Ndërron jetë në spital edhe i plagosuri i dytë nga aksidenti në Fier-Vlorë

Vlorë, 2 shtator 2025 — Ka ndërruar jetë në spital edhe i plagosuri i dytë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e djeshme në autostradën Fier – Vlorë, pranë fshatit Panaja. Burime mjekësore konfirmuan për redaksinë se pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, i aksidentuari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi dje, duke i marrë...

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00 deri në 13:00, përballë zyrave të shoqërisë Bankers Petroleum. Sipas sindikatës, qëllimi i këtyre tubimeve është përcjellja e kërkesave legjitime të punëtorëve, që lidhen me rritjen e pagave, zbatimin e kontratës kolektive të punës, përmirësimin e kushteve të punës dhe...

Furnizimi me ujë, raporti: Vetëm Lezha 24 orë/ditë, ne FIER 18 orë

Të dhënat e analizuara nga Enti Rregullator i Ujit tregojnë se për vitin e shkuar, mesatarja e orëve të furnizimit me ujë në ditë ishte 17.44 orë/ditë, me një rritje 1.14 orë/ditë krahasuar me vitin paraardhës, i cili ka qenë në të njëjtin nivel me vitin 2022 me 16.3 orë/ditë. “Objektivi i performancës së mirë të vendosur nga ERRU prej...

TAP transporton 50 mld metër kub gaz në Evropë

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka transportuar 50 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë, që nga fillimi i operacioneve tregtare rreth 5 vjet më parë. Kjo arritje e rëndësishme nënvizon rolin e TAP në sigurimin e një furnizimi të besueshëm dhe të diversifikuar me gaz për Evropën, duke rritur njëkohësisht konkurrencën dhe duke kontribuar në përpjekjet e dekarbonizimit në...

Aksident në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 62-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 14:35 në autostradën Levan–Vlorë, pranë fshatit Panaja. Një automjet tip kamionçinë, me targa AB498LY, është përplasur me trafikndarësen. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e mjetit, i cili humbi jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të ndodhet në gjendje të rëndë dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Nga verifikimet...

KLP liron nga detyra drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka liruar nga detyre Aida Hajnajn drejtoreshën e BKH. Gjashtë anëtarë të KLP votuan pro faktit që mandati i saj ka mbaruar që më 31 gusht, ndërkohë 4 të tjerët ishin pro faktit që mandati i saj mbaron në një datë tjetër.

Greqia në al*rm! Rritet numri i aksidenteve me humbje jetësh, një v*ktimë çdo 14 orë

Disa ditë pas dy aksidenteve rrugore, i pari pranë Ksanthit me viktima 3 shtetas shqiptarë dhe i dyti me dy 16 vjeçarë, pranë Kosturit, mediat greke ngrenë alarmin për përmasat që po merr kjo tragjedi. Të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave tregojnë se çdo 14 orë, një person humb jetën në rrugët e vendit. Vetëm gjatë muajit...

Berisha përsërit akuzat për Ballën

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur përpara SPAK, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për korrupsion. Berisha tha se Taulant Balla ka folur me Suel Çelën. Sipas tij, Balla i ka thënë Suel Çelës se “bandat e tjera do i arrestojmë, kurse ju na duheni për vota”. Ndërsa, Çela, sipas Berishës, i ka kërkuar Ballës që të lirojë nga burgu...