Sot, temperatura deri në 42°C

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-14 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat...

Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar aktin heroik të efektivëve të policisë gjatë kohëve të fundit, i pari Agim Troci që u plagos duke luftuar me flakët në Delvinë më 25 korrik dhe i dyti Klajdi Mustaj, që shpëtoi 3 udhëtarë teksa makina e tyre mori flakë në ecje, në aksin Levan-Fier.Kreu i qeverisë tha sot nëpërmjet një postimi në...

Fier/Seman – Makina del nga rruga dhe përmbyset, pa të lënduar

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të aksit Fier–Seman. Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa për momentin nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe policia po heton rrethanat e ngjarjes

Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmshme, ku u dëmtuan me th*kë ,2 shtetas.

Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmshme në Fier, ku u dëmtuan me mjet prerës 2 shtetas. Tentoi të vriste me thikë një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga autori. Në konflikt e sipër, është dëmtuar me mjet prerës edhe vëllai i shtetasit të arrestuar. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të...

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Policia e Shtetit ne mjediset e Televizionit News 24 dhe setit mediatik Panorama Group, UGSH në ankth për lirinë e raportimit dhe ushtrimit të detyrës nga gazetarët Tiranë më 9.08. 2025 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë sapo është informuar nga kolegë të News 24 se qysh në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policore, mjete dhe përfaqësues nga...

 BIRN: Policia rrethon TV-News24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ

Rrjeti intestigativ BIRN, ka reaguar ndaj asaj që Policia e Shtetit po ushtron ndaj televizionit informativ News24, prej orëve të para të mëngjesitë të kësaj të shtune. Në një postim në faqen e Facebook-ut Reporter.al, BIRN thekson se zyrat e News24 u rrethuan nga efektivët e Policisë, të ciliët kërkuan lirimin e ambienteve dhe largimin e gazetarëve të televizionit informativ. Pasqyrimi...

Marrja e pensionit në bankë -Aplikimi nëpërmjet e-albania

Instituti i Sigurimeve Shoqërore po i fton përfituesit që të kalojnë marrjen e pensionit nga sportelet tradicionale postare drejt sistemit bankar. Me anë të një deklarate në rrjete sociale, ISSH thekson se kjo iniciativë synon të shmangë radhët e gjata në postë dhe të ofrojë një zgjidhje më të shpejtë, të sigurt dhe të rehatshme për qytetarët, sidomos për...

Policia e Shtetit rrethon TV-News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet.

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka nisur një aksion për lirimin e godinës ku ndodhen redaksitë e televizonit News24, portalit BalkanWeb dhe gazetave Panorama e Gazeta Shqiptare. Sipas burimeve të TV News24, ndërhyrja është kryer pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, ndërsa uniformat blu kanë ndaluar hyrjen e gazetarëve në ambientet e punës, duke penguar aktivitetin...