Stuhia ndërpret përkohësisht fluturimet në aeroportin e Rinasit

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. - Advertisement - Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve. Autoritetet kanë ndërprerë aktivitetin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë pasagjerë që presin fluturimet,...

Zjarr i madh në Vajzë të Vlorës, digjen toka e parcela me ullinj

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Vajzë të Vlorës dhe rrezikon të djegë shtëpitë e banorëve. I favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka shkrumbuar toka e parcela me ullinj. Siç shihet dhe nga pamjet, situata duket në prag të katastrofës, pasi nuk ka ndërhyrje nga ajri, por gjithçka...

Inspektori i IMT vetëdorëzohet në polici pasi u shpall në kërkim, akuzohet se mori para për të mos hequr tendën e një lokali

Klajdi Zhilla, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë, është vetëdorëzuar në polici pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Zhilla akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për të mos ndërhyrë ndaj një tende të vendosur pa leje në...

Greqi-Shqiptari vuri zjarrin me çakmak, rrezikoi shtëpitë në zonë. 62-vjeçari arrestohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një shtetas shqiptar 62-vjeç është arrestuar nga autoritetet greke, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në zjarrin që shpërtheu së fundmi në kodrën Paleopanagia, në zonën Kantza të Paianias. Sipas hetimeve, i dyshuari u identifikua përmes një videoje të transmetuar nga media greke, ku ai shihet duke kaluar me biçikletë malore pranë zonës ku më vonë shpërtheu zjarri. Vetëm pak minuta...

15.2 % e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat mjekësore

Shqipëria kryesoi Europën për numrin e lartë të popullsisë mbi 16 vjeç që kishin nevoja mjekësore të paplotësuara në vitin 2024 raportoi sot EUROSTAT.Të dhënat  tregojnë se në vitin 2024, 3.8% e personave të moshës 16 vjeç e lart në BE raportuan se kishin nevoja të paplotësuara për një ekzaminim ose trajtim mjekësor, një përqindje që varionte nga 0.2%...

Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë

Të dhënat e INSTAT tregojnë se vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve me arsim të lartë tregojnë se norma e papunësisë erdhi në rritje. Në vitin 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025...

 Turqia lajmëron ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare dhe mbylljen e hapësirës ajrore për Izraelin

Turqia ka vendosur të ndërpresë plotësisht të gjitha lidhjet tregtare dhe ekonomike me Izraelin dhe po mbyll hapësirën e saj ajrore për aeroplanët izraelitë, njoftoi Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. Siç shkruan Jerusalem Post, pasojat ekonomike të këtij veprimi nuk dihen ende, por devijimet për shkak të hapësirës ajrore të mbyllur mund të rrisin kohën e udhëtimit të fluturimeve...

Fier – Aksident në unazën lindore, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në unazën lindore të qytetit të Fierit. Një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia po...