorë dhe kamionë bujqësorë nga Ormylia, Nikiti, Sykia dhe zona të tjera përreth.

Në vendngjarje do të zhvillohet një takim i ri i hapur, ku do të përcaktohet mënyra e vijimit të aksioneve.

Aristotelis Kassandrinos, anëtar i Shoqatës Profesionale të Bletërritësve të Halkidikit, një organizatë me rreth 400 anëtarë, tha për Agjencinë Athinë–Maqedonia (AMNA) se në shqyrtim janë disa skenarë proteste, përfshirë grumbullime para Prefekturës dhe, eventualisht, para zyrave të tatimeve.

‘Me mobilizimet tona synojmë të nxjerrim në pah problemet serioze që prekin sektorin primar dhe të kërkojmë zgjidhje të menjëhershme, duke shprehur solidaritet me kolegët tanë në të gjithë Greqinë,’ u shpreh ai.

Ndërkohë, autostrada kombëtare Athinë–Selanik vijon të jetë e mbyllur në drejtim të Athinës.

Autoritetet sinjalizojnë se gjatë pasdites pritet të mbyllet përkohësisht edhe drejtimi veri, në kahun e Selanikut, si pjesë e masave të sigurisë dhe kontrollit të trafikut.

Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë pjesë e institucioneve të shtetit

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula theksoi se në çdo post shtetëror që mund të marrë do të punojë vetëm për qytetarët shqiptarë dhe nuk do të mbajë as një anë partiake.

“Unë nuk kam frikë të përballem, sepse lirinë time integritetin nuk e deformojnë. Dhe hapësira ekziston nëse je korrekt dhe nëse ke integritet për të përmbushur detyrat. Dhe detyra nuk është ndaj PS dhe jo ndaj Ramës, por ndaj qytetarëve shqiptarë. Dhe unë në çdo pozicion që të jep do ta përmbush në respekt të qytetarëve shqiptarë.”, tha Sula.

Sula tha se ka marrë disa oferta nga kryeministri Edi Rama për të bërë pjesë e institucioneve të shtetit shqiptar.

Ai shton se ky veprim e bën Ramën më të përparuar se kundërshtari i tij politik.

“Kam marrë disa oferta për të kontribuuar në shtetin shqiptar. Unë kam vendosur që me ofertat që më bën kundërshtari im politik, Edi Rama, tregon që ka mentalitet më të përparuar dhe jo primitiv, ne kemi mbajtur gjallë PD dhe na përzuri nga shtëpia, ndërsa kundërshtari politik të fton për t’u bërë pjesë e institucioneve të shtetit shqiptar.”, tha Sula.

B/W

Bllokohet për 3 orë aksi rrugor Kakavijë-Janinë nga protesta e fermereve

Fermerët grekë po vijojnë me protestat e tyre, por kjo situatë do të sjellë sot bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-JaninëPër tre orë ky aks rrugor do të bllokohet, teksa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.

Monedhat e huaja e nisin javën në qëndrueshmëri

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 82.4 lekë dhe duke u shitur me 83.4 lekë.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë të hënë duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë krahasuar me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane edhe ajo nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne duke u blerë sot në raport me javën e kaluar me 102.4 lekë dhe duke u shitur me 103.4 lekë.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai nuk është luhatur gjatë fundjavës duke e nisur javën në qëndrueshmëri teksa është blerë sot me 109.4 lekë dhe është shitur me 110.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Pensionet, shqetësimi më i madh për shqiptarët 

Në të gjithë rajonin, shqiptarët janë më të kënaqurit me ekonominë  e tyre. Sipas një raporti të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), gati 31% e shqiptarëve të pyetur shprehen se janë shumë të kënaqur, ndjekur nga Kosova me 29%, ndërsa serbët dhe boshnjakët kanë nivelin më të ulët të kënaqësisë ndaj ekonomisë së tyre.

Pas një rritjeje të ndjeshme të pakënaqësisë në vitin 2022, numri i qytetarëve të pakënaqur me ekonominë rezulton të ketë rënë në 44.7% nga 58% që ishte më parë.

Në 2025, shqetësimet më të mëdha në të gjithë Ballkanin Perëndimor lidhen me kushtet ekonomike, duke nisur në radhë të parë me koston e lartë të jetesës dhe inflacionin, pasuar nga shqetësimet mbi pagat, pensionet dhe nivelet e taksave, të cilat ushtrojnë presion mbi të ardhurat e familjeve.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, këto shqetësime janë shumë të theksuara. Shqetësimi më i madh për shqiptarët raportohet të jenë pensionet, ndërsa për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, inflacioni dhe kostoja e jetesës mbeten problemet kryesore.

Megjithëse mund të duket kontradiktore me faktin se shprehemi më të kënaqurit me ekonominë, Shqipëria raporton edhe nivelin më të lartë të pasigurisë financiare në vitin 2025, me 54.5% të shqiptarëve të pyetur që deklarojnë se nuk mund ta mbulojnë një shpenzim të papritur prej afërsisht 1000€ pa marrë hua ose pa u mbështetur te të tjerët, një rritje e lehtë nga 53.3% që ishte në vitin 2024. Edhe Maqedonia e Veriut tregon një nivel të ngjashëm, me gati gjysmën e qytetarëve të paaftë për të menaxhuar një kosto të tillë emergjente në vitin 2025.

Po ashtu, shqiptarët nuk janë në gjendje të shpenzojnë para për veten e tyre çdo javë, me 40.5% e të anketuarve, shkalla më e lartë në rajon. Nga ana tjetër, Shqipëria raportoi edhe me numrin më të lartë të njerëzve që deklaruan se nuk kishin mundësi të dilnin me miqtë ose familjen çdo muaj.