Pezullohet efektivi i policisë kundër Trafiqeve në Vlorë per shperdorim detyre

AMP ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë Xhuljano Xhaferri.Sipas njoftimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Xhuljano Xhaferri, me detyrë Specialist Hetimi...

Viti i Ri 2026 nis në Kiribati, vendi i parë në botë që hyn në vitin e ri

Teksa pjesa më e madhe e botës vijon përgatitjet për ndërrimin e viteve, Viti i Ri 2026 ka trokitur më herët në disa vende të globit. Të parët që hynë zyrtarisht në vitin e ri janë Ishujt Line në Kiribati, të cilët ndodhen në zonën kohore më lindore të botës (UTC +14). Pas Kiribatit, festimet e Vitit të Ri nisën...

Kukësi zbardhet nga dëbora, temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë

Në ditën e fundit të vitit 2025, bora ka zbardhur fshatrat e zonave të thella të Kukësit. Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa fshatra në njësitë administrative si Gryk-Çajë, Kalis, Bicaj, Topojan, Zapod dhe Shishtavec.Fatmirësisht, bora nuk ka sjellë probleme me bllokimin e rrugëve në këto zona, pasi trashësia e saj ka qenë e vogël dhe e papërfillshme. Megjithatë,...

“Zegjinë Caushi, një nga emrat trending në 2025”

Tomi Kallanxhi në një lidhje live në “Studio 24” ka zbuluar se një nga personazhet emri i të cilës është trending dhe është kërkuar më shumë nga shqiptarët është deputetja rishtaz në Kuvend, Zegjine Caushaj. Ndërkohë emri SPAK sipas tij ka qenë në vendin e nëntë sa i përket klikimeve të shqiptarëve. Kallanxhi shtoi se dy qytetet ku kryetarët e dy...

Rama: Aeroporti i Vlorës nuk u hap këtë vit, shpresoj të respektohet kontrata në pranverë

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit, deklaroi se premtimi i aksionerëve për hapjen e Aeroportit të Vlorës brenda këtij viti nuk u mbajt. Ai sqaroi se vonesa erdhi si pasojë e një konflikti mes aksionerëve, por theksoi se puna ka vijuar. Rama u shpreh se qeveria pret që të respektohet kontrata, e cila parashikon hapjen e aeroportit në pranverën...

Aksident në Lushnjë- Fier, përplasen 3 automjete

Aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnje Fier. Aksidenti ka përfshirë dy mjete Audi dhe një Benz Mercedez. Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen. Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze...

Rama/“Pensionet do të rriten nga janari”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencën e fundvitit me gazetarët ku ka bërë një përmbledhje të punëve të vitit që sapo mbyllet, si dhe projektet për 2026-ën. Sipas tij, ky vit parashikohet që të mbyllet me një rritje ekonomike 3.9%. Kreu i Ekzekutivit u shpreh se në janar do të nisë rritja e pensioneve. “Duke filluar nga janari, pensionet do...

“Shqipëria 1-sh për Prokurimet Publike”, Rama : Po, kam takuar përfaqësues të kompanisë turke që ndërtuan tunelin e Llogarasë!

Kryeministri Edi Rama ka pranuar hapur se para bërjes së tenderit për tunelin e Llogarasë, është takuar me përfaqësues të kompanisë turke, ndërsa shtoi se kjo ishte pjesë e detyrës së tij.  Ai tha në konferencën e përvitshme për mediat, se ai takon përfaqësues të kompanive të huaja, ndërsa i fton ata që të investojnë në Shqipëri.  Pse i keni takuar...