Arrestohet 19 vjecari ne Mallakaster , drejtonte makinen pa leje drejtimi

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. Z., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Fier, 81-vjeçari bie me biçikletë në kanal dhe humb jetën

Fier, 81-vjeçari bie me biçikletë në kanal dhe humb jetën
në fshatin Kafaraj, është regjistruar një ngjarje tragjike, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas Policisë, shtetasi F. T., dyshohet se teksa po drejtonte biçikletën, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal anës rrugës, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim dhe veprime të mëtejshme

Pas humbjes me Shqipërinë, Dragan Stojkoviç jep dorëheqjen

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, i ka ofruar dorëheqjen drejtuesve të Federatës së Futbollit të Serbisë pas humbjes 0-1 ndaj Shqipërisë në Beograd. Sipas mediave serbe, Stojkoviç nuk do të udhëtojë me ekipin në Andorra, ku Serbia do të zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore.

“Kisha një bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Kam paraqitur dorëheqjen. Nuk e prisja humbjen ndaj rivalit direkt. Marr përgjegjësinë dhe jam unë fajtori i vetëm. Më vjen keq që humbëm ndeshjen, por futbolli kështu është,” – deklaroi Stojkoviç për mediat serbe.

Humbja ndaj Shqipërisë së Sylvinhos ka shkaktuar tronditje në kampin serb, ndërsa nuk është hera e parë që kuqezinjtë shkaktojnë “tërmete” në pankinat kundërshtare. Kujtojmë se Polonia dhe Çekia kanë ndërruar trajnerë menjëherë pas disfatave ndaj Shqipërisë në eliminatoret e mëparshme.

Kuqezinjtë triumfojnë ndaj Serbisë

Ka  përfunduar ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Ndeshja ka përfunduar 0 me 1 me golin e Rei Manajt, një gol që do mbetet në histori. Takimi konsiderohet si vendimtar për fatet e dy përfaqësueseve në Grupin K, ku gara për vendin e dytë mbetet e hapur.

Me 8 pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjesh, Shqipëria renditet e dyta në grup, ndërsa Serbia ndodhet një pikë më poshtë, por me një ndeshje më pak. Anglia ka marrë distancë të sigurt në krye, duke lënë kombëtaret ballkanike të luftojnë për një vend në “play-off”.

Shqipëria shenon gol ndaj Serbisë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë, një ndeshje që është zhbllokuar në minutat e fundit të pjesës së parë, nga Rei Manaj

OBSH: Ulet duhanpirja në Shqipëri, por rritet përdorimii i cigareve elektronike tek adoleshentët

Europa është rajoni me prevalencën më të lartë të duhanpirjes tek të rriturit. Sipas një raporti të OBSH-së në Evropë, 24.1% e të rriturve janë konsumatorë të duhanit. Po ashtu edhe prevalenca e duhanpirjes tek gratë mbetet e lartë në Evropë me 17.4% të tyre.

Përsa i përket Shqipërisë, situata duket pak më pozitive, pasi të dhënat tregojnë se popullsia duhanpirëse është në shifrat e 21.3%, me 2.8% më pak se mesatarja evropiane.

Situata në vendin tonë paraqitet akoma më e mirë kur bëhet fjalë për gratë duhanpirëse, pasi përqindja e tyre që pijnë duhan në Shqipëri është afërsisht dy herë më pak se në Evropë. Megjithatë, edhe ky nivel duhanpirjeje për specialistët e shëndetit publik është një faktor rreziku për sëmundshmëri.

“Mund të ngelet problem zbatimi i ndalimit të duhanpirjes në ambiente publike, shitja e cigareve tek të rinjtë, edhe kosto të cilat janë relativisht të lira në Shqipëri. Duhanpirja shkakton kancer, sëmundje të zemrës dhe është përgjegjëse për shëndet të keq në Shqipëri. Kanceri i mushkërive, është 4 herë më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat, aq sa është duhanpirja më e lartë tek meshkujt krahasuar me femrat”, u shpreh Alban Ylli, specialist, ISHP.

Shqetësim përbën rritja e duhanpirjes tek adoleshentët dhe kryesisht ajo elektronike. “Janë një produkt i dëmshëm, sidomos për të rinjtë. Ka me qindra substanca toksike. Mund të shërbejë si një rrugë fillimi për të kaluar te cigareja e vërtetë. Nikotina është adiktive dhe i mban personat të lidhur me duhanin”, shtoi Ylli.

Në rang global, 1 në 5 të rritur janë ende të varur nga duhani. Sipas OBSH-së, bota po pi më pak duhan, por epidemia e duhanit është larg fundit. Raporti i ri global tregon se numri i përdoruesve të duhanit ka rënë nga 1.38 miliardë në vitin 2000 në 1.2 miliardë në vitin 2024.

Aksidenti në aksin Lushnje-Berat, 30-vjeçari dergohet në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat, ku si pasojë ka përfunduar në spital një 30-vjeçar.

Sipas burimeve, 30-vjeçari A.G drejtuesi i makinës tip Toyota, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës.

Në vendngjarje mbërriti policia rrugore dhe zjarrfikësit. Policia e vlerësoi rrethanat e aksidentit dhe dyshon se njëri prej drejtuesve të mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë.

Arrestohet FIERAKU në pikën kufitare të Murriqanit,i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet në pikën kufitare të Murriqanit, një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Shkodrës njofton se si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap duke hyrë në Shqipëri, shtetasi Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.