Fier – Arrestime, procedime dhe një ngjarje e rëndë në lagjen “29 Nëntori”

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. A., 46 vjeç, banues në Fier, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. A., 48 vjeç dhe H. B., 48 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin. Pas verifikimeve rezultoi se i arrestuari drejtonte automjet, në gjendje të dehur;
-K. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. F., 61 vjeç dhe V. F., 61 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi dyshohet se nuk kanë lejuar vënien e autorizuar të disa shtyllave të tensionit të lartë, në tokat e tyre;
-B. M., 36 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se me automjetin që ka parkuar gabim në lagjen “Konferenca e Pezës”, ka penguar lëvizjen në këtë lagje;
-G. Xh., 35 vjeç, banues në fshatin Dërmënas, pasi dyshohet se ka fyer një shtetase.

Më datë 11.12.2025, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku banon, shtetasi M. Th., 56 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro

Ka përfunduar votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku Parlamenti ka miratuar me 85 vota pro dhe 3 kundër, kandidaturën e Endrit Shabanit.

Pasi mbështeti me firma 6 kandidatë, e më pas deklaroi tërheqjen nga nënshkrimet, Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës.

FNSH, kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit te VLORES

Një aksion me fokus kontrollin e disa banesave është zhvilluar gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës. Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës, sektori i Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, forcat e FNSH-së dhe ato operacionale kanë kryer kontrolle në disa pika të ndryshme të qytetit.

Arrestoi ish-kolegun dhe hetoi Llallën, historitë e hetimit të Klodian Brahos

Klodian Braho është zgjedhur sot nga KLP në krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

– Advertisement –

I njohur si “prokurori i ftohtë” i jakave të bardha, Braho ka një karrierë të gjatë në hetime të nivelit të lartë dhe ka ndjekur çështje që lidhen me zyrtarë të rëndësishëm dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar.

Gjatë karrierës së tij, Braho ka qenë pjesë e hetimeve për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe ka firmosur arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka për aferën e inceneratorëve.

Ai gjithashtu çoi në pranga ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”, si dhe gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, i dyshuar se kërkoi favore seksuale për një vendim gjyqësor.

Braho ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më pas në Tiranë si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai është njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin në hetime të ndërlikuara, duke çuar në gjykim edhe persona me pozita të larta politike.

Nga 19 dhjetori 2019, Klodian Braho është pjesë e SPAK. Ndër dosjet që ka ndjekur përmendet ajo e Toyota Yaris, 5 D si dhe ka kryesuar hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Me 7 vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7 vota të anëtarëve të KLP.

Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj. Ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Por kush është prokurori i posaçëm Braho?

Klodjan Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019  dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Lirohet nga burgu Lefter Koka

GJKKO ka liruar nga qelia ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefer Koka është liruar nga burgu pas 4 vjetësh i arrestuar per aferen e inceneratorëve. GJKKO shoi masën e sigurise arrest me burg për inceneratorin e Fierit.

Për dënimin për inceneratorin e Elbasanit Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit ndërsa për dënimin per incenerarorin e Tiranes e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

Për inceneratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.

Balla ironizon Nokën për lapsusin: I vetmi Flamur, që s’di se kur është ngritur flamuri!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taluant Balla ka qenë i ashpër me demokratin Flamur Noka, pasi ky i fundit e ofendoi me fjalën ‘injorant’. 

Balla: Sot dalim para shqiptarëve me një buxhet dhe plot të mira, për ata që na kanë dhënë nderin që të qeverisim si shumicë. Edhe ju sot keni një seancë të rëndësishme, por serioziteti i kauzave që ju keni marrë dhe i lini rrugëve e tregon. Sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet. Ju talleni me kauzat që nisni, me kërkesën tuaj për të bërë një mocion me debat për zgjedhjet. Thatë; lepurit! Po pse ne kemi firmosur. Ku është ky, të të fyejë ky që është i vetmi flamur, që nuk e di se kur është ngritur flamuri, është fundi! Ai tha; këta i ka bindur Ervin Salianji. Edhe hallin e brendshëm të Partisë tuaj na e sollët këtu.