Betonierja del nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë ne gremine.

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të qytezës së Ulzës. Një automjet tip betoniere ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj.Ngjarja ka ndodhur në rrugën hyrëse të Ulzës pak mbi nënstacionin e hidrocentralit. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa mësohet se drejtuesi i betonieres është dërguar për mjekim në spitalin...

Humb jeten e moshuara pas nje injeksioni ne ambulancen e lagjes

Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të ;-referuan materialet në Prokurori, sepse ditën e djeshme, shtetasja M. V., 78 vjeçe, pas një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër, ka pësuar reaksion. 78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së...

VKM: Falja e gjobave të policisë vlen vetëm për ato të vendosura gjatë COVID-19

Vetëm 2 ditë përpara zgjedhjeve, qeveria miratoi një vendim për faljen e gjobave të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024. Kjo falje përfshinte gjobat e vendosura nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT, AKU dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. VKM doli në zbatim të ligjit nr. 127/2024. Në seksionin për procedurat që do të ndiqeshin nga Policia...

Pension i 13-të për të moshuarit – Miratohet vendimi. Përfitojnë rreth 725 mijë pensionistë

Pensionistët në Shqipëri do të mund të përfitojnë pension të 13-të, që synon të rrisë disi të ardhurat e tyre vjetore. Qeveria e ka parashikuar këtë risi në dokumentin e miratuar në mbledhjen e fundit, të siguruar nga SCAN, që të paktën deri në 2030-tën të realizohet, si një formë për të ofruar më shumë dinjitet për pensionistët aktualë. Deri më...

KAS vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar një vendim për rinumërimin e plotë të votave në qarkun e Tiranës. Vendimi u mor pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it nga radhët e Partisë Demokratike dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit, përfshirë edhe kutitë me vota nga diaspora. Për shkak të volumit të madh—rreth...

SPAK çon për gjykim 37 persona të akuzuar si anëtarë të dy grupeve kr*minale, zbardhen akuzat!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundimf të hetimeve për procedimin penal nr.177, të vitit 2022, dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, anëtarë të dy grupeve të strukturuar kriminale. Të pandehurit janë: Bashkim Sulaj,Njazi Ademaj,Fitim Rama,Xhelal Krasniqi,Rrezart Domi,Ylli Brahimaj,Osman Luca,Artur Mici, Emiljan Marashi,Adrian Mema,Jugert Gashi,Maksim Domi,Arsen Caka,Gridi Elezi,Behar Rexha,Deila Qama,Arnold Shahu,Fatmir Stankova,Arben...

Ndeshja me Serbine.RENEA, FNSH e SHISH në terren për ndeshjen.

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi do të jetë numri më i lartë i uniformave të angazhuara për një ndeshje. Mësohet se rreth 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, FNSH, Antiterrorin dhe SHISH. Siguria më e madhe do të jetë mbi përfaqësuesen serbe që do...

Punonjësi i Gardës i jep fund jetës me a*mën e shërbimit

Informacion paraprak Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.