Nuk i bindet ndalimit të policisë ,shkakton aksident , 3 mjete të përfshira
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.Një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga policia duke shkaktuar një aksident zinxhir. Në përpjekje për t’u larguar, ai ka goditur dy makina, duke përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga. Përplasja...
Nesër protesta e opozitës/ Kërkohet dy orë leje, mbi 1000 efektivë të shtunën në terren
Protesta kombëtare e thirrur nga opozita të shtunën e 15 marsit kundër mbylljes së Tik Tok-ut ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit.Leja e kërkuar në polici nga organizatorët e tubimit është 2 orë, duke nisur nga ora 19:00 deri në orën 21:00. Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen...
Frikë nga një shpërthim vullkanik/ Italia përgatitet për evakuime të mundshme mes lëkundjeve të tërmeteve
Një zonë e Italisë jugore pranë Napolit ka përjetuar një rritje të aktivitetit sizmik gjatë ditëve të fundit. Campi Flegrei (Fushat Phlegraean) është një zonë vullkanike pranë Napolit, malit Vezuv dhe Pompeit. Peizazhi i paqëndrueshëm u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.4 të mërkurën mbrëma, i cili, së bashku me një dridhje në maj, ishte më i forti në...
Trump bisedon me Putinin: Kursejua jetën ushtarëve ukrainas në Kursk. Do të ishte një masakër e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i kërkoi homologut të tij rus Vladimir Putin që t’ua kursejë jetën mijëra ushtarëve ukrainas të rrethuar nga forcat e Moskës në rajonin e Kurskut. Këtë e pohoi vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në një mesazh në rrjetin social Truth, ku njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Kremlinit. “Ka një...
BE është shtëpia juaj”, Marta Kos batuta në Elbasan: Kam vendosur 2 verore, një për Shqipërinë dhe një për Unionin
Komisionerja e zgjerimit Marta Kos ndodhet sot në Elbasan. Marta Kos: Shqipëria po bën një punë shumë të mirë, ka ende shumë reforma për t’u bërë por nëse bëhen, në fund të 2027 do të jetë edhe fundi i procesit.BE ëhstë shtëpia juaj, tani duhet të bëni detyrat, por së shpejti shpresoj që pas punës së bërë me pasion, BE...
Tuneli i Llogarasë-ARRSH hap tenderin 311 milionë lekë për mirëmbajtjen
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për mirëmbajtje pajisjesh dhe operimi i Tunelit të Llogarasë. Fondi limit i përllogaritur është 311 milionë lekë. Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, kontraktori në cilësinë e Menaxherit të Tunelit do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe mirëfunksionimin e tunelit, ambientet përreth tij, si dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe...
Qumështi, më i shtrenjtë në Shqipëri se në BE
Inflacioni i përgjithshëm për muajin Shkurt rezultoi 1.9%, sipas publikimit më të fundit të INSTAT. Një nga kategoritë që ka shënuar rritjen më të lartë është ajo e produkteve "Qumësht, djathë dhe vezë", e cila renditet ndër sektorët kryesorë mes grupit të ushqimeve me një normë inflacioni prej 2.8%. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,...
10 aprovime licencash në 2 muaj per energjine diellore, projektet pozicionohen në Qarkun e Fierit
Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total për 2 muajt e parë të vitit janë licencuar 9 kompani për impiante të vegjël me kapacitet deri në 3 MW. 8 nga 9 centralet e licencuar parashikohet të pozicionohen në Qarkun...





