Rivlerësimi i pronave do bëhet me 5 %- Afati i zbatimit do të jetë nga 1 janari deri më 30 shtator 2026
Qeveria hap rrugën për një tjetër proces rivlerësimi të pasurive të paluajtshme. Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut. Kjo nismë e re synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të...
Merr flakë makina në autostradën Lushnje–Fier
Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në autostradën Lushnje–Fier, pranë zonës së njohur si pushimi i shoferit. Një automjet tip Ford, i cili ishte në lëvizje, ka marrë flakë papritur dhe është djegur plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga Lushnja.Në mjet ndodheshin tre persona, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë dhe nuk kanë pësuar...
Babai p*rplas aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare , humb jetën ne spital
Informacion paraprak. Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
SPAK i komunikon akuzën ish-deputetes së PS Klotilda Bushka. Merren të pandehur 30 persona, mes tyre dhe daja i Ajola Xoxes
Detaje të reja nga hetimet e Erion Veliajt. Krahas kryebashkiakut Veliaj, SPAK ka marrë të pandehur 30 persona dhe shoqëri fizike. SPAK i ka komunikuar akuzën dhe Klotilda Bushkës, ish deputete e PS-së. Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Të pandehur janë marrë: Ina Goxhaj Adela Kondakçiu Flutur Xhani Valmir Xoxa Erald Simixhiu (daja i Ajola Xoxes) Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër...
Bulqizë, makina del nga rruga, 2 persona humbin jeten dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet tip “Nisan” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave. Viktimat janë identifikuar si B.Gj. dhe D.Gj., ndërsa një tjetër pasagjer në mjet, shtetasi A.Gj., ka...
Rama jep lajmin-Shqipëria Hyn në Fazë të Re të Negociatave me BE – Hapet Grupi i Pestë i Kapitujve të Anëtarësimit
Bruksel, 23 korrik 2025 – Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka autorizuar sot zyrtarisht Presidencën Daneze të BE-së që të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues lidhur me Grupkapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ky zhvillim shënon një tjetër hap përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në...
SPAK në paraburgimin e Durrësit, i komunikon akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj
SPAK i ka komunikuar në paraburgimin e Durrësit akuzat zyrtare kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Veç akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, Veliajt i është shtuar edhe një akuzë e re për përdorim telefoni në burg. Në dosjen “Veliaj” është përfshirë edhe polici që i dha telefonin.Akuzat i janë komunikuar edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe biznesmenit Mirton Lika për...
SPAK zgjat afatin për hetimet ndaj Erion Veliajt
Prokuroria e Posaçme ka vendosur zgjatjen e afatit e hetimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Mesohet se hetimet për Veliajn përfundojnë më 29 shtator, ndërkohë që sot pritet që atij t’i komunikohen akuzat nga prokurorët e posaçëm.Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallë, pasi ka lëshuar një prokurë të posaçme që akuzat t’i bëhen me...








