Babai p*rplas aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare , humb jetën ne spital
Informacion paraprak. Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
SPAK i komunikon akuzën ish-deputetes së PS Klotilda Bushka. Merren të pandehur 30 persona, mes tyre dhe daja i Ajola Xoxes
Detaje të reja nga hetimet e Erion Veliajt. Krahas kryebashkiakut Veliaj, SPAK ka marrë të pandehur 30 persona dhe shoqëri fizike. SPAK i ka komunikuar akuzën dhe Klotilda Bushkës, ish deputete e PS-së. Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Të pandehur janë marrë: Ina Goxhaj Adela Kondakçiu Flutur Xhani Valmir Xoxa Erald Simixhiu (daja i Ajola Xoxes) Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër...
Bulqizë, makina del nga rruga, 2 persona humbin jeten dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet tip “Nisan” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave. Viktimat janë identifikuar si B.Gj. dhe D.Gj., ndërsa një tjetër pasagjer në mjet, shtetasi A.Gj., ka...
Rama jep lajmin-Shqipëria Hyn në Fazë të Re të Negociatave me BE – Hapet Grupi i Pestë i Kapitujve të Anëtarësimit
Bruksel, 23 korrik 2025 – Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka autorizuar sot zyrtarisht Presidencën Daneze të BE-së që të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues lidhur me Grupkapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ky zhvillim shënon një tjetër hap përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në...
SPAK në paraburgimin e Durrësit, i komunikon akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj
SPAK i ka komunikuar në paraburgimin e Durrësit akuzat zyrtare kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Veç akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, Veliajt i është shtuar edhe një akuzë e re për përdorim telefoni në burg. Në dosjen “Veliaj” është përfshirë edhe polici që i dha telefonin.Akuzat i janë komunikuar edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe biznesmenit Mirton Lika për...
SPAK zgjat afatin për hetimet ndaj Erion Veliajt
Prokuroria e Posaçme ka vendosur zgjatjen e afatit e hetimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Mesohet se hetimet për Veliajn përfundojnë më 29 shtator, ndërkohë që sot pritet që atij t’i komunikohen akuzat nga prokurorët e posaçëm.Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallë, pasi ka lëshuar një prokurë të posaçme që akuzat t’i bëhen me...
Ndeshja Shqipëri–Serbi / FSHF dënohet nga FIFA me gjobë 161.500 franga zvicerane
Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”. Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për...
Pesë ditë ne zjarr, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë!
Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët. Ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit...








