Ja cilet jane 140 deputetet e Kuvendit te dale nga vota e 11 majit
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të qartë: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) del sërish forcë dominuese, duke siguruar 83 mandate në Kuvendin e ri prej 140 vendesh. Megjithatë, prania e aktorëve politikë, si Adriatik Lapaj nga Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë”, sinjalizon një fragmentim të lehtë të skenës politike...
Skulptura 2600-vjeçare e zbuluar pranë Apolonisë (Fier) është ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore të Vjenës
Kalorësi i Babunjës”, skulptura 2600-vjeçare e zbuluar pranë Apolonisë (Fier) është ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore të Vjenës, ku do të qëndrojë deri më 31 korrik. “Kalorësi i Babunjës” është një statujë e jashtëzakonshme prej bronzi që paraqet një kalorës të armatosur mbi kalë. Kjo është hera e parë që kjo vepër unike shfaqet para komunitetit shkencor austriak dhe...
GJKKO liron babanë e kandidates së PSD-së ne FIER qe u arrestua per blerje votash
GJKKO ka caktuar masën arrest në shtëpi për Pandeli Bozhën, i arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Fier. Ai dyshohet se ka blerë vota për vajzën e tij Limonera Bozha e cila kandidoi nën siglën e PSD së Tom Doshit. Kjo masë e GJKKO për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore të Pandeli Bozhës. “Drejtësia të bëjë punën e vet, nuk...
SPAK-8 kallzime per krimet zgjedhore ne FIER
Informacion për kallëzimet, procedimet penale dhe arrestimet në lidhje me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira Prokuroritë pranë gjykatë së shkallës së parë me juridiksion tëpërgjithshëm, kanë regjistruar gjithësej 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, ndërsa janë arrestuar 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Deri më 12.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, këto prokurori kanë raportuar si më poshtë: • Janë regjistruar gjithësej 87 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal. • Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qënë,...
I “zhdukur”per disa ditë Gazmend Bardhi reagon per humbjen ne FIER
Pas disa ditësh zhdukjeje, për shkak të humbjes katastrofike në zgjedhje, kryesisht në qarkun e Fierit ku ishte drejtues politik i PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale. Bardhi shfaqet zemërthyer në status, ku ndër të tjera pranon humbjen në zgjedhje. Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real...
Numërohen ne FIER 521 nga 587 kuti/PS kryeson me mbi 50 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të
Në qarkun e Fierit janë numëruar deri tani 521nga 587 kuti votimi që janë gjithsej.Socialistët kryesojnë në këto kuti me 86367 vota, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar vetëm 35193 vota. E përkthyer në mandate, PS-ja merr deri tani 12 mandate, ndërsa demokratët vetëm 4 mandate.
Përfundon procesi i numërimit në Mallakastër, PS fituese
Përfundon procesi i numërimit në Mallakastër. Pas numërimit të 49 kutive ne KZAZ-së, PS siguroi 8980 vota dhe PD vetëm 2255 vota, ose një diferencë me rreth 7 mijë vota. Ndoshta një nga rezultatet më të dobëta të demokratëve në rang rrethi. Pas mbarimit të procesit, dhjetëra mbështetës kanë festuar me brohorima dhe hedhje fishekzjarrësh, e kthyer në traditë...
Mbyllet numërimi në Divjakë/ PS fiton bindshëm
PS fiton bindshëm me një diferencë mbi 6 mijë vota ndaj PD në Divjakë Rezultatet: PS 10.427 vota PD 3.882 vota Shqiperia Behet 906 vota Mundesia 231 vota Koalicioni Djathtas per Zhvillim 149 vota Levizja Bashke 137 vota PSD 102 vota AKSH 90 vota Koalicioni Euroatlantik 90 vota Levizja Atdheu 26 vota Aleanca Demokracia e Re 11 vota





