FIER-Balluku e Subashi, kanë inspektuar hapësirat publike qe janë zënë në mënyrë të paligjshme dhe do të çlirohen

Fier – Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi, kanë inspektuar disa zona të qytetit ku hapësirat publike janë të zëna në mënyrë të paligjshme dhe do të çlirohen, në kuadër të nismës kombëtare për rikthimin e tyre në përdorim nga qytetarët. -Gjatë vizitës në Fier, u promovua gjithashtu...

Përkeqësohet situata në Drenovë të Mallakastrës – Flakët mund te perhapen drejt zonave të banuara, rrezik evakuimi

Zjarri që ka përfshirë zonën e Drenovës në Mallakastër është përshkallëzuar ndjeshëm, duke u kthyer në një emergjencë serioze. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjesh dhe kullotash. Forca zjarrfikëse nga disa bashki të qarkut Fier, si dhe trupa të ushtrisë dhe të kompanisë Albpetrol, janë angazhuar në përpjekje...

Fier – Procedime penale për dhunë në familje, ndërtim të paligjshëm dhe perndjekje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se, gjatë 24 orëve të fundit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve në Fier, Lushnjë dhe Mallakastër kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, duke nisur procedime penale ndaj disa shtetasve për vepra të ndryshme penale. Në Fier: Ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit K. R., 50 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet...

Ilir Meta mbetet në burg-Apeli i Posaçëm rrezon kerkesen e tij per lirim

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për lehtësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin për “arrest me burg”. Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, pas vendimit të dhënë sot nga trupa gjykuese. Meta kërkonte zëvendësimin e masës me një më të butë, si “arrest...

Rama: Zero tolerancë për tendat e hekurit. Ndëshkime penale për nënpunësit që kanë firmosur

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një prej lejeve dhënë ndaj një biznesi është anuluar, ndërsa paralajmëroi se do të ndiqet një qasje me zero tolerancë ndaj rasteve të ngjashme në të gjithë vendin. "Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi...

Hapet pika kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës – një hap drejt operimit të plotë ndërkombëtar

Qeveria ka miratuar vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë funksionimit të plotë të aeroportit për qarkullimin ndërkombëtar të shtetasve. Vendimi është marrë në mbështetje të ligjit “Për kontrollin kufitar” dhe me propozim të Ministrit të Brendshëm. Sipas dokumentit zyrtar, pika kufitare do të jetë e dedikuar për qarkullimin ajror...

Zjarri në Drenovë po i afrohen një pusi nafte

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Drenovë në Mallakastër, duke rrezikuar seriozisht zonat përreth. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë dhe tashmë po i afrohen një pusi nafte, një magazine dhe një nënstacioni elektrik, duke e bërë situatën tejet të rrezikshme. Në errësirë dhe nën rrezikun e flakëve, shërbimet zjarrfikëse lokale janë në...

Gjendet i pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç. Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.