Shqipëria ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në botë, 2.39 dollarë për litër

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare vijojnë të mbeten në nivele të larta, duke reflektuar tensionet dhe pasiguritë në tregun global të energjisë. Sipas të dhënave të fundit nga tregjet e mallrave, nafta Brent tregtohej rreth 89.3 dollarë për fuçi, sipas përditësimit të 11 marsit 2026. Luhatjet në tregjet ndërkombëtare reflektohen edhe në çmimet e karburanteve në vende të ndryshme...

Fieri epiqendra e parqeve diellore

Në Sheq, Marinas, Topojë, Povelçë, Dërmenas, Grykë, Darzezë, Ballsh dhe Lushnjë, projektet shtrihen njëra pas tjetrës. Fillimisht shfaqen projektet dy megavatëshe, njësi të vogla në dukje, por të shumta në numër. “Përsa i përket qarkut të Fierit apo qytetit të Fierit ku është përqendruar pjesa më e madhe e lejeve të dhëna për këto panele fotovioltaike dhe kryesisht edhe në...

Policia publikon planin e masave për protestën e PD nesër

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave lidhur me protestën e njoftuar nga Partia Demokratike që do mbahet ditën e nesërmen në orën 10:00, para Parlamentit. Policia ka njoftuar se lëvizja do të jetë e kufizuar në këtë mënyrë: Nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, kufizimi në rrugën “George Ë. Bush”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të...

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenon lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok, duke vlerësuar se kjo masë ka cenuar lirinë e shprehjes. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe...

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë 

Kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve, Shqipëria rezulton vendi me barrën më të lartë të karburantit në Europë.Një litër naftë kushton 7.2 për qind të të ardhurave ditore Të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar në statistikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ardhurat për frymë dhe çmimet e karburanteve sipas Global Petrol Price, tregojnë se...

Operacion antidr*gë në Fier, arrestohet një 33-vjeçar 

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Rikthimi”, kundër shitjes së drogave të forta. Vihet në pranga një shtetas që shiste lëndë narkotike Kokainë. I arrestuari, me precedent për krime në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen dozë dhe sasi lënde narkotike Kokainë që iu gjetën të arrestuarit, me vete dhe në automjet. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale,...

Rritja e kostos së jetesës shton pasigurinë financiare tek të rinjtë

Kostoja e jetesës vijon të mbetet një nga shqetësimet kryesore për të rinjtë në mbarë botën. Sipas raportit global “Gen Z and Millennial Survey 2025” të kompanisë Deloitte, për të katërtin vit radhazi rritja e çmimeve dhe shpenzimet e përditshme kryesojnë listën e shqetësimeve për brezat e rinj. Studimi tregon se po rritet edhe ndjenja e pasigurisë financiare. Pothuajse gjysma...

Fier-Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. P., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin pa targa, që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Aktualisht, shtetasi A. P. është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve...