I mori me dh*në nga qafa varësen e floririt, një gruaje, arrestohet
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Bulevardi”. I mori me dhunë varësen e floririt, një shtetaseje, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dje, pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen,...
FIER- Spitali Memorial prezanton kardiologun intervencionues Dr. Edison Koltraka: Profesionalizëm dhe humanizëm në shërbim të pacientëve
Memorial Hospital ka prezantuar zyrtarisht mjekun kardiolog intervencionues, Dr. Edison Koltraka, i cili i bashkohet ekipit me një përkushtim të veçantë ndaj diagnostikimit, trajtimit dhe procedurave invazive kardiologjike. Dr. Koltraka vlerësohet për profesionalizmin, qetësinë dhe kujdesin e lartë njerëzor që ofron ndaj pacientëve. Me një pasion të fortë për kardiologjinë dhe dëshirën për të kontribuar në një institucion ku standardet...
Punësimi në vendnumëro deri në 2030 – Banka Botërore: Shqipëria pa dinamizëm ekonomik
Një analizë e re globale e Bankës Botërore mbi ndikimin e klimës në punësim tregon se tregu shqiptar i punës pritet të mbetet i pandryshuar deri në vitin 2030. Sipas raportit, ekonomia shqiptare nuk po krijon vende të reja pune me ritmin e nevojshëm, duke u ndikuar nga plakja e popullsisë, niveli i lartë i emigracionit dhe produktiviteti i...
Kryeministri Rama: Pezullimi i një ministri është koncept absurd, bllokon zinxhirin e vendimmarrjes
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një bashkëbisedim të radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, ku u ndal sërish te çështja e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Rama u shpreh se “pezullimi i një ministri është një koncept absurd”, duke argumentuar se asnjë vendimmarrje nuk mund të ecë përpara kur firmat e titullarit...
Pengohet në bordurat e bulevardit dhe humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Bulevardin kryesor të Vlorës, ku një grua rreth 50 vjeçe është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo është penguar në bordurat e rrugës, është rrëzuar dhe si pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës, ndërsa priten ekspertët dhe grupi hetimor për të sqaruar rrethanat dhe...
Dollari vijon rënien, euro stabile – përditësimi i kursit të këmbimit
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka vijuar edhe këtë mëngjes një trend zbritës duke shënuar sërish rënie teksa është blerë sot me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë. Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me...
Dogana shqiptare drejt BE-së: Miratohet strategjia 2025–2030
Shqipëria ka miratuar Strategjinë për Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve të Informacionit Doganor me ato të Bashkimit Evropian, për periudhën 2025–2030, një dokument që konsiderohet hap kyç drejt unifikimit të plotë të procedurave doganore me standardet e BE-së. Objektivi kryesor është që deri në vitin 2030, vendi të disponojë një infrastrukturë doganore plotësisht të harmonizuar me Kodin Doganor të Bashkimit...
Fier, denoncim për vjedhjen e nje banese; Policia nis hetimet për identifikimin e autorëve
Më datë 03.12.2025, një 57-vjeçare me iniciale M. D. ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Fier se në banesën e saj është vjedhur një shumë parash. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.







