Qellon me thike te riun ,arrestohet 41 vjecari
Drejtoria Vendore e Policisë Fier Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit: -P. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; -B. M., 38 vjeç, banues në fshatin Ballagat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes...
Lapaj korrigjon emrin e babait, por listat familjare mbetën
Nisma Shqipëria Bëhet është një prej subjekteve që ka ambicie për të qenë në parlament, referuar edhe disa sondazheve, por problemi mbetet i njëjtë: pragu në bazë qarku.Koalicioni i drejtuar nga Adriatik Lapaj ka kundërshtuar kodin zgjedhor, për këtë arsye janë vënë re emrat e familjarëve në listat e mbyllura të deputetëve. Në rast zgjedhje, ata do të dorëhiqen...
Katër të rinj humbin jetën brenda makinës , shkrumbohet mjeti
Katër të rinj ndërruan jetë tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Fushë-Prezë disa minuta para mesnatës.Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë...
Rama:Po presim planin me filtrat nga kompania e TikTok”, mos dëgjoni bufin
Kryeministri Edi Rama tha se platforma TikTok po mbyllet gradualisht dhe se janë në komunikim me kompaninë.Ai u shpreh se po presin nga kompania e TikTok planin me filtrat me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga bullizimi. Rama: Me kompaninë Tiktok po punojmë, po presim planin me filtrat për të siguruar fëmijët, minimizuar bullizmat, për të futur algoritmat për shkencën, matematikën. Mos...
Sot, Dita Ndërkombëtare e Lumturisë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 12 vjet më parë e shpalli 20 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, duke njohur rëndësinë e lumturisë dhe mirëqenies si synime dhe aspirata universale në jetën e qenieve njerëzore. Nismëtar për këtë rezolutë u bë Butani, një vend sipas të cilit vlera e lumturisë kombëtare qëndron mbi të ardhurat kombëtare. Butani në fillim...
Veliaj nga qelia vendos kryetaren e re, largon te emëruaren e Ramës
Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë Anuela Ristanin. Në dokumentin e firmosur nga kryebashkiaku Veliaj, detyra e kryetares së komanduar i delegohet nënkryetares së bashkisë, Sara Goxhaj. Vendimi: Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29...
Berisha – “Vetëm pllakat e gurëve në 61 qytete, kanë kushtuar 2.3 mld euro”
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar Ramën se ka shpenzuar vetëm për pllakat e gurëve në 61 qytete afro 2.3 miliardë euro. Gjatë prezantimit të programit ekonomik për qeverisjen, Berisha tha se në çdo lloj lapsi t’i biesh nuk shkojnë kurrë më shumë se 300 milionë euro. Duke vijuar më tej, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në 12...
Protesta në Stamboll, qytetarët përplasen me policinë pas arrestimit te Imamoglu
Protesta masive dhe përplasje me policinë kanë nisur në Stamboll pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Ekrem Imamoglu.Sipas mediave të huaja, pavarësisht ndalimit, studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar. Policia u përpoq të bllokonte marshimin, por mijëra protestues duke brohoritur pro-demokracisë, arritën të thyenin bllokadën e policisë. Mësohet se jashtë portës kryesore, studentët u bënë thirrje studentëve të...







