Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat-Poliçan, në afërsi të fshatit Vodicë. Sipas informacionit paraprak, mësohet se automjeti tip Porshe ku udhëtonin 3 djem ka rënë në kanal dhe si pasojë humbi jetën Endri Vrushaj 34-vjeç ndërsa u plagosën Alban Elezi dhe Gisi Shehu të cilët janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Balluku takim miqësor me mësuesit në Lushnje: “Është kënaqësi të dëgjosh nga afër idetë dhe kërkesat e tyre”
Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e kaloi pasditen e së premtes në qark, ku zhvilloi një takim miqësor me mësuesit e Lushnjes. Në një atmosferë të ngrohtë, gjatë një kafeje të përbashkët, Balluku dëgjoi sugjerimet, idetë dhe kërkesat e tyre, duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të arsimtarëve në përgatitjen e brezave të rinj. “Është gjithmonë kënaqësi...
Profesor italian i biologjisë, 2 muaj në burgun e Fierit pas një aksidenti rrugor
Një profesor italian i njohur i biologjisë po mbahet prej më shumë se dy muajsh në burgun e Fierit, pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 8 gusht në aksin Levan–Fier, duke ngritur shqetësim në qarqet akademike dhe politike në Itali. Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor në Universitetin e Aquilas dhe shkencëtar me famë ndërkombëtare, është akuzuar nga autoritetet shqiptare...
I shpallur në kërkim nga GJKKO,arrestohet 36-vjeçari
Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Member”, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim nga drejtësia për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. I arrestuari është Fredi Pali, 36 vjeç, banues në Lezhë, i cili u lokalizua dhe u kap nga forcat policore në zonën e Ishull Shëngjinit, pas një hetimi...
Shpërndahen 11 milionë euro per fermeret. Nga nafta, tek blegtoria e bletaria
Rreth 23,396 fermerë në të gjithë vendin kanë arritur të marrin financim, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë. Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intesivisht, ku deri më tani janë shpërndarë rreth 1,13 miliard lekësh apo 11 milionë euro, ndërsa pagesat për...
Shqiptarët, të fiksuar pas inteligjencës artificiale
Tendencat në botën digjitale ndryshojnë me një shpejtësi të madhe, duke reflektuar risitë më të fundit të teknologjisë, zhvillimet e tregut global dhe aplikacionet që njerëzit përdorin çdo ditë. Të dhënat mbi shkarkimet dhe përdorimin e programeve janë një tregues i qartë se si kalojmë kohën tonë gjatë lundrimit në internet dhe çfarë preferencash teknologjike po formësojnë jetën tonë...
Vr*në 2 shtetas në Roskovec, Prokuroria Fier dërgon në gjyq 7 persona, 3 për ‘Vr*sje në rrethana të tjera cilësuese’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit Altin Kukaj., Ervis Kukaj. dhe Emauris Kukaj për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79, gërma ‘dh’ e Kodit Penal si dhe katër persona të tjerë për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim të krimit. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1375 të vitit...
Rikthehet rimbursimi i TVSH-së për fermerët
Skema aktuale e rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në bujqësi do të ndryshojë, duke shfuqizuar formulën që është zbatuar që nga viti 2018. Sot, grumbulluesit që blejnë produkte nga fermerët vendas nuk përfitojnë rimbursim të TVSH-së, ndërsa për produktet e importuara rimbursohen me 20%, çka ka sjellë pasoja negative për sektorin e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve dhe peshkimit. Në programin...











