45-vjeçari humb jetën në Levan të Fierit
Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure teksa ishte duke punuar tokën bujqësore në zonën e Levanit, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin e ambulancës. Ekipi mjekësor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer përpjekjet e nevojshme për ta mbajtur...
Dyshohet se konsumoi fotoksinë, 34-vjeçari humb jetën në spital
Një 34-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një spital në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij, në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me iniciale E. M., 34 vjeç, është transportuar për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë pasojave të helmimit. Policia bën me dije se po punohet për dokumentimin e...
Autostrada Elbasan–Lekaj: Gati hapja e katër tenderëve për ndërtimin e 21 kilometrave të mbetur
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) pritet të hapë katër procedura prokurimi për ndërtimin e segmentit të mbetur të autostradës Elbasan–Lekaj, konkretisht nga Pajova e Peqinit deri në Rrogozhinë, pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII. Burime nga ARRSH bëjnë me dije se projekti teknik për këtë segment është përfunduar dhe miratuar, ndërsa aktualisht pritet vetëm çelja zyrtare e procedurave të tenderimit. Katër...
8 të arrestuar, mes tyre kryeinfermieri pas arratisjes se Altin Ndocit nga spitali
Tetë persona janë vënë në pranga nga Policia e Shtetit pas arratisjes së të dënuarit Aktin Ndoci, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në spitalin rajonal të Durrësit. Arrestimet janë kryer në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të arratisjes, ku dyshohet se personat e ndaluar kanë pasur role të ndryshme në lehtësimin e largimit të tij nga...
Humb kontrollin e mjetit bujqësor, aksidentohet 64-vjeçari ne Lushnje
Një aksident është regjistruar sot në Kolonjë të Lushnjës. Egzon Begaj, 64 vjeç, ka përfunduar i plagosur në spitalin e Lushnjës, pasi mjeti bujqësor tip Zetor me të cilin po lëvizte u përmbys në një tatëpjetë. 64-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për shkak të plagëve të marra. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen...
Benz-i merr përpara 5 automjete ne Vlore
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për...
Lumi Seman del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Hasturkas të Libofshës
Lumi Seman ka vershuar gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në fshatin Hasturkas të njësisë administrative Libofshë. Si pasojë, rreth 20 banesa janë prekur nga uji, ndërsa dëme janë regjistruar edhe në tokat bujqësore përreth.Sipas të dhënave paraprake, mbrëmjen e djeshme është konstatuar çarja e argjinaturës, e cila ka bërë që uji të dalë nga shtrati dhe të përhapet me...
Deputeti i PS ,Ramion Kurti kunder akuzave te Luan Bacit per permbytjet ne FIER
Deputeti i qarkut Fier, Ramion Kurti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike, Fier Luan Baçi, lidhur me situatën e një boegtori të prekur nga përmbytjet ne Daullas Në reagimin e tij, Kurti kritikon përdorimin e fatkeqësive natyrore për qëllime politike, duke e cilësuar këtë si një praktikë të përsëritur. Postimi i...






