Trump takohet me Putin ne Alaska, shtrengojne duart me njeri -tjetrin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin janë takuar sot në Alaska, ku kanë shtrënguar duart në një moment të ngarkuar simbolikisht. Takimi, i zhvilluar mes temperaturash të ftohta, por në një atmosferë të ngrohtë diplomatike, shënon një tjetër kapitull në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë.

Vladimir Putin mberrin në Alaska

Vladimir Putin ka zbarkuar tani në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson, rreth 30 minuta pas Donald Trump. Më parë, Kremlini tha se takimi i udhëheqësve do të fillojë në orën 20:30 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.

Trump pret në Air Force One mbërritjen e Putinit në Alaska

Presidenti Donald Trump ndodhet ende në bordin e Air Force One, ndërsa pret mbërritjen e presidentit rus Vladimir Putin në Alaska. Gjatë kohës së pritjes, Trump ka përshëndetur senatorët e Alaskës, Lisa Murkowski dhe Dan Sullivan, si dhe guvernatorin Mike Dunleavy, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. Marrëdhënia mes Trump dhe Murkowski ka qenë shpesh e tensionuar, pasi senatorja ka...

Lekundje tërmeti me magnitudë 3.6 në Krujë, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, lëkundjet ishin të magnitudës 3.6 të shkallës Rihter. Tërmeti u regjistrua në orën 18:24, shtatë kilometër në jug-jugperëndim të Krujës dhe 16 kilometër në veriperëndim të Tiranës.

IKMT nis prishjet në aksin Levan–Tepelenë, fermerët protestojnë për rrugë dytësore dhe shpronësime

IKMT nis prishjet në aksin Levan–Tepelenë, fermerët protestojnë për rrugë dytësore dhe shpronësime Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) zhvilloi këtë të premte një aksion në zonën e Frakullës, përgjatë autostradës Levan–Tepelenë, për prishjen e tendave të vendosura nga fermerët buzë rrugës. Aksioni është kundërshtuar nga banorët dhe fermerët e zonës, të cilët deklarojnë se kjo është e vetmja mënyrë...

Fier – Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime për dhunë e zjarr në banesë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. D., 41 vjeç, banues në Patos. Arrestimi u bë pasi ky shtetas, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë. Ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Syri i Kaltër i hapur dhe i sigurt për vizitorët pas shuarjes së zjarreve

Parku Natyror “Syri i Kaltër” në Sarandë është rihapur për turistët dhe është i sigurt për vizitë, pas shuarjes së zjarreve që kërcënuan zonën ditët e fundit. Lajmin e ka konfirmuar sot Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), pas një inspektimi në terren. Sipas AKZM, rreth 30.66 hektarë sipërfaqe brenda parkut u prekën nga flakët, por monumenti natyror vetë...

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me lekun po thyen rekorde të reja.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten monedha europiane u këmbye me 97.15 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë. Kursi vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore. Krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek është në rënie me 2.7%. Sipas ekspertëve të këmbimit valuator, kursi i këmbimit...