Reshjet krijojnë probleme në Vlorë, rrezik përmbytjeje për dy banesa dhe një subjekt

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në afërsi të fshatit Xhyherinë, në Vlorë. Çarja e kanalit të ujërave të larta ka vënë në rrezik dy banesa dhe një subjekt pularie, duke krijuar një situatë emergjente për banorët e zonës. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses, si edhe strukturat e emergjencave civile, të cilat kanë angazhuar...

 Fier – Arrestime për dr*gë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe incident në stadium

Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një sasi kanabisi si edhe një mjet prerës (thikë), të cilat iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Specialistët...

Stuhia bllokon aksin Fier–Cakran, rrëzohen pemët e dëmtuara nga zjarret

Një stuhi e papritur që shpërtheu rreth orës 13:30 ditën e sotme ka shkaktuar një bllokim të përkohshëm të aksit të vjetër rrugor Fier–Cakran.Shkak për këtë ka qenë renia e disa pemëve pishe, të cilat ishin djegur nga zjarret e mëparshme dhe nuk i kishin rezistuar erës së fortë. Pemët janë rrezuar mbi rrugë, duke paralizuar për disa minuta...

Stuhia ndërpret përkohësisht fluturimet në aeroportin e Rinasit

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. - Advertisement - Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve. Autoritetet kanë ndërprerë aktivitetin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë pasagjerë që presin fluturimet,...

Zjarr i madh në Vajzë të Vlorës, digjen toka e parcela me ullinj

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Vajzë të Vlorës dhe rrezikon të djegë shtëpitë e banorëve. I favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka shkrumbuar toka e parcela me ullinj. Siç shihet dhe nga pamjet, situata duket në prag të katastrofës, pasi nuk ka ndërhyrje nga ajri, por gjithçka...

Inspektori i IMT vetëdorëzohet në polici pasi u shpall në kërkim, akuzohet se mori para për të mos hequr tendën e një lokali

Klajdi Zhilla, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë, është vetëdorëzuar në polici pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Zhilla akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për të mos ndërhyrë ndaj një tende të vendosur pa leje në...

Greqi-Shqiptari vuri zjarrin me çakmak, rrezikoi shtëpitë në zonë. 62-vjeçari arrestohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një shtetas shqiptar 62-vjeç është arrestuar nga autoritetet greke, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në zjarrin që shpërtheu së fundmi në kodrën Paleopanagia, në zonën Kantza të Paianias. Sipas hetimeve, i dyshuari u identifikua përmes një videoje të transmetuar nga media greke, ku ai shihet duke kaluar me biçikletë malore pranë zonës ku më vonë shpërtheu zjarri. Vetëm pak minuta...

15.2 % e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat mjekësore

Shqipëria kryesoi Europën për numrin e lartë të popullsisë mbi 16 vjeç që kishin nevoja mjekësore të paplotësuara në vitin 2024 raportoi sot EUROSTAT.Të dhënat  tregojnë se në vitin 2024, 3.8% e personave të moshës 16 vjeç e lart në BE raportuan se kishin nevoja të paplotësuara për një ekzaminim ose trajtim mjekësor, një përqindje që varionte nga 0.2%...