Paratë nga emigrantët shkojnë për konsum/ 90% e remitancave përdoren për nevoja bazë, investimet mbeten minimale

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të reja mbi emigracionin ndërkombëtar në Shqipëri për vitin 2024. Ndër treguesit kryesorë të këtij publikimi zënë vend edhe remitancat e dërguara nga emigrantët shqiptarë, të cilat nxjerrin në pah disa zhvillime dhe prirje me interes për ekonominë e vendit. Remitancat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm financiar, por ndikimi i tyre në zhvillimin...

Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbulohen emrat

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI.  Mësohet se është firmosur “Arrest me burg” për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.  Ndërkohë “Arrest në shtëpi” është vendosur për drejtoreshën e KSHI Mirilda Karçanaj dhe zv drejtoreshën Hava Delibashin.  Ndërkohë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për...

Rama: Transparenca në Shqipëri ka avancuar, nuk është kërcënim ndarja e informacionit

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit. “I kemi ndarë rolet, një pjesë e këtyre këtu e kanë ndarë për ta parë një godë gjysëm plotë, ndërsa disa të tjerë edhe me mua e shikojnë godën plotë. Doja të sillja në mendje opinionin e një autoriteti, i cili është SIGMA, që...

Qeveria bllokon aktivitetin e Bankers për gjobën 120 mln euro, reagon kompania: Kemi bërë kallëzim në SPAK

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e kompanisë Bankers Petroleum duke çuar në ndalimin e plotë të operacioneve për nxjerrjen e naftës. Lajmin e ka bërë publik vetë kompania përmes një njoftimi zyrtar. "Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të...

Gjendet një person i pa jetë në Lungomare

Një person i pa jetë është gjetur në Lungomaren e Vlorës.  Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por priten te zbardhen në vijim.

Fermerët të nisin grumbullimin e autofaturave për kompensimin 10% të TVSH-së

Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore te grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara duhet të nisin grumbullimin e autofaturave, për të përfituar kompensimin 10% nga skema e re e TVSH-së. Kjo masë parashikohet në projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’”, të miratuar nga Parlamenti, i cili përcakton...

Humbi a*men e shërbimit! U dogj në makinën në Llogara

humbi arma e shërbimit! U dogj në makinën në Llogara Ish/efektivi i DVP Berat, që u gjet i djegur sot në “Qafën e Llogarasë” brenda automjetit të tij, ishte efektiv i Forcave Operacionale “Shqiponjat”. Më pas, për shkak të problemeve psikologjike u transferua në Postën e Policisë Poliçan, ku për shkak se humbi armën e shërbimit ju vendos “masë disiplinore”. Xhelo nuk...

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij dënohen me kërkesë të Prokurorisë Berat për 3 vepra penale ’ 

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u shpallën fajtor dhe dënuan shtetasit P.Sh. ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror për veprën penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’ parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal dhe shtetasi A.Sh., djali i tij, për veprat penale...